Pjesëza

Pjesëzat është fjalë e pandryshueshme që shpreh nuanca kuptimore ose emocionale.Ato janë të ngjashme me lidhëzat.

Pjesëzat, sipas kuptimit, mund të grupohen si vijon:

- dëftuese: ja: Ja kush erdhi…

- përcaktuese - saktësuese: mu, pikërisht, tamam, porsa, sapo, deri etj.: Pikërisht ai më ka paditur.

- përforcuese: vetëm, veç, bile, sidomos, veçanërisht, madje etj.; Të gjithë flasin mirë frëngjisht, sidomos Mira.

- përafruese - veçuese ose kufizuese: vetëm, veç, veçanërisht: Vetëm të rinjtë punonin.

- përafruese: afërsisht, afro, aty-aty, nja, gati, rreth, pothuaj etj: Në stadium ishin rreth 10.000 vetë.

- pohuese: po, posi, po që po, po se po, si urdhëron etj: A do të shkosh në Prishtinë? Posi.

- mohuese: jo, nuk, s', mos, jo që jo, as që etj.; Nuk e kam takuar.

- pyetëse: a, ë, e: A erdhi motra nga Vlora?

- dyshuese: ndoshta, mbase, kushedi, sikur, vallë, gjë etj.: Përse erdhi vallë? E keni takuar gjë Mirën?

- zbutëse: pa, as, le, para, dot etj.: Pa shihni kush na ka ardhur. A nuk e shihni se kush na ka ardhur.

- emocionale shprehëse: ç`, de, pa, pra, se, seç, etj.: Ja pra kështu ndodhi. E pse pa, për një fjalë goje u zumë.

Pjesëzat janë dy llojesh: me vend të ngulitur ose me vend të lirë. Të parat qëndrojnë gjithmonë para apo pas fjalës ose grupit emëror a foljor të dhënë: - para: nuk, ja, desh, sapo etj.; - pas: de, dot etj.

Pjesëzat me vend të lirë mund të vendosen në fillim, në mes dhe në fund të fjalës: Vallë, kush erdhi? Kush erdhi vallë? Kush të jetë, vallë, ky që erdhi?

Pjesëzat mund të jenë fjali të thjeshta,të përngjitura dhe lokucione:

Të thjeshta : bile,ja,jo,nuk etj;

Të përngjitura:posi,thuajse,kushedi etj;

Lokucione:as që,ja që, jo që, po se po etj.

Sioas kuptimit pjesëzat ndahen në tri grupe kryesore:

Pjesëza që shprehin nuanca kuptimore;

Pjesëza modale,

Pjesëza emocionale.

Pjesëza që shprehin nuanca kuptimore janë : dëftuese,përcaktuese,përforcuese dhe përafruese.

Tags:

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

AziaHonore de BalzakDashuriaMartin CamajKategoria SuperioreFoljaGjenerali i ushtrisë së vdekurKatroriPeshkuInsulinaMuzeu Kombëtar i KosovësDialektet e gjuhës shqipeKanadajaJaponiaAbortiLista e vullkaneve aktivë në botëGjeografia e ShqipërisëKanceri në mushkëriLundrimi në BunëShpella e GadimësLepuriMitiHarta e BotësInflacioniLugthiVeshiHistoria e TokësKarboniEsad pashë ToptaniGjergj Fishta24 PrillGjermaniaMotori DiezelAtletikaHebrenjtë në Shqipëri, prania dhe shpëtimiVendkalimet kufitare të ShqipërisëHixhameBeratiBashkimi EvropianADHDLufta e KosovësHistoria e kompjuteritTom SojerLionel MessiDemokraciaNdre MjedaTrashëgimia kulturoreMiniera e TrepçësArbëreshët në ItaliTelefoni celularKontinentetPejgamberët në IslamDioksidi i karbonitAnemiaMëlçiaLista e shkrimtarëve shqiptarëHidrocentraletShpella e piratëve (roman)Romantizmi në kulturën europianeInstrumenti muzikorDritaForca e Sigurisë së KosovësGalileo GalileiTartufi (komedi)Maqedonia e VeriutMatematikaOsmani IPërcjellësit elektrikEnver HoxhaEmigrimiKarnavaletNdërtimi i brendshëm i TokësHistoria e libritQeni i SharritZorra e trashëHelicobacter pyloriShtatë mrekullitë e botësHalucinacioniThomas Edison🡆 More