Bachelor: Diplomë universitare

Diploma Bachelor (nga (nga latinisht baccalaureatus) është një diplomë universitare e nivelit të parë (en: undergraduate degree) e lëshuar nga Kolegji ose Universiteti pas përfundimit të një kursi studimi që zgjat nga tre deri në shtatë vjet (në varësi të institucionit dhe disiplinës akademike).

Termi "Bachelor" e ka origjinën në shekullin e 12-të kur përdorej për të referuar një kalorës, i cili duke qënë i ri ose relativisht i varfër nuk kishte vasalë nën hyqëm.  Diku nga fundi i shekullit të 13-të, ky term filloi të përdorej për anëtarët e ri të një esnafi ose të një universiteti mesjetar.

Bashkimi Evropian

Diplomat Bachelor ekzistojnë në pothuajse çdo vend të Evropës. Megjithatë, ky sistem është futur rishtazi në vendet e Evropës Kontinentale, ku sistemi Bachelor ishte i panjohur përpara implementimit të Proçesit së Bolonjës.  Në përfundim të studimeve në Universitet Evropiane, shumica e studentëve përftojnë një nga diplomat e mëposhtme:

  • Bachelor i Shkencave (B. Sc.), përbën 35%-40% të të gjithë të diplomuarve;
  • Bachelor i Arteve (B. A.), përbën 30%-35% të të gjithë të diplomuarve;
  • Bachelor në Ligj (LL.B.), përbën vetëm 1% të të gjithë të diplomuarve, por nevojitet për licensimin e juristave.

Pjesa tjetër e studentëve përfundojnë programe Bachelor në Inxhinieri (B. Eng.), Bachelor në Administrim Biznes (B. B. A.), ose profile të tjera.

Kohëzjatja mesatare e një diplome Bachelor në Evropë është nga tre deri katër vjet, por mund të zgjasin deri në gjashtë vjet, në varësi të profilit të studimit dhe vendit.

Shqipëria

Në bazë të Ligjit nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, diploma Bachelor lëshohet pas përfundimit të programeve të ciklit të parë në fushën e arsimimit të kryer. Në mënyrë që të diplomohen, studentët duhet të kenë fituar jo më pak se 180 kredite europiane (ECTS) gjatë një periudhe prej tri vitesh akademike. Gjithashtu, studentët në programet e ciklit të parë të studimeve diplomohen me provim të përgjithshëm përfundimtar ose punim diplome. Institucionet e arsimit të lartë përcaktojnë në rregulloren e tyre pragun e notës mesatare, që i jep të drejtë studentit të ciklit të parë të diplomohet, duke përgatitur dhe mbrojtur një punim diplome.

Lidhje të jashtme

Burim i të dhënave

Tags:

Bachelor Bashkimi EvropianBachelor ShqipëriaBachelor Lidhje të jashtmeBachelor Burim i të dhënaveBachelorGjuha anglezeLatinisht

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Emra pellazgëUniversiteti i PrishtinësDashuriaBunkerët në ShqipëriHepatiti CFosiletPejgamberët në IslamKomunizmiPubertetiSeladiniBullizmiMuri i Madh KinezStreptokoketDita e Shën GjergjitDita Ndërkombëtare e Librit për FëmijëMitrush KuteliBeratiElefantiTom SojerHasan PrishtinaTumori i truritMeteoriAriRevolucioni i dytë industrialDokumentet e Gjuhes ShqipeNamazi i AkshamitVenusiNamazi i IqindisëMbrojtja e mjedisitKongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës ShqipePjesët e ligjëratësAngliaMali i KorabitDita e Sovranitetit Kombëtar dhe e FëmijëveShpella e piratëve (roman)Ulçera në stomakTë drejtat e njeriutRusiaMbreti Zogu IKonventa për të Drejtat e FëmijësGjenerali i ushtrisë së vdekurPirro i EpiritKalaja e ShkodrësLigjet e NjutonitHolokaustiAvni RustemiSistemi muskulorAdolf HitleriGjergj FishtaArben TaravariA.C. MilanGjarpriPsikozaHormonet e gjëndrave mbiveshkoreEnergjia potencialeHidrokarburetDramaSëmundja e ParkinsonitDielliLepuriTrashëgimia kulturoreGjeometriaCikli i UjitPrrenjasiThethiInteligjenca artificialeGjithësiaBashkimi EvropianTeorema e PitagorësVirusiPogradeciQelizaShpella e PëllumbasitElefanti afrikanMartin CamajPankreasiGrupet e gjakutNumrat e plotë🡆 More