Okarina E Runikut: Monument i trashëgimisë kulturore në Kosovë

Okarina e Runikut është një instrument muzikor frymor që i takon periudhës neolitike dhe si i tillë paraqet instrumentin më të hershëm muzikor të zbuluar ndonjëherë në Kosovë.

Njëkohësisht ai është një artefakt unik arkeologjik jo vetëm për territorin e Kosovës por edhe për gjithë rajonin dhe më gjerë.

Okarina E Runikut: Historiku, Përshkrimi, Shih edhe
Okarina e Runikut

Historiku

Gërmimet arkeologjike në lokalitetin e Runikut, nxorën në dritë shumë eksponate, në mes tjerash edhe një eksponat të vogël dhe shumë të rrallë muzikor, i punuar prej argjile në formën e një ene të dyfishtë. Në bazë të analizave dhe të studimeve arkeologjike, vogla muzikore e zbuluar në Runik të Skenderajit, është një instrument muzikor frymorë autokton. Instrumenti është punuar në periudhën e neolitikut të hershëm (mileniumi VII - VI p.e.s.), dhe i takon të ashtuquajturës Kultura e Starçevës por që mund të quhet edhe Kultura e Runikut. Pasi që për kohën kur është zbuluar ishte një instrumenti muzikor i panjohur, ai u quajt “Okarina”. Ky emërtim lidhet me një vegël të ngjashme muzikore italiane të shekullit XIX që kishte punuar autori, Giuseppe Donati, nga provinca e Bolonjës së Italisë, i cili u bë i njohur me punimet e okarinave frymore me madhësi të ndryshme e që edhe eksponati i zbuluar arkeologjik u emërtua, “Okarina e Runikut.” Në dialektin bolonjez, shprehja okarinë do të thotë: “patë e vogël.” Instrumenti muzikorë “Okarina e Runikut”, zëri i së cilës është i ngjashëm me zërin e butë të flautës, dhe që konsiderohet se është më i lashti në Kosovë por edhe në kontinentin e Evropës. Mirëpo, ne nuk kemi njohuri se si e kanë emërtua vendasit këtë vegël muzikore kaq të rrallë dhe kaq të thjeshtë që ka mundur të përdoret edhe si bilbil lojë për fëmijë në kohën parahistorike, para rreth 7000 mijë vjetësh kur edhe u punua instrumenti.

Përshkrimi

Kjo vegël muzikore është e vrimuar mirë me një vrimë në pjesën e epërme dhe dy vrima anësh (2+1) me një lartësi prej 8 cm kurse gjerësia e saj është rrethë 5 cm. Dy vrimat që gjenden përanash, kanë një diametër 8 mm, kurse ajo që gjendet në krye është rreth 10 mm. Vegla e zbuluar në Runik dëshmon kulturën e lashtë parahistorike të artit muzikor, aderimin e melodisë, marrëdhëniet e njeriut parahistorik me muzikën që e shoqëroj gjithë jetën e tij deri sot e kësaj dite.

Ky instrument i vegël muzikor, ka një lidhje me veglat e tjera paramuzikore prej balte, ose gërçaku, të përdorura për të nxjerrë efekte tingujsh fishkëllimorë etj. Kjo gjë, gjithashtu, dëshmohet edhe nga autorët antik kur thuhet se Dardanët përdornin në festat dhe gëzimet e tyre veglën e fyellit.

Shih edhe

Referime

Lidhje të jashtme

Tags:

Okarina E Runikut HistorikuOkarina E Runikut PërshkrimiOkarina E Runikut Shih edheOkarina E Runikut ReferimeOkarina E Runikut Lidhje të jashtmeOkarina E RunikutArkeologjiaKosovëNeoliti

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Nikola KopernikuPyetja retorikeRomaLuaniKatroriËLumi i DrinitBeteja e KosharesAlesia XhemalajNatyraLista e festivaleve në KosovëMetabolizmiTërmetiTërmeti i 26 nëntorit 2019 në ShqipëriVenusiAtomiShenjat astrologjikeOqeaniSyriDomatjaShqipëria e PavarurAnemiaTelefoniKalaja e GjirokastrësAstrit GashiIsmail KadarePolicia e KosovësZbulimi i zjarritVenaDita ndërkombëtare e librit dhe të drejtave autorialeAutizmiCristiano RonaldoShkodraBektashiShqipëria OsmaneBurimet natyroreMerkuri (planet)Fjodor DostojevskiLista e elementeve kimikëSpondiliartrozaUNESCOIbrahim KodraGjakuKalaja e PrezësNuselalaPetro MarkoHendbollMikroorganizmatVitamina CKinaDita Ndërkombëtare e PunëtorëveAdoleshencaSpermaIsmail QemaliShqiponjaParafjalaBraziliFibra optikeNdajfoljaTurqiaBakriHistoria e ItalisëLista e komunave në KosovëMasturbimiFiset ilireDritan PriftiFoljaSerie AGratë e MuhameditPozita gjeografike e ShqipërisëMjedisi natyrorKopraMeningjitiPlaku dhe detiSistemi i organeve të frymëmarrjesMuri i Madh KinezZgjedhjet parlamentare në Shqipëri, 2021Ligji🡆 More