Bib Dodë Pasha

Bib Dodë Pasha (1820 - 28 korrik 1868) ka qenë ushtarak i Perandorisë Osmane, i pari i familjes së Gjonmarkajve, kapedan i bajrakëve të Mirditës në Sanxhakun e Shkodrës.

Biografia

U lind në Orosh, i biri i Dedë Prengës dhe të bijës së Llesh Daliut të Selitës, sipas udhëtarit frëng Lejean i ati u vra nga e shoqja më 1832. Më 1837 u dërgohet bajraktarëve të Mirditës një bujurulldi nga Divani i Armatës Mbretërore dhe një letër e Ismet Pashës, sundimtar i Dukagjinit, që pohonte privilegjet e Mirditës dhe njihte Bibë Dodën si kapidan të saj. Më 1840 njohja e Bibë Dodës kapidan përtërihet nga valiu i Rumelisë, duke ua bërë të ditur sanxhakëvePrizrenit, Dukagjinit, Elbasanit e Shkodrës.

E ofertës Doda së bashku me abatin ndikues Gaspër Krasniqi dhe Mark Preng Lleshin nga Mirdita, si përfaqësues të Mirditës, arritën një marrëveshje me ministrin e Brendshëm Ministri Ilija Garashanin në vitin 1849 për bashkëpunim me Serbinë dhe Malin e Zi kundër Perandorisë Osmane. Garashanin besonte se Shqipëria duhet të krijohej si shtet i pavarur. Shteti i mundshëm shqiptar duhej të përfshinte territoret në mes të lumenjve Drin dhe Vjosë.

Bib Doda mori pjesë në shtypjen e kryengritjes së Dervish Carës, gjatë kryengritjes së viteve 1843-44Shkup, Tetovë e Prishtinë. Ka luajtur një rol të rëndësishëm në këtë ekspeditë, u lavdërua nga serasqeri i Rumelisë Reshid Pasha dhe i dhanë një shpatë nderi dhe dy pistole. Sipas AQSH pati sekretar Pashko Vasën gjatë viteve 1951-1957.

Gjatë luftës osmano-malazeze të viteve 1861-62, fiset katolike të Shqipërisë Veriore ishin organizuar për të filluar një kryengritje kundër osmanëve, të udhëhequr nga Abat Krasniqi, me mbështetjen franceze, të dërguarit e Napoleon III. Bib Pasha duhej të ngrente flamurin e kryengritjes, por u zmbraps nga plani fillestar dhe shkoi të gjente strehë tek valiu i Shkodrës. Në pranverë 1862 ai, madje, u përpoq të rekrutonte disa vullnetarë për të ndihmuar osmanët. Kjo çoi në një rebelim kundër tij, ku rebelët bastisën dhe dogjën pronat e tij në Kallmet. Pas fitores osmane kundër malazezëve, arrestimit të Abat Krasniqit, hovi i kryengritjes ra dhe Bib Doda u kthye si kapidan-pashë. Kur më 1865 Mirdita bëhet kajmekamllek, kapidanit i paguhej një rrogë mujore prej 600 groshësh.

Me vdekjen e Bib Dodës më 28 korrik 1868, i biri Prenga dërgohet në Stamboll dhe kajmekamlleku i kaloi vëllait Gjon Mark Lleshit. Ai u varros në Shkodër.

Trashëgimia

Doda mori titullin pashà në vitin 1849 dhe iu lejua të mbante një ushtri deri në 10,000 njerëz sipas burimeve shqiptare. Sipas burimeve të tjera, titulli iu dha pas shërbimeve në luftën e Krimesë me ferman sulltanor për detyrat dhe privilegjet e tij. Gjatë luftës së Krimesë luftoi shkëlqyeshëm me mirditasit e tij në Sevastopol dhe më pas pranë Danubit, saqë francezët e dekoruan me Urdhrin e Legjionit të Nderit, kurse qeveria osmane me urdhërat Nishan Iftikar dhe Mexhidijen, ndërsa Selia Shenjte me Urdhërin e Shën Gregorit (sipas Ndue Gjomarkut, këto nderime i mori për shërbime të mëparshme).

Me bashkëshorten e tij, Hiden e Hasan apo Sul Ajazit, patën një vajzë, Davën dhe një djalë që do të bëhej ministër i shtetit shqiptar, Prengën.

Doda konsiderohej nga bashkëkohësit si "vrasës të popullit të tij".

Referime

Literatura

Tags:

Bib Dodë Pasha BiografiaBib Dodë Pasha TrashëgimiaBib Dodë Pasha ReferimeBib Dodë Pasha1820186828 KorrikBajrakuGjonmarkajtPerandoria OsmaneSanxhaku i Shkodrës

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Sistemi i tretjesEnergjia e erësQytetet e ShqipërisëDerivatiGjyste VulajUjiKryeministri i Maqedonisë së VeriutRoma e lashtëLuljaMigjeniZvicraTurkmenistaniINTELEGJENCA ARTIFICIALEGjergj FishtaTeatriVitamina CLumi i DrinitSëmundjet e trashëgueshmeShqiptarët në Maqedoninë e VeriutFlamuri i KosovësÇrregulimi obsesiv-kompulsivRilindjaParahistoriaGjeometriaTetovaVenusiShqiptarëtForca Ajrore ShqiptareKosova dhe bukuritë e sajTruriRomaFutbolliNëna surrogateNoizyShkupiFazat e Rilindjes ShqiptareÇTemperaturaHelicobacter pyloriHormonet e gjëndrave mbiveshkoreShqiponjaLista e shteteve sipas popullsisëBurgimi i përjetshëmRajoni Verior dhe Verilindor i ShqipërisëTurizmiMeningjitiMuzeu Kombëtar i KosovësBalenaDendësia e popullsisëVendkalimet kufitare të ShqipërisëPeshkaqeniSistemi i frymëmarrjesKomunikimiKaliInsulinaHemoglobinaMiguel de CervantesPiter PanProblemet mjedisore në ShqipëriGjeografia e KosovësZambaku shqiptarZambakuDita e TokësDielliFruthiRrethi i MirditësSistemi nervorShfletuesi i internetitMushkëriaPeshkuAleanca për ShqiptarëtJupiteriCristiano RonaldoBronkitiKongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës ShqipeReaksioni kimikDeti MesdheVitamina BLumi i Nerodimës🡆 More