Prishtina Hackerspace: Hapësirë bashkëpunuese për art, shkencë dhe teknologji

Prishtina Hackerspace është një hapësirë bashkëpunuese e orientuar në hulumtim & zhvillim të teknologjise, artit dhe shkencës.

Prishtina Hackerspace: Hapësirë bashkëpunuese për art, shkencë dhe teknologji
Ndërtesa e Prishtina Hackerspace, lagjja Aktash, Prishtinë

E nisur ne vitin 2016, nga organizata FLOSSK , nëpërmjet një fushate të suksesshme në Kickstarter, janë siguruar mjetet për krijimin e hapësires që është e hapur për popullaten e përgjithshme, dhe në veçanti rinisë që ka interesim të eksperimentojë në lëminë e teknologjisë, shkencës dhe artit.E krijuar fillimisht si zgjidhje ndaj mangësive që hasen në sistemin arsimor të Kosovës në fushën e teknologjise, si dhe mungesës së hapësirave krijuese në disciplina të ndryshme.

Një numër i madh i pajisjeve dhe orendive janë dhuruar si donacion nga organizata dhe individe të ndryshëm, gjë që ka mundësuar që një hapësirë e braktisur të përshtatet në një vend ku profesionistë të ndryshëm kanë qasje në vegla dhe teknologji të avancuar për të punuar dhe eksperimentuar. Sipas fushatës, hapësira do të mirëpret të gjithë individët të orientuar nga teknologjia, kultura digjitale duke përfshire: programerët, krijuesit, grupe punuese teknologjike, zanatlinj, artistë digjital etj.

Kapacitetet

Në hapësiren e Prishtina Hackerspace gjinden resurse te ndryshme në dispozicion sikur: 3D printerë, dhomë e elektronikës, punëtori me vegla industriale për metal dhe dru si dhe një punëtori për prodhimin e birrës artizanale. Hapësira është në dispozicion për këdo që anëtarsohet me pagesë, ku nëpërmjet mjeteve të grumbulluara nga anëtarsia mbulohen shpenzimet e përditshme dhe mirëmbajtja.

Aktivitetet

Prishtina Hackerspace ka qenë dhe është nikoqire e lloj-lloj aktivitetesh në lëminë e teknologjise informative, ndër to shquhen:

MiniDebConf Prishtina (2017) - punëtori dhe diskutime rreth temave që ndërlidhen me software të hapur dhe Debian.

Tech & Beer - aktivitet joformal social, ku mblidhet komuniteti i teknologjisë informative, zhvilluesit, programerët, ndërmarrësit, akademikët, blogerët të cilët kanë dëshirë të takohen dhe shkëmbejnë përvojat profesionale.

Prishtina Open-source Festival - aktivitet i fokusuar në punëtori, prezantime dhe diskutime lidhur me lëminë e hardware-it dhe software-it me burim të hapur.

Software Freedom Kosova - Festival vjetor që bashkon zhvilluesit, përdoruesit, ndërmarrësit dhe entuzijastët e teknologjisë së hapur nëpërmjet prezantimeve, trajnimeve dhe punëtorive.

Si vendtakim i një komuniteti me prapavi të larmishme, ka plot aktivitete që organizohen nga komuniteti sipas dëshires.

Referimet

Tags:

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Dita Ndërkombëtare e PunëtorëveLista e elementeve kimike sipas numrit atomikShëndetiKongresi i ManastiritGreta ThunbergSulejman VokshiNjeriuHidrocentraletJudaizmiKalendariLindja (biologji)Lumi i NerodimësSistemi muskulorZgjoi /Hive (film)DramaLëkuraShkupiDita e Sovranitetit Kombëtar dhe e FëmijëveNarcisizmiSiguria e të dhënaveHistoriaPlatoniTë drejtat e fëmijëveSistemi diellorPoeziaSëmundjaRadha e veprimeve matematikoreDhelpraKuzhina shqiptareRrethi i DibrësMacjaFusha magnetikeLedion LiçoHasan PrishtinaShpella e GadimësLista e vendeve sipas kodeve ndërkombëtare telefonikeGjeniVolejbolli24 PrillPozita gjeografike e ShqipërisëLista e bimëvePirro DhimaMarsiArbëreshët në ItaliKortizoliAstronomiaArabia SauditeHekuriVitaminaRobin HoodMuzeu Historik KombëtarShpyllëzimiIliriaIsak NjutoniGjergj FishtaSistemi i frymëmarrjesEvropa lindoreNeptuniËArkimediNatyraKinaDita e TokësEdi RamaMitologjia grekePrizmi (gjeometri)LëvizjaSëmundja e LeukemisëMiguel de CervantesYlliPrizreniMamuthi leshatorEnergjia e ripërtëritshmeDragoiSistemi nervorPjesëzaMajat më të larta malore në KosovëPikësimiTrupat e Sistemit Diellor🡆 More