Mossad (hebr.
ha-Mosad lemodi´in u-le-tafkidim mejuhadim) apo Instituti për veprime të posaçme dhe zbuluese shkurt Instituti, është Agjencia e zbulimit Izraelit dhe është përgjegjëse për mbledhjen dhe shqyrtimin e informacioneve, kundërterroriste, dhe operacioneve sekrete përtej kufijve izraelite.
Roli dhe funksioni i Mosadit është i ngjashëm me atë të CIA-s amerikane, dhe Shërbimit Sekret të Zbulimit britanik (MI6), etj.
Mosadi është një nga agjencitë e zbulimit më të njohura, më të famshme e më efikase në botë.
Motoja e sherbimit eshte : „ku nuk ka planifikim,populli rrezohet,por shpetimi vjen kur ka shume keshillim"(Shpr. 11, 14).
Mosadi është një shërbim "qytetar" (civil) dhe nuk përdor grada ushtarake.
Rrezja e veprimit të Mosadit me kalimin e viteve është shtrirë në shumë fusha, më të spikaturat janë:
Mosadi u formua më 13 dhjetor, 1949 nën emrin "Instituti Qendror për Bashkërendim", me porosi të Reuven Shiloah drejtuar kryeministrit të atëhershëm izraelit David Ben-Gurion.
Sipas mendimi te shumë analistëve,organizata eshte nga më të mirat ne botë.Në sajë të mekanizmit të saj të vajosur dhe strukturave,Shërbimi sekret i Yllit të Davidit gjithmonë ka luajtur një rol të dorës së parë në sukseset që shteti hebraik ka arritur ndaj vendeve arabe,me të cilat është në gjendje të vazhdueshme lufte që nga viti i largët 1948.
Agaf Modin-Shërbimi sekret ushtarak, në vartësi të të cilit janë rreth 7000 mijë persona, koordinon të dhënat e grumbulluara nga Intelligence Elektronike (ELNIT) dhe Intelligence i Komunikimeve(COMNIT). Rëndësia e këtij seksioni pune është rritur qëkur Izraeli lëshoi satelitët e tij spiunë. Të dhënat e grumbulluara analizohen nga Sayet Makal, njësia e zgjedhur e antiterrorizmit. Ndryshe nga Agaf Modin, Shabak (ish Shin Bet) ka për detyrë të administrojë sigurinë e brendshme të shtetit dhe kundërspiunazhit. Ka rreth 1100 agjentë që vëzhgojnë edhe për sigurinë e kompanisë ajrore izraelite El Al. Ky sector ka qenë shumë efikas dhe aktiv në vendbanimet hebraike dhe në territoret e administruara nga palestinezët. Është I formuar nga tre departamente operative, të mbështetur nga pesë departamente të tjera.
Nëse Shabak merret me sigurinë e brendshme, Mosadi-Mossad Merkazi Le Modin Uletafkidim, Instituti qendror për inteligjencën dhe Misionet Speciale vepron jashtë vendit. Vepron që nga 1 Prilli 1951 me deshirën e kryeministrit të kohës Ben Gurion. Instituti në të kaluarën ka patur edhe 2000 agjentë kurse sot nuk i kalon 1100 agjentë. Ai ndahet në departamente të ndryshme operative :
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Mossad, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.