Antiopea

Antiopea (greqisht: Ἀντιόπη) - emër femërore mjaft i shpeshtë.

Nga mitet dimë për tri gra të spikatura me këtë emër. Më e dalluara prej tyre ishte sunduesja e amazoneve, të cilën e zuri rob Herakli, duke e kërkuar brezin e artë të Hipolitës. Ia dhuroi mikut të vet Tezeut, i cili e sjell në Athinë dhe martohet me të. E gjet fati i kobshëm: u dashurua në Tezeun, gjë që në të vërtetë, nuk ka qenë kurrfarë fatkeqësie. Por kur amazonet e sulmuan Athinën për ta shpëtuair atë, u çua me të kundër shoqeve të veta të mëparshme dhe në betejë u vra. Antiopa tjetër ishte bashkëshortja e Pirros, mbreti i Maqedonisë, i cili nëntë vajza të veta i pagëzoi me emrin e Muzave. Këto vajza me mendjemaidhësinë e tyre i kanë nxitur Muzat në dyluftim dhe u mundën, kurse zotërat për denim i kanë shndërruar në laraska. Në mitet tebane ndeshim Antiopën, të bijën e mbretit Nikte, (sipas verzionit tjetër të Azopit, zotit të lumit) dhe të dashurën e Zeusit, zotit suprem. Me të i ka pasur dy djem: Zetin, kreshnikun e famshëm dhe Amfionin, muziktarin edhe më të famshëm, të cilët më vonë janë bërë mbretër tebanë. Piktorët dhe skulptorët antikë më së shpeshti e kan paraqitur Antiopën e Tezeut. Janë ruajtur dhjetëra piktura në vaza (më të lashtat janë në Antikvarin e Mynihut dhe në Muzeun Metropolitan në Nju Jork) dhe disa kopje romake të truporeve helenistike. Vëmendjen e artistëve modernë më së tepërmi e ka tërhequr dashnorja e Zeusit. Correggio (Koregjio) e ka pikturuar rreth vitit 1520 Gjumin e Anliopës, kurse Jean Antoine Watteau (Zhan Antoan Vato) rreth vitit 1720 Zeusin dhe Antiopen (të dy pikturat sot gjenden në Luvër. Është e njohur poashtu Zeusi dhe Antiopa, gravura e Rembrandtit (e vitit 1659). Tragjedinë mbi Antiopën tebane e ka shkruar Euripidi, por, për fat të keq, nuk është ruajtur.

Tags:

AthinëGjuha greqishtHerakliuTezeu

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Petro MarkoLista e viteveEnergjia e ripërtëritshmePaneli diellorBullizmiPlazma e gjakutMuzeu Historik KombëtarNdotja akustikeLuledeljaMuri i Madh KinezHumanizmiShpella e piratëve (roman)Aleanca për ShqiptarëtGjuha frëngeAjriLiqeni i OhritTrupat e Sistemit DiellorButrintiQelizaMuzikaOksigjeniKomunikimiNjësia matëseShtatzëniaBurreliDurrësiAlbert AjnshtajniDokumentet e Gjuhes ShqipeApoloniaInteligjenca artificialePogradeciLidhëza bashkërenditëseGianni RodariLushnjaRajoni Verior dhe Verilindor i ShqipërisëArmët e SkënderbeutDiabetiÇrregullimi bipolarShpërthimi në GërdecHormonet e gjëndrave mbiveshkoreIzraeliLetërsia shqipePejgamberët në IslamBaleti në ShqipëriFosiletMësonjëtorja e KorçësLekë DukagjiniGrupi i tetëmbëdhjetë i elementeve kimikeShtetet e Bashkuara të AmerikësLeku shqiptarHerodotiTruriTurqiaLeje DrejtimiIsmail QemaliFamiljaMitrush KuteliVitamina DLigjet e NjutonitKolesteroliShëndeti publikNaum VeqilharxhiMali i KorabitMbretëria e IlirisëKërpudhatHidrocentraletGreqiaNatyraArbëreshët në ItaliVjosaLista e sulltanëve të Perandorisë OsmaneBurgimi i përjetshëmLufta e ÇanakalasëArtizanati ShqiptarGjeografia e ShqipërisëLigji i OmitFlamuri i ShqipërisëFilozofia🡆 More