Anita Hill: Profesoreshë për ligjin, dëshmitare në rastin kontrovers të Clarence Thomas

Anita Faye Hill (lindur në 30 qershor 1956) është një avokate amerikane dhe akademike.

Ajo është profesoreshë për politikat sociale, ligjin dhe studimet gjinore në Universitetin e Brandeis si dhe anëtare e fakultetit të Heller School for Social Policy and Management. Ajo u shndërrua në figurë publike në 1991 kur ajo hodhi akuza për ngacmim seksual ndaj kandidatit të Gjykatës Supreme së SHBA, Clarence Thomas, njëkohësisht eprori i saj në Departamentin e Edukimit të SHBA.

Anita Hill: Jeta e hershme, Kontroversiteti, Çmimet dhe fama
Anita Hill e fotografuar prej Gage Skidmore

Jeta e hershme

Hill lindi në Lone Tree, Oklahoma, më e vogla e 13 fëmijëve të Albert dhe Erma Hill, të cilët ishin fermerë. Familja e saj vinte nga Arkansas, ku stërgjyshërit e saj lindën dhe u bënë pjesë e sistemit të skllavërisë. Hill u rrit në një familje të besimit baptist.

Kontroversiteti

Në 1991 Presidenti George H. W. Bush nominoi Clarence Thomas, gjykatësin federal i cili do të zëvendësonte homologun e tij Thurgood Marshall. Dëgjesat e Senatit e mbështetën kandidaturën e Thomasit, mbi bazën e karakterit të tij si kualifikimin primar në emërimin e tij në Gjykatën e Lartë, për profesionalitetin që ai shfaqi për më pak se një vit. Kandidimi i tij nuk kishte ndeshur kundërshtime ndaj emërimi i tij dukej i sigurtë, derisa një raport i një interviste private të Hill publikuar nga FBI u bë i mundur për shtypin. Seancat u rihapën dhe Hill u thirr në gjyq për të dëshmuar. Hill u shpreh në tetor 1991 në një dëgjesë televizive në gjyq se Thomas e kishte nagcmuar seksualisht atë kur ishte eprori i saj në Departamentin e Edukimit. Kur u pyet se pse ajo zgjodhi të punojë në një vend tjetër edhe pse Thomas ishte përsëri atje, ajo u shpreh se dëshironte të punonte në një pozicion me reputacion në fushën e të drejtave civile. Por me kalimin e kohës e kuptoi se ngacmimet seksuale ishin prezente dhe në vendin e ri të punës.

Sipas Hill, Thomas i kishte propozuar të dilnin shumë herë gjatë këtyre dy viteve e punësuar si asistentja e tij, dhe pas refuzimesh të shumta ai fliste shpeshherë në zyrë për çështje të seksit. “Ai fliste për video ku shfaqeshin orgji si dhe ndonjëherë tregonte dhe për kapacitetet e tij seksuale si dhe detaje të anatomisë së tij”. Ndërsa senatori republikan Orrin Hatch u shpreh se Hill ishte pjesë e grupeve të interesit që donin të shkatërronin karrierën e Thomas.

Mbështetësit e Thomas dyshonin mbi kredibilitetin e fjalëve të Hill, duke u shprehur se ajo ishte delusionale dhe se mbase ishte përçmuar prej Thoams dhe ky ishte plani i saj hakmarrës.

Çmimet dhe fama

Në vitin 2005, Hill u zgjodh si një pjesëtare e fondacionit Fletcher .Ajo u pranua në vitin 1933 ne ''Oklahoma Women's Hall of Fame''.Deklarata e saj e hapjes në Komisionin e Gjyqësorit të Senatit në vitin 1991 është renditur si Nr. 69 në 100 Fjalimet më të Mira Retorike të shekullit të 20-të.Ajo gjithashtu shërben në Bordin e Administratorëve të besuar për Kolegjin Vermont të Jugut në Bennington, Vermont. Më 7 janar 2017, Hill u inkuadrua si anëtare nderi i Zeta Phi Beta në takimin e Bordit Ekzekutiv Kombëtar në Dallas, Teksas.

Referimet

Tags:

Anita Hill Jeta e hershmeAnita Hill KontroversitetiAnita Hill Çmimet dhe famaAnita Hill ReferimetAnita HillSHBA

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Dritan Hoxha (gazetar)Gjeografia e GjermanisëSulfuriSportiRënia e komunizmit në ShqipëriMenopauzaVetëtimaRilindja Kombëtare ShqiptareKosovaPjesët e ligjëratësShkollaBraktisja e shkollësIzraeliMarrëdhëniet e jashtme të ShqipërisëPartia e Punës e ShqipërisëSistemi i organeve të frymëmarrjesPneumoniaNumriMatja e rrymes dhe tensionitLindja (biologji)EkonomiaRadha e veprimeve matematikorePrinc VidiSistemi diellorDurrësiKaliumiLeonardo da VinçiLuksemburguKultura e ShqipërisëEnët e gjakutHedhja e Bombës Atomike në Hiroshima dhe NagasakiPashallëku i JaninësNdotja e ajritKontinentetBiologjiaNacionalizmiPasqyratQymyriNjohja ndërkombëtare e KosovësHalogjenetBashkitë e ShqipërisëRrotullimi i TokësRiciklimiInstrumenti muzikorDështimi i zhvillimit të fetusit (Aborti)Leonid BrezhnevStreptokoketDendësiaEnergjia solareHistoria e ShqipërisëGjenetikaLista e personaliteteve ilireTë drejtat e njeriutKitaraLista e lumenjve në KosovëAzia JuglindoreSpermaLufta e Dytë BotërorePrishtinaFilozofiaAlgjebraShqipëria nën pushtimin italian (1939–43)Statuti organik i ShqipërisëPushtimi italian i ShqipërisëJudaizmiLigjiHistoriaMiniera e TrepçësMbreti Zogu IHidrogjeniGjuha shqipeDante AligieriNjësitë matëseShtetet e Bashkuara të AmerikësEuroBletaReaksioni i zëvendësimitGjeografia e PolonisëZëri njerëzor🡆 More