Universiteti i Evropës Qendrore (CEU) është një institucion arsimor pas-universitar që operon vetëm në gjuhën angleze dhe ofron diploma në shkencat shoqërore, shkencat humane, ligj, politika publike, menaxhim biznesi, shkenca mjedisore dhe matematikë.
Universiteti ndodhet në Budapest dhe është i akredituar në Shtetet e Bashkuara dhe ne Hungari.
CEU u themelua ne vitin 1991 si përgjigje ndaj revolucioneve demokratike që përfshinë mbarë Evropën Qendrore dhe Lindore dhe ish Bashkimin Sovjetik. Vizioni që nxiti themelimin e tij ishte ai i një universiteti të dedikuar në studimin e sfidave bashkëkohore të shoqërive të hapura dhe demokratizimit. Synimi fillestar ishte të krijonte një institucion sipas modelit perëndimor, por gjithsesi Evropiano-Qendror i cili do të nxittë bashkëpunimin ndër-rajonal dhe të edukonte një gjeneratë të re të udhëheqësve rajonalë të cilët do të ndihmonin orientimin e tranzicioneve demokratike në rajon.
Në dekadën e tij të dytë, CEU e zgjeroi fokusin e vet nga rajonal në global, duke vënë theksin në demokratizimin dhe të drejtat e njeriut në mbarë botën. Që nga ai moment CEU ka ravijëzuar një qëndrim të qartë akademik, duke kombinuar studimet rajonale me një perspektivë ndërkombëtare, duke vënë theksin mbi kërkimin krahasues dhe ndër-disiplinor me qëllim që të nxite nisma të reja politikash dhe bursash dhe të nxitë mireqeverisjen dhe sundimin e ligjit.
CEU sot është një institucion global unikal, me më shumë se 1500 studentë nga 100 vende dhe 300 pedagogë nga më shumë se 30 vende. Shumica e studentëve të CEU-t përfitojnë ndihmë financiare të pjesshme apo të plotë falë fondit prej € 400 milion dhënë universitetit nga bashkë themeluesi i tij, George Soros.
CEU lindi nga një sëri leksionesh të mbajtura në Dubrovnik, Yugoslavi, (tani Kroaci) para 1989. Idea fillestare ishte të krijohej një universitet sipas modelit perëndimor i angazhuar ndaj konceptit të shoqërive të hapura dhe analizave të tranzicioneve politike, shoqërore dhe ekonomike në Europën post – komuniste.
Sot, CEU është një institucion i arsimit të lartë i njohur ndërkombëtarisht, që shërben si një qendër e avancuar e kërkimit dhe e analizave politike dhe e dialogut akademik, ndërsa në të njëjtën kohë përgatit të diplomuar të cilët do të jenë gjenerata e re e udhëheqësve dhe e intelektualëve. Universiteti ka qenë pioner në shumë fusha p.sh. : ai filloi Programin e pare Master në rajon në studimet gjinore dhe shkencat e mjedisit. Në 2009, Programi i CEU-t në Shkencat Politike u rendit përpara atij të universitetit Oxford.
CEU thekson zhvillimin e shoqërive të hapura në Evropën Qendrore dhe Lindore dhe në ish Bashkimin Sovjetik duke promovuar një sistem edukimi në të cilin idetë dhe nismat politike analizohen dhe zhvillohen në mënyrë krijuese, kritike dhe krahasuese. Në përgjigje të shtrirjes së demokracisë përtej Evropës Qendrore dhe Lindore dhe ish Bashkimit Sovjetik, Universiteti e ka zgjeruar gjeografinë e tij dhe programet e ndihmës financiare në disa rajone të botës në zhvillim.
Më 14 tetor 2007 George Soros u tërhoq nga posti Kryetarit të Bordit të CEU-t. Leon Botstein (President i Bard College, New York), i cili më parë kish qenë Zv. Kryetar i Bordit, u zgjodh si Kryetari i ri i Bordit për një mandat dy-vjeçar. George Soros është anëtar për Jetë i CEU-t dhe do të vijojë të jetë Kryetari i Nderit i Bordit. Më 1 gusht 2009, Rektori Yehuda Elkana u pasua nga udhëheqësi i shquar i të drejtave të njeriut dhe profesori në fushën e ligjit John Shattuck.
CEU është i organizuar si një institucion i tipit Amerikan (USA), i udhëhequr nga [Board of Trustees][1], me një statut nga Board of Regents i Universitetit të Shtetit të New York, për dhe në emër të Departamentit të Arsimit të Shtetit të Neë York . Në Shtetet e Bashkuara, CEU është akredituar nga Komisioni për Arsimin e Lartë e Shoqatës së Shteteve të Mesme për Kolegjet dhe Shkollat. Në Hungari, CEU njihet zyrtarisht si një universitet privat. Universiteti është akredituar nga Komiteti Hungarez i Akreditimit qysh prej vitit 2004.
Biblioteka e CEU-t është një nga bibliotekat më të mëdha në gjuhën angleze në Evropën Qendrore, me koleksione të gjithëpërfshirëse në forme fizike dhe digjitale në fushën e shkencave sociale dhe shkencave humane. Biblioteka përmban më shumë se 255,000 dokumente në formate të ndryshëm dhe përfshin aksesin në një varg database akademike.
Arkivat e Shoqërisë së Hapur në CEU (ASHH) është ndër burimet kërkimore të para në botë në fushën e Luftës së Ftohtë, me 7.000 metra linear materiale që lidhen me jetën politike, sociale, ekonomike dhe kulturore të periudhës komuniste. Koleksioni i ASHH përfshin një arkivë të zgjeruar të transkripteve dhe raporteve të Radio Free Europe/Radio Liberty, krahas koleksionit më të madh në botë të literaturës dhe materialeve të fshehta të Europës Qendrore dhe Lindore në periudhën e komunizmit. Arkiva ka gjithashtu një koleksion në rritje të dokumenteve dhe materialeve audiovizuale mbi krimet e luftës dhe të të drejtave të njeriut në nivel ndërkombëtar.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Universiteti i Europës Qendrore, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.