Universiteti I Letonisë

Universiteti i Letonisë (letonisht: Latvijas Universitāte) është universitet që ndodhet në Rigë, Letoni.

I themeluar në vitin 1919, Universiteti i Letonisë është universiteti më i madh në shtetet baltike. Universiteti është renditur i 701-ti nga 750 universitetet botërore.

Universiteti i Letonisë
Latvijas Universitāte
Latin: Universitas Latviensis
MotojaScientiae et patriae (Për shkencë dhe atdhe)
LlojiPublik
Themelimi1919
RektoriMārcis Auziņš
Studentë19,095 (2011)
Undergraduates14,339 (2011)
Pasdiplomike4718 (2011)
853 (2011)
Address
Raiņa bulv. 19
, ,
AffiliationsCampus Europae, Utrecht Network, EUA
Faqja zyrtarewww.lu.lv

Historia

Universiteti i Letonisë u emërua fillimisht "Shkolla e më e Lartë e Letonisë" e themeluar më 28 shtator 1919 në bazat e Politeknikut të Rigës (të themeluar më 1862). Rektori i parë i universitetit ishte kimisti Paul Walden. Në vitin 1923, shkolla pranoi emrin e tanishëm - Universiteti i Letonisë (Universitas Latviensis).

në periudhën në mes të viteve 1919 dhe 1940, Universiteti i Letonisë ishte një nga qendra më të mëdha të edukimit të lartë, shkencës dhe kulturës në Letoni. Ndërtesa e mëparshme e Politikenikut të Rigës në bulevardin Raina shërben si ndëtesa kryesore e universitetit sot.

Në vitet e paraluftës, ishte e mundur të fioje një edukim të lartë akademik jo vetëm në Universitetin e Letonisë por edhe në shkollën e muzikës dhe në akademinë e arteve. Me kalimin e kohës, vende të edukimit të lartë u bënë edhe Universiteti i Agrikulturës në Letoni, Akademia e Mjekësisë, Universiteti teknik i Rigës të ndarë nga Universiteti i Letonisë dhe u bënë qendra të mirënjohura edukimi dhe hulumtimi.

Me rifitimin e pavarësisë së Letonisë, Këshilli Suprem i Republikës së LEtonisë konfirmoi kushtetutën e Universiteti të Letonisë më 18 shtator 1991. Aty thuhet se Shkolla e Lartë është "një vend i themeluar për edukim akademik, shkencë dhe kulturë, i cili iu shërben nevojave të Letonisë dhe popullit". Pranë kushtetutës, flamurit, hymnit, emblemës së universitetit, rektorit dhe veshjes zyrtare për rektorin, zëvendës-rektori dhe dekanët u rizgjodhën si atribute të Universitetit të Letonisë.

EuroFaculty, i krijuar nga Këshilli i Vendeve Baltike për të ndihmuar reformat e universitetit në Tratu, Rigë, dhe Vilnius, u organizua me zyrën e vet në Universitetin e Letonisë, në vitet 1993-2005.

Regjistrimi

Universiteti i Letonisë ofron nivelin bachelor, master dhe dokoraturë të studimeve dhe në janar 2008 më shumë se 23,000 studentë, përfshirë studentët PhD dhe ata të shkëmbyer, u regjistruan në programe të ndryshme. Pothuajse një e treta e tyre studiojnë në biznes dhe ekonomi.

Organizimi

Universiteti I Letonisë 
Hyrja kryesore e bulevardit Rainis

Universiteti përbëhet nga 13 fakultete:

  1. Fakulteti i biologjisë
  2. Fakulteti i kimisë
  3. Fakulteti i fizikës dhe matematikës
  4. Fakulteti i ekonomisë dhe menagjmentit
  5. Fakulteti i edukimit, psikologjisë dhe arteve
  6. Fakulteti i gjeografisë dhe shkencave të tokës
  7. Fakulteti i historisë dhe filozofisë
  8. Fakulteti i drejtësisë
  9. Fakulteti i mjekësisë
  10. Fakulteti i humanitetit
  11. Fakulteti i shkencave shoqërore
  12. Fakulteti i teologjisë
  13. Fakulteti i kompjuterikës

Përveç këtyre, Universiteti i Letonisë ofron edhe librari, fakultete hulumtuese, qendra stuimore, gjuhë shkollore dhe një qendër për karrierë.

Aktivietet amatoreske artistike

Koret

  1. Kori i përzier "Juventus"
  2. Kori i meshkujve "Dziedonis"
  3. Kori i përzier "Dziesmuvara"
  4. Kori mashkullor i kryesisë
  5. Kori i femrave "Minjona"
  6. Kori i femrave "Latve"
  7. Kori i përzier "Aura"
  8. Kori i përzier"DeCoro"
  9. Kori i përzier i masterit "Jubilate"

Ansamblat vokal

  1. Ansambli i muzikës antike "Canto"
  2. Ansambli i vokalit mashkullor "Dancis"

Orkestrat

  1. Orkestra Chamber e Universitetit të Letonisë
  2. Ansambli i Erës së Universitetit të Letonisë

Grupet e vallëzimit

  1. Ansambli i vallëzimi folkolorist "Dancis"
  2. Ansambli i vallëzimit "Dancītis"
  3. Grupi folkloristik i vallëzimit "Dandari"

Teatri

Teatri Studentor i Universitetit të Letonisë

Artet folklorike

Folk decorative art studio "Vāpe"

Njerëz

Profesorë dhe ligjërues të famshëm

  • Andris Ambainis, shkenctar kompjuteri
  • Mārcis Auziņš, fizikant
  • Kārlis Balodis, ekonomist
  • Konstantīns Čakste, jurist
  • Jānis Endzelīns, gjuhëtar
  • Karlis Kaufmanis, astronom
  • Augusts Kirhenšteins, mikrobiologjist
  • Eižens Laube, arkitekt
  • Jānis Maizītis, avokat
  • Valdis Muktupāvels, doktor i arteve kriminale
  • Andrejs Veisbergs, gjuhëtar

Ish-studentë të famshëm

  • Māris Čaklais, poet letonez
  • Valdis Dombrovskis, politikan letoneze, komisar europian për eknomi dhe afera monetare dhe euro, ish-kryeministër i Letonisë
  • Klāvs Elsbergs, poet letonez
  • Ivars Godmanis, politikan letonez, ish-kryeministër i Letonisë, anëtar i Parlamentit Europian
  • Uldis Ģērmanis, shkrimtar dhe historian letonez
  • Ivars Kalviņš, kimist letonez, ka punuar në formimin e mildronate
  • Guntars Krasts, politikan letonez, ish-kryeministër i Letonisë, anëtar i Parlamentit Europian
  • Anna Latkovskaia, avokate amerikane
  • Zenta Mauriņa, shkrimtar letonez
  • Artis Pabriks, politikan letonez, ish ministër i punëve të jashtme të Letonisë
  • Andris Piebalgs, politikan letonez dhe diplomat, ish-komisar europian për energji
  • Ilmārs Poikāns, hulumtues letonez
  • Einars Repše, politikan letonez, ish-kryeministër i Letonisë
  • Eliyahu Rips, matematikan izraelit
  • Aminata Savadogo, këngëtar dhe tekstshkrues letones
  • Knuts Skujenieks, poet dhe gazetar letonez
  • Daina Taimiņa, matematikan letonez
  • Guntis Ulmanis, politikan letonez, ish-president i Letonisë
  • Jānis Vanags, kryepeshkop i Kishës Evangjeliste Luteriane të Letonisë

Referime

Lidhje të jashtme

Tags:

Universiteti I Letonisë HistoriaUniversiteti I Letonisë RegjistrimiUniversiteti I Letonisë OrganizimiUniversiteti I Letonisë Aktivietet amatoreske artistikeUniversiteti I Letonisë NjerëzUniversiteti I Letonisë ReferimeUniversiteti I Letonisë Lidhje të jashtmeUniversiteti I LetonisëLetoniaRiga

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

NjeriuPrincipata e ArbëritInsulinaBraktisja e shkollësUshtria Çlirimtare e KosovësHarry PotterAlpet ShqiptareElektromagnetëtKuvendi i VlorësRryma elektrikeGjeografia e PolonisëRajoni JuglindorArsimiZeqatiDhelpraFigura stilistikeLufta e Dytë BotërorePjesëtimiGjirokastraAlbert AjnshtajniGravitetiLista e aktorëve të teatrit shqiptarSistemi i frymëmarrjesGlobalizimiKoalaAdem JashariTë drejtat e graveLaguna e KaravastasëKripëratMushkëriaEnergjia e ripërtëritshme në ShqipëriLulëkuqjaÇesk ZadejaGjirafaVarfëriaLista e shkrimtarëve shqiptarëShenjat e qarkullimit rrugorFiset shqiptareAdoleshencaAtenaPeshkuHistoria e ShqipërisëAventurat e Lizës në Botën e ÇudiraveSinonimiaParisiLigji i PaskalitTrekëndëshiHidrokarburetSkizofreniaMaqedonia e VeriutPneumoniaPrincipata e Gjon KastriotitBunkerët në ShqipëriDesktopiKimia organikeButrintiJetëshkrimiKryefjalaTeatriAkiliAbdesiRadiumiKatroriGreqiaTingulliKëngët e MilosaosBeteja e KosovësKubi (gjeometri)Deklarata Universale për të Drejtat e NjeriutPoeziaMbiemriUltësira Perëndimore e ShqipërisëBombardimi i Jugosllavisë nga NATOKoronarografiaSistemi OperativInflacioni🡆 More