Vikena Kamenica, mexosopranoja e Teatrit të Operas dhe Baletit e nisi karrierën si këngëtare e muzikës së lehtë.
Në vitet 2000 këndoi në baret e para të Tiranës ku luhej jazz megjithëse nuk kishte ende një formim të plotë akademik në muzikë. U diplomua për kanto më 2001, vit në të cilin futi njërën këmbë në Teatrin e Operas dhe Baletit. Realizoi vetëm rolin e Kerubinit në operën "Dasma e Figaros" të Moxartit e për një kohë të gjatë i hyri rrugës së musical-ve. Shkëlqeu në "West Side Story" e "A century of Broadeay". Më tej realizoi role me rëndësi për karrierën e saj si Karmeni te "Carmen Bizet" në vitin 2007 me regji të Patricia Panton Floresin, te "La Traviata" Verdi me regji të Massimo Ranierit, Rozinën te "Berberi i Seviljes" etj. Rruga e saj në muzikë nuk është diçka e papritur apo e rastësishme. Ajo është e bija e tenorit Guri Kamenica dhe e mexosopranos Vera Kamenica. U rrit mes muzikantësh dhe skenës së Teatrit të Operas dhe Baletit, aty ku njohu dashurinë e parë të jetës së saj: Muzikën klasike. Po aty njohu edhe një dashuri tjetër të madhe, partnerin e saj, oboistin Erik Tauzi. Së fundmi Vikenën e kemi parë në skenën e spektaklit "Këngët e Shekullit" ku ka kënduar disa prej kryehiteve botërore.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Vikena Kamenica, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.