Njësia Administrative Baldushk është një njësi administrative në Bashkinë Tiranë në Shqipëri.
Njësia administrative Baldushk |
---|
Ajo ndodhet 15 km në jug-perëndim të qytetit të Tiranës. Komuna Baldushk kufizohet në veri nga fshatrat Vishaj dhe Arbanë të Njësisë Administrative Vaqarr, në lindje nga fshati Lugë-Shalqizë i Njësisë Administrative Bërzhitë dhe fshatrat Durisht e Petrelë të Njësisë Administrative Petrelë, në jug nga fshati Pajovë i Njësisë Administrative Pajovë të Rrethit të Peqinit, dhe në perëndim nga fshatrat Çaush, Dorëz, Grecë dhe Gror të Njësisë Administrative Pezë dhe me Rrethin e Kavajës.
Territori i Baldushkut ndodhet në një luginë që përshkohet nga lumi i Zhullimës dhe përbëhet nga fusha, kodrina të vogla deri mesatare, shpate e lugina. Ky territor është i veshur me pyje shkurre të llojeve mare, dëllinjë, shkozë, shqopë, lis, frashër etj. Pyjet e komunës janë natyrorë, përjashtuar një sipërfaqe rreth 770 ha me pishë mesdhetare e mbjellë me fidanë para shumë vitesh. Gjithashtu në territorin e komunës ndodhen edhe mjaft sipërfaqe të shkreta, joproduktive. Baldushku ka 14 fshatra, të cilët banohen nga 5267 banorë. Vendbanimet janë të përqëndruara kryesisht në lagje të vogla rrëzë kodrave dhe lidhen mes tyre me rrugë të kryqëzuara. Shtëpitë janë kryesisht ndërtime të reja 1-2 katëshe. Prodhimi bujqësor i zonës bazohet në prodhimin bio të perimeve, fruti kulturë, pemore, ullishte 25 mijë rrënjë. Zona është e njohur dhe për rritjen e shpendëve (gjelave të detit) traditë e zonës. Përsa i përket turizmit në territorin e komunës ndodhen fshatrat piktoreskë Mumajes Kodër dhe Shpat ku ndodhet çezma historike e Mamicës dhe një shpellë e thellë 30m. Në fshatin Kakunjë ndodhet kisha e vjetër e Shën Mërisë.
Baldushku numëron një popullsi prej 5267 banorësh, të shpërndarë në 14 fshatra.
Shpërndarja e popullsisë sipas fshatrave
Komuna gjithsej 5267 banorë (Të dhënat janë të vitit 2008)
Të dhënat e zyrës së gjëndjes civile të komunës vërtetojnë rënie të numrit të popullsisë për periudhën kohore 2005 - 2008. Nga 6392 në 5267 banorë dhe nga 1147 në 1028 familje. Largime të popullsisë kanë ndodhur veçanërisht në fshatrat e thellë kodrinorë si Vrap, Shënkoll, Parret dhe Shpat. Në këto fshatra terreni është i thyer.
Njësia administrative Baldushk |
---|
Baldushku · Balshabani · Fushas · Isufmuçaj · Kakunj · Koçaj · Mumajes · Mustafakoçaj · Parret · Shënkoll · Shpatejë · Shpat i Sipërm · Veski · Vrapi |
redaktoni kutinë |
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Shqipërisë është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Njësia administrative Baldushk, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.