Organet E Qeverisjes Në Apoloni

Duke qenë një qytet-shtet koloni greke Apollonia ka pasur organe të ngjashme qeverisëse me qytete të tjera greke ku këto organe janë më të dëshmuara, gjë që na krijon mundësin të pranojmë praninë në të edhe të kategorive të caktuara qeverisëse qofshin ato legjislative, ekzekutive apo edhe administrative të cilat ende nuk janë dëshmuar nga burimet që disponohen.

Një ndër organet qeverisëse legjislative në Apolloni nga themelimi i qytetit deri në shek.IV .p.e.s kanë qenë fyhlarët, kryetarët e fiseve. Për një qytet si Apollonia ku kishte rëndësi prejardhja kuptohet se fyhlarët luanin një rol të rëndësishëm në qeverisjen e qytetit dhe se ata ishin të interesuar për ruajtjen për një kohë sa më të gjatë të sistemit oligarkik.

Një tjetër organ i rëndësishëm i qeverisjes ishte Helieja, këshillini qytetit. Rëndësia e këtij organi del edhe nga fakti se kur ndodhën ndryshime në kushtetutën e Epidamnit paria ruajti të drejtën e pjesmarrjes në mbledhjen e helies për emërimin e zyrtarëve. Zyrtari më i lartë ekzekutiv i qytetit ishte arhonti.

Organet e mësipërme të qeverisjes janë bërë të ditura nga Aristoteli kur përshkruan ndryshimet në kushtetutën e Epidamnit, por meqënëse ai trajton organet qeverisëse të sistemit oligarkik të këtij qyteti është normale që të pranojmë se të njëjtat organe ishin të pranishme edhe në qytet-shtetin e Apollonisë.


Referime

Libri "Historia e Apollonisë së Ilirisë" nga Bashkim Vrekaj


Tags:

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Historia gjeologjike e TokësLibriKulturaGjon KarricaKubi (gjeometri)EuroHarry Potter dhe Guri Filozofal (libri)Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës së VeriutSkeleti i njeriutMbretëria ShqiptareBiznesiEnergjia e ripërtëritshmeYlberiNdotja akustikePjesët përbërëse të kompjuteritMoraliSkizofreniaNapoleon BonapartiLetërsiaDita Botërore e ujitMali i TomoritSëmundja e LeukemisëSistemi periodik i elementeveIsmail KadareZeqatiVaçe ZelaFluturaLufta e Dytë BotëroreEgjipti i lashtëHidroenergjiaInformacioniAdresa IPInsulinaAbdesiOksigjeniTop ChannelSistemi nervorAdelina MamaqiLista e personaliteteve ilireOrkestra simfonikeMikroorganizmatSpondiliartrozaFlamuri i ShqipërisëDiskriminimiLumiPushtimi italian i ShqipërisëGrupet e gjakutLista e shfaqjeve teatraleGjeografia e KosovësPogradeciArkimediMiniera e TrepçësMësonjëtorja e KorçësKongresi i ManastiritFlamuri i KosovësMitologjia grekeGjirafaTrashëgimia kulturoreBiomasaAndon Zako ÇajupiEmra pellazgëËShpella e piratëve (roman)Fuqia (fizikë)KomunizmiZinkuKanuniLetërsia romantike shqiptareAriuGjeniIzraeliPoeziaThomas EdisonDon Kishoti i MançësTraktatiEkosistemiNdërtimi i brendshëm i TokësFan NoliGjuhë programimi🡆 More