Elti Dibra

Xhetan Prençi (5 April 1920 – 16 July 2021) was a one-century-old man from Muhurr, Albania, who lived in 3 systems of monarchy, dictatorship and democracy.

Joined 16 tetor 2019
1920 - 2021

Xhetan Prençi was born in the village of Muhurr in the Dibër region.

Jetoi mbi një shekull për të provuar tri kohët: monarkinë, komunizmin dhe demokracinë.

Ish-partizani i Brigadës së 18-tës dhe kryetari i pare i Kooperativës bujqësore Muhurr, Dibër.

Ai ishte simbol i urtësisë dhe i njeriut me shpirt sakrifice e humanizmi, që nderoi Muhurrin e gjithë Dibrën.

Ai mbahet mënd nga bashkëmoshatarët për një fëmijëri të mbarë dhe dëshirë për arsimim. Xhetani kishte mbaruar arsimin 5-vjeçar dhe kuptonte shumë mirë zhvillimet e kohës. Në vitin 1943, bëhet aktiv i lëvizjes Nacionalçlirimtare dhe në gusht 1944, bëhet pjesë e Brigadës së 18-Sulmuese, që u formua në Sllatinë, Dibër.

Xhetan Prençi ka luftuar me armë në dorë për 30 muaj nga gushti 1944 deri ne Janar 1947, kohë kur u shpërnda Brigada e 18-Sulmuese, ku ai bënte pjesë. Ai ka qenë në vijën e parë të frontit në betejat që Brigada e 18-Sulmuese ka zhvilluar në zonën e Prizrenit dhe Kosovës, deri në kufi me Serbinë.

Në vlerësim të kontributit të tij në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, më 1 nëntor 1951, Xhetan Zenel Prençi, është dekoruar me “Medaljen e Çlirimit” nga presidenti i kohës Omer Nishani.

Pas vitit 1947, Xhetan Prençi ka punuar si teknik pyjesh dhe si drejtues i pushtetit popullor.

Në vitin 1967 deri ne vitin 1969, do t’i ngarkohej detyra e kryetarit të kooperativës bujqësore Muhurr dhe kështu do të ishte kryetari i parë i kooperativës, pas kolektivizimit të bujqësisë nga prona private në pronë kolektive.

Xhetan Prençi
Emri i lindjesXhetan Prençi
Pseudonimi/etBabloku
Albanian for "Manliness, unparalleled bravery and wisdom."
Lindur më1920
Muhurr, Dibër, Albania
Vdekur më16 July 2021 (aged 101)
Peshkopi, Albania
Fëmijët(Hysen Elez Ndreu) Cen Elezi

Në vitin 1969, Muhurrin e viziton ish kryeministri i kohës Mehmet Shehu dhe Xhetani , njeriu që do e priste bashkë me popullin e Muhurrit, në takim e sipër, i kërkoi ndihmë për hapjen e kanalit të madh që merrte ujin në “Gjurrën e Kumullës” në Rrasë të Bardhë afër lumit Murra dhe do të përshkonte gjithë Muhurrin, duke futur nën ujë e vaditje mbi 450 hektar tokë në Fush-Muhurr dhe Vajmdhej. Kështu ky kanal do të ndikonte në rritjen e prodhimit dhe kultivimin e disa kulturave bujqësore. Kjo vepër u realizua ,por Xhetani pas kësaj vijoi punen si teknik pyjesh .

Gjurmët e punës së tij janë në qindra ha pyje, deri në majën e Runjës, si dhe bregut të Drinit, nga Zalli i Sinës, Vajmdhej e deri në Katund të Ri, ku ai ideoi dhe drejtori punimet për shtimin dhe përmirësimin e tyre. Ai ishte njeri i punës dhe i aksionit, por dhe i mençurisë së rrallë dibrane dhe si i tillë do kujtohet brez pas brezi nga familja, miqtë e të afërmit, në Dibër, Tiranë e gjithë Shqipërinë.

1985 - del ne pension


References

Tags:

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

EmigrimiHimni i FlamuritMonarkiaLigjiLufta e Parë BotëroreIluminatiMësonjëtorja e KorçësShtetiOksigjeniKoalaHalogjenetEzaniPrometeuProzaHijaMbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës së VeriutTurizmiUiliam ShekspirToy StoryHumanizmiDita Botërore e ujitKush e solli Doruntinën (roman)Musine KokalariVitamina DLista e insekteveAssim el-HakimLista e fjalëve në IslamQabejaMetodat e kërkimitKombëtarja polake e futbollitLidhëzat në gjuhën shqipeNoizyEnergjia e ripërtëritshme në ShqipëriZhani CikoVeshjet popullore shqiptareShqipëria e PavarurDinozauriBurimet natyrore të KosovësDua LipaSëmundja e AlzheimeritLidhëza bashkërenditëseIkametiHebrenjtë në ShqipëriTrombocitiLuksemburguPsikologjiaVullkaniLista e shkrimtarëve shqiptarëKoronarografiaPerënditë ilireDialektet e gjuhës shqipeJaponiaAliteracioniKlima e ShqipërisëAli Pashë TepelenaShefqet KrasniqiParafjalaZhurmat në veshTraktati i Paqes së Parisit i 1946-ësTeoria e probabilitetitThyesaInteligjenca artificialePogradeciRelieviLeonid BrezhnevMasturbimiMarie KrajaHidrokarburetShkencaSaturniAdem JashariKatroriMitologjia shqiptareMekaBalli KombëtarHurmaSistemi i qarkullimit të gjakutLista e shteteve sipas popullsisë🡆 More