Neritan Ceka: Arkeolog dhe politikan shqiptar

Neritan Ceka lindi më 11 shkurt 1941 në Tiranë, është arkeolog, profesor universitar dhe politikan i njohur shqiptar.

Neritan Ceka
Neritan Ceka: Biografia, Edukimi, Karriera
U lind në11 shkurt 1941
ShkollimiUniversiteti i Tiranës
ProfesioniArkeologë, Politikanë
Vepra të shquara
Ilirët, Apollonia e Ilirisë

Biografia

Neritan Ceka, i biri i arkeologut të parë shqiptar, Hasan Ceka, u interesua për arkeologjinë që fëmijë, kur shoqëronte të atin në ekspeditat arke-ologjike të Apollonisë. Pas mbarimit të studimeve në Universitetin e Tiranës në vitin 1962, ai iu kush-tua plotësisht kërkimeve arkeologjike. Në vitet 1963-1964 gërmoi në kështjellën ilire të Rosujës në Tropojë; në vitin 1969 zbuloi varrin e pasur të Selcës së Poshtme dhe po atë vit filloi gërmimet disavjeçare në Belsh. Tërheqjen më të fortë e pati drejt qytetit të madh të Bylisit. Atje drejtoi ekspedi-tat në vitet 1978-1991, duke zbuluar teatrin, stadiumin, shëtitoret, gjimnazin dhe disa nga hyrjet dhe kullat e fortifikimeve të qytetit ilir. Në vitet 1992-1994 drejtoi ekspeditën e përbashkët shqiptaro-franceze në Apolloni, si dhe gërmimet në Butrint, ku u rikthye përsëri dy vitet e fundit. Që nga viti 1985 jep leksionet e Arkeologjisë Klasike në Fakultetin Histori-Filologji të Universitetit të Tiranës. Ka dhënë leksione dhe konferenca shkencore në Gjermani, Angli, Itali, Francë, Austri, SHBA dhe në vende të tjera. Ka shkruar librin shkencor “Qyteti ilir pranë Selcës së Poshtme” (1985), si dhe një numër të madh artikujsh shkencorë mbi kërkimet e tij arke-ologjike. Që nga viti 1991 është zgjedhur disa herë deputet në Kuvendin e Shqipërisë.

Neritani është anëtarë i disa instituteve të arta shkencore si Këshillit Shkencor në Institutin e Arkeologjisë në Tiranë, Institutit të Arkeologjisë në Berlin, dhe Institutit të Kolde-ëay Gesellschaft në Gjermani

Edukimi

Ka kryer studimet në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Histori-Filologji. Mban titullin Profesor.

Karriera

  • 1985-1990: Shef i Departamentit të Arkitekturës në Institutin Arkeologjik.
  • 1990-1993: Drejtor i Institutit Arkeologjik.
  • 1991: Kryetar i Grupit Parlamentar të PD-së.
  • 1991: Nënkryetar i PD-së.
  • 1992-: President i Aleancës Demokratike.
  • 1997-1998: Ministër i Brendshëm.
  • 1998-2005: Kryetar i Komisionit Parlamentar për Sigurinë Kombëtare.
  • 2008-: Nënkryetar i Kuvendit te Shqipërise propozuar nga PD.

Veprat

  • Qyteti ilir pranë Selcës së Poshtme (1985).
  • Arkeologjia: Greqia, Roma, Iliria (1994).
  • Ilirët (2001).
  • Apollonia e Ilirisë (1982).
  • Butrinti (2001).
  • Bglise (2004).
  • Bylisi (me bashkautor).
  • Udhëtim në kështjellat ilire(2006).


Tags:

Neritan Ceka BiografiaNeritan Ceka EdukimiNeritan Ceka KarrieraNeritan Ceka VepratNeritan Ceka11 shkurt1941Tiranë

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Fuqia (fizikë)Shenjat e qarkullimit rrugorLuiz EjlliKupa e futbollit e ShqipërisëAhmet KrasniqiLista e markave të automobilaveEposi i kreshnikëveHistoriku i gjuhes letrare shqipeDëgjimiKafshëtIsmail QemaliSinuzitiJohann Sebastian BachLejleku SqepgjerëForca e Sigurisë së KosovësIliriaPiramidat e EgjiptitLidhja e PrizrenitParafjalaLista e lumenjve në KosovëGjon BuzukuAlbin KurtiAtmosferaEkonomiaAmerika JugoreMutacioniBeni ecën vetëGianni RodariMetriEdith DurhamEkuatoriTingulliRajoni JuglindorLëvizjaKalaja e BeratitMustafa Qemal AtaturkuBimësiaPrilliMiniera e TrepçësBashkësitëGjitariAlgjebraLundrimi në BunëLepuriMuri i Madh KinezFitër BajramiTestosteroniMajat më të larta malore në KosovëNdërtimi i brendshëm i TokësSkizofreniaDaulljaFibroza kistikeDemografia e KosovësLista e Kryeministrave të ShqipërisëRepublika Popullore e ShqipërisëNamazi i AkshamitKanadajaGjeografia e GjermanisëMeleqët në IslamEklipsi i HënësA.C. MilanLedion LiçoKinaShpikje te ndryshmeKryeministri i Maqedonisë së VeriutSeksi analLigjet e KepleritBujqësiaMatematikaRumaniaYlberiDon Kishoti i MançësBarazia gjinoreJeronim de RadaGjirokastra🡆 More