Ebu El-Velid

Ebu el-Valid Abdulaziz bin Saeed bin Ali El Ghamdi (Arabisht: أبو الوليد عبد العزيز بن سعيد بن علي الغامدي) ishte arab prej fisit Ghamdi i cili ka luftuar si muxhahid në Azinë Qendrore, Gadishullin Ballkanik dhe në Kaukazin Verior.

Ai u vra më 16 prill 2004 nga forcat federale ruse në Çeçeni.

Në vitin 2002 ai mori përsipër komandant të një njësie autonome, e përbërë kryesisht nga muxhahidët jo-çeçenë, pas vdekjes së Ibn el-Hatabit më 20 mars 2002.

Ebu el-Velid u akuzua nga rusët për sulmet terroriste ndaj civilëve dhe prentenduan si agjent i inteligjencës saude, Vëllazërisë Myslimane ose nga ushtarët e al-Kaidës.

Jeta e hershme

Ebu el-Velid lindi në vitin 1967, u rrit në fshatin e el-Halit afër qytetit të Balxhureshi në jugperëndim të Arabisë Saudite. Në fshatin e tij, babai i tij ishte imam i njohur. Djali lindi në një familje të madhe si një nga njëmbëdhjetë djem. Vëllezërit e tij kanë thënë se në rininë e tij lexonte libra fetare dhe studionte Kuranin.

Në vitin 1986, kur Velidi ishte 16 vjeç, ai morri leje nga prindërit për të luftuar në rrugë të ZotitAfganistan. Ai u bashkua muxhahidëve për të luftuar kundër forcave ruse. Dy vite të tjera kaloi në trajnim në Maktab al-Khidamat, organizatë e themeluar nga Abdullah Azzam dhe Osama bin Laden. Në vitet e 90-ta, lëvizja do ta dërgonte atë në Ballkan, ku luftoi së bashku me muslimanët boshnjak në Luftën e Bosnjës; Taxhikistan, ku ai asistoi rebelët myslimanë në Luftën Civile dhe përfundimisht në Çeçeni, ku u bashkua me një grup të quajtur muxhahidët arab. Ky grup u organizua dhe ishte udhëhequr Ibn el-Hatabi.

Ai ishte i martuar me një grua çeçene. Ata kishin dy fëmijë.

Vdekja

Ebu el-Velidi u vra nga Batalionet Speciale "Lindje" e Sulim Jamadajev në Çeçeni më 16 prill 2004. Pas bombardimeve të rënda që kishte kjo zonë, snajperistat e sulmuan papritur dhe vran el-Velidin.

Vëllai tij Ali El Ghamdi ka thënë se Ebu el-Velidi u zu pritë dhe u qëllua nga forcat ruse në një pyll afër fshatit Tsa-Vedeno. Aliu tha se shokët e el-Velidit e fshehë trupin e tij nga forcat ruse në pyll dhe më vonë e varrosën. Dëshira e Ebu el-Velidit nuk ishte që ta filmonin pas vdekjes së tij.

Vladimir Putin e shpalli Jamadajev si "Hero i Federatës Ruse" në vitin 2005.

Referime

Tags:

Azia QendroreBallkaniGjuha arabeMuxhahedinÇeçenia

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Shtatë mrekullitë e botësJetëshkrimiTurqiaKlonimiFibrat optikeMuzeu i KosovësLiqeniVeneraAlkanetGjallesat në zhdukjeSëmundja e LeukemisëLufta e ÇanakalasëMarrëdhënia seksualePolianaAnemiaFosiletUiliam ShekspirDante AligieriLista e futbollistëve shqiptarëGjeometriaTenisiFotosintezaNdajfoljaKarbohidratetIbrahim KodraProjekt Muzika popullore si pjese e trashegimise tone kulturoreNamazi i IqindisëPlakatKimiaPanelet dielloreBurimet alternative të energjisëIslamiKanceriLibri GinesJaponiaKrishtërimiButrintiYmer Agë Ulqini (këngë)FizikaSëmundjaMëlçiaKoronarografiaNdre MjedaAlgjebraBashkimi EvropianDemografia e ShqipërisëDeti AdriatikNatriumiArbëria në MesjetëLufta e FtohtëOdisejaMbreti Zogu ILista e sureve në KuranGjatësiaLaguna e KaravastasëLeonid BrezhnevPoezia lirikeKlasifikimi i zanoreve të gjuhës shqipeJudaizmiVitaminatKrimet e regjimit komunist në ShqipëriEnzimatForcat e Armatosura të ShqipërisëBajram CurriSëmundja seksualisht të transmetueshmeBeteja e KosovësNevruziHumanizmiPolifoniaAleksandri i MadhRepublika ShqiptareEfekti serrëSimbolet shtetërore të KosovësMartin CamajLista e kafshëve të egraHipofizaKombëtarja polake e futbollitHonore de BalzakTruri🡆 More