Dhori Qiriazi (Lëngëza, 3 janar 1933 - Tiranë, 2 tetor 2009) ka qenë poet lirik, shkrimtar, përkthyes dhe studiues shqiptar.
Dhori Qiriazi | |
Emri | Dhori Dhimitër |
Mbiemri | Qiriazi |
Lindur më | 1933 |
Lindur në | Lëngëzë, Kolonjë |
Vdiq më | 19 tetor 2009 |
Vdiq në | Tiranë |
Kombësia | shqiptare |
Profesioni | shkrimtar, përkthyes |
Mirënjohje | |
Mësues i Popullit - Shqipëri, Anëtar i përjetshëm i Irvine Burns Club, Skoci | |
U lind në Lëngëzë të Kolonjës në vitin 1933, i biri i Dhimitër Qiriazit. Ka mbaruar studimet në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në Tiranë në vitin 1958 për gjuhë-letërsi dhe histori. Ka punuar si mësues në qytetin e Ersekës dhe në fshatrat e Kolonjës deri në vitin 1988, kur doli në pension. Mban titullin "Mësues i Popullit".
Dhori Qiriazi është një nga zërat e veçantë dhe poetët lirikë më brilantë në letërsinë shqipe e viteve 60. Filloi të botojë që në vitin 1953.
Gjithashtu, është shquar si përkthyes ku ka sjellë në shqip me cilësi të lartë poetë botërorë. Nga viti 2003, për përkthimin e shkëlqyer të poezive të Robert Bërnsit, është antar i përjetshëm i Klubit "Bërns" (Irvine Burns Club) në qytetin Irvine në Skoci. Ka botuar një sërë librash studimorë ku do të veçonim "Memorjen" e Gjon Muzakës dhe monografinë "Krishterimi në Shqipëri", e para monografi e këtij lloji në Shqipëri. Ka mbledhur në një libër, për herë të parë, këngët e krahinës së Kolonjës dhe të Leskovikut, botuar nën titullin "Flakët e vatrës".
Vdiq në Tiranë më 2 tetor 2009.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Dhori Qiriazi, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.