Republika Serbe (serbisht: Република Српска ose Republika Srpska, boshnjakisht/kroatisht: Republika Srpska) është një nga dy entitetet që përbëjnë Bosnjën dhe Hercegovinën së bashku me Federatën e Bosnjës dhe Hercegovinës.
Qyteti më i madh është Banja Luka, i cili është selia e shumicës së institucioneve të Republikës Srpska, si dhe qendra e saj politike, administrative, ekonomike dhe universitare. Qytete të tjera të rëndësishme janë Sarajeva Lindore, Bijelina, Prijedori, Doboji, Trebinja dhe Zvorniku. Sipas regjistrimit të fundit të vitit 2013, një total prej 1,170,342 njerëz banonin në Republikën Serbe. Sipërfaqja e përgjithshme e këtij entiteti është 24,641 km².
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Republika Sërbska, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.