Vlora E Lashtë

Të dhënat arkeologjike dhe historike tregojnë se qytetit i Vlorës bën pjesë në ato qytete që kanë lindur në periudhën antike.

Gjurmët më të hershme i takojnë shek.VI Dy shekuj më vonë qytetit rrethohet me mure të lartë të punuar me gurë të latuar.

Për herë të parë Aulona përmendet si qytet nga gjeografi Klaud Ptolomeu kur në veprën e tij “Gjeografi” flet për Ilirinë e përmend Aulonën si qytet dhe skelë. Në fund të shek. IV Aulona i përkiste Perandorisë Bizantine. Në vitin 1081 ushtritë normande të Bohemundit, zbarkuan në gjirin e qytetit duke pushtuar edhe Kaninën e Orikun. Në 1259 Vlora u pushtua nga Manfredi, mbret i Siçilisë dhe pas vitit 1272 ajo është qytetit i “Mbretësisë së Arbërisë” i themeluar nga Karli I i Anzhuninëve. Për herë të fundit kështjella që rrethonte Aulonën e vjetër përmendet në vititn 1274 në betejat e ashpra kundër anzhuninëve. Trakte të kësaj kështjelle janë zbuluar në qendrën e sotme të qytetit pranë monumentit të Pavarësisë. Në 1379-1385 sundimtarë të Vlorës ishin Balshajt dhe prej këndej, kalon nën sundimin e Komnenes. Në shek.XV Vlora përmendet si një ndër portet më të rëndësishëm të Mesdheut dhe ishte e dëgjuar për punimin e shpatave, mëndafshit, argjendit dhe për nxjerrjen e kripës. Në vitin 1417 pushtohet nga osmanët. Në vitin 1531 Sulltan Sulejmani me gurët e Aulonës së vjetër ndërtoi Kalanë e Skelës në formë tetëkëndëshe të përshtatur për artileri. Nga pikëpamja urbanistike në këtë kohë qyteti përbëhej nga dy pjesë : Kalaja ku përveç popullsisë civile ishte vendosur edhe garnizoni ushtarak dhe administrata qytetare, në lagjet e jashtme banonin zejtarët dhe funksiononte tregu i qytetit. Me ardhjen në fuqi të Ali Pashë Tepelenës në vitin 1812 Vlora u bë qëndra ekonomike e Shqipërisë së Jugut.

Tags:

ArkeologjiaHistoriPuna

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Shpërbërja e Perandorisë OsmaneSulejman VokshiLeje DrejtimiShtetet e Bashkuara të AmerikësAmerika JugoreVjosaShqipëria në vitet 1912-1939MalësorjaA.C. MilanRimaNeptuniTë drejtat e njeriutLista e komunave në KosovëNdikimi i njeriut mbi floren dhe faunenEnergjia e ripërtëritshmeDokumentet e Gjuhes ShqipeShkollat e para shqipeGjuha standardeYlberiLista e rekordeve dhe statistikave të F.C. Internazionale MilanoKarakteristikat e zeritMësonjëtorja e KorçësEklipsiUNESCOKongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës ShqipeMeshariHistoria e kompjuteritFjodor DostojevskiLufta e Dytë BotëroreMusine KokalariLogopediaSportiLista e vendeve sipas sipërfaqesTelefoniSpanjaHebrenjtë në Shqipëri, prania dhe shpëtimiRilindjaVeshjet popullore shqiptarePianojaBimësiaMutacioniKarnavalet brazilianeHistoria e TokësLigjet e NjutonitArtriti ReumatologjikShpella e PëllumbasitHarta e BotësMatematikaHëna e PlotëShqipëriaAutobiografiaBronkitiAjriZejtaria në KosovëPrizreniPejgamberët në IslamNezim FrakullaGjendja agregateAli Pashë TepelenaMultiple sklerozaKalaja e KaninësArmët e SkënderbeutDramaMiniera e TrepçësEgjiptiMalajziaShtetet anëtare të Bashkimit EvropianLedion LiçoIsmail KadareDibraEnergjia e brendshmePersonat me aftesi te kufizuaraKiara TitoEmra pellazgëGrupet e gjakutXhubletaÇrregullime mendore të diagnostifikuara në fëmijëriTiroidet🡆 More