Demografia E Zvicrës

Demografia e Zvicrës

Sipas të dhënave të korrikut të vitit 2009 Zvicra ka 7.739.000 banorë nga të cilët 20,6 % janë të huaj. Një pjesë e madhe e "të huajve" e përbëjnë shqiptarët.

Demografia E Zvicrës
Lëvizja e popullsisë nga viti 1970–2006

Struktura e popullsisë

Shikuar sipas moshës popullsia e Zvicrës mund të llogaritet mbi mesatare sepse pjesa më e madhe e popullsisë e që është 68,2 % është nga 15-64 vite e vjetër (ku 2.596.996 janë meshkuj, kurse 2.553.108 femra). Pjesën tjetër e përbëjnë: 0-14 vjeçar 16,1 % ku meshkuj janë 630.341, kurse femra 584.167 dhe 65 e më të vjetër 15,8 % nga të cilët 489.895 janë meshkuj dhe 700.154 femra.

Vitet mesatare të jetës në përgjithësi të banorëve janë 40.4 ku vitet mesatare të meshkujve janë 39.3 dhe vitet mesatare të femrave 41.4. Kurse jeta mesatare e përgjithshme e zviceranëve është 80.62 vite ku meshkujt kanë jetë mesatare 77.8, kurse femrat kanë jetë dukshëm më të gjatë prej 83.59 viteve.

Popullsia e Zvicrës rritet 0,381 % çdo vit, si rezultat i natalitetit më të lartë që është 9,66/1.000 ndaj mortalitetit më të ultë që është 8,51/1.000.

Grupet më të mëdha etnike në Zvicër janë gjermanët 65 %, francezët 18 %, italianët 10 %, romanët 1 %, dhe të tjerët 6 %.

Të gjithë popujt me një numër të konsiderueshëm të banorëve dhe emigrantëve në Zvicër janë: gjermanë 63,7 % (gjuha e tyre është zyrtare), francezë (gjuha e tyre është zyrtare) 20,4 %, italianë (gjuha e tyre është zyrtare) 6,5 %, serbo-kroatë 1,5 %, shqiptarë 1,3 %, portugezë 1,2 %, spanjollë 1,1 %, anglezë 1 %, romanë (gjuha e tyre është zyrtare) 0,5 % dhe të tjerë 2,8 %v.2000

Religjioni

Besimet fetare më të përhapura në Zvicër janë : katolikë romakë 41,8 %, protestantë 35,3 %, myslimanë 4,3 %, ortodoksë 1,8 %, krishterë tjerë 0,4 %, besime tjera 1 %, të pa përcaktuar 4,3 % dhe ateistë 11,1 %.

Demografia E Zvicrës 
Përhapja e gjuhëve (2013)

Shqiptarët në Zvicër

Shqiptarët në Zvicër përbëjnë 1,3 % të popullsisë së përgjithshme të Zvicrës që donë të thotë janë rreth 98 210 banorë të cilët janë të vendosur përgjatë tërë territorit të Zvicrës, pavarësisht është ajo pjesë gjermane, franceze apo italiane.

Vendosja e shqiptarëve në territorin zviceran është thuajse e regjionalizuar nga banorë të regjioneve të atdheut. Shkak i një regjionalizimi të këtillë janë vetë emigrantët e parë të viteve 1970 të cilët pas vete tërhoqën banorë të rrethit të vendlindjes së tyre dhe kështu u vendosën në një regjion të njëjtë edhe në Zvicër me një lëvizje shumë të vogël.

Popullatën shqiptare në Zvicër tani përfaqëson gjenerata e dytë, e cila është gjenerata e parë e lindur në këtë vend.

Referimet



Tags:

Demografia E Zvicrës Struktura e popullsisëDemografia E Zvicrës ReligjioniDemografia E Zvicrës Shqiptarët në ZvicërDemografia E Zvicrës ReferimetDemografia E ZvicrësDemografiaZvicrës

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Elefanti afrikanViti i RiKarakteristikat e zeritMuhammediGjuha shqipeMbreti Zogu IKomunikimiKalaja e PrezësTimuriAlbert AjnshtajniHumanizmiProzaBashkia TiranëMatjaShenjat e qarkullimit rrugorShkëlzen DoliNdotja e ajritHixhameArsimi në ShqipëriUshtria Çlirimtare e KosovësShqiptarëtToskërishtjaFizikaDramaNamazi i JacisëVeshje popullore të KosovësGjeniPrilliBashkimi EvropianSistemi i qarkullimit të gjakutAmerika JugoreNënë TerezaUrani (planet)MenopauzaPeshaBashkitë e ShqipërisëSistemi diellorFejaBifurkacioni i lumit të NerodimësDita Ndërkombëtare e PunëtorëveMetaletThyesaLista e aktorëve të teatrit shqiptarHarta e BotësUniversiteti i PrishtinësStreptokoketHistoriografia e SkënderbeutArmët e SkënderbeutEsad pashë ToptaniHidroenergjiaDhimbja e kokësEvropaMetaforaProblemet mjedisore në ShqipëriMatematikaPenisiErnest HemingwayRebelimi i vitit 1997Shtjefën GjeçoviSarandaDitar (Anne Frank)Numrat romakëNaum VeqilharxhiBaza e të dhënaveKushtetutaDita Botërore e MjedisitTokaHarry Potter dhe Guri Filozofal (libri)Zënia e Diellit (Eklipsi)EozinofiliaLista e shkrimtarëve shqiptarëDardanëtKarizmaShtatzëniaPyetja retorikeRespekt per te moshuarveAlergjiaSpondiliartrozaSëmundja infektive🡆 More