Marijana Matthäus: Personalitet i famshëm

Marijana Matthäus (lindur në 27 shtator 1971) është një biznesmene me origjinë serbe, sipërmarrëse, shkrimtare dhe personalitet i shquar me vendbanim në Londër, Angli.

Ajo është themeluese, pronare dhe drejtoreshë e markës për veshje luksoze “The Marijana Matthaeus Collection”; “Lux Uniforms” që është e specializuar për dizajnimin e kostumeve për uniformat e bizneseve dhe koorporatave; "Andaj", një markë veshjesh luksoze në Londër. Në vitet e fundit, Marijana ka fituar shumë ndjekës në rrjetet sociale dhe së shpejti do të lançojë produkte të tjera të lidhura me emrin e saj.

Marijana Matthäus: Jeta e hershme dhe edukimi, Karriera profesionale, Jeta personale dhe mediat sociale
Marijana Matthaus

Jeta e hershme dhe edukimi

Marijana Matthäus, e cila emrin e lindjes e ka Marijana Čolić në serbisht, kultivoi dashurinë e saj për modën në një moshë të njomë dhe shumë shpejt mamaja do ta merrte me vete në sfilatat e modës në kryeqytetin serb, Beograd. Më pas ajo jetoi në qytetin e Nju-Jorkut ku dhe u diplomua në Universitetin e Lubinit për degën e Biznesit në 1999. Vite më vonë, ajo u regjistrua në Universitetin e Arteve në Londër- Kolegji londinez i Modës në 2014. Përveç kësaj, Marijana gëzon një diplomë universitare në Pedagogji.

Karriera profesionale

Në 1990 Marijana nisi karrierën e saj duke krijuar markën e famshme të këpucëve serbe Obuća Metro, duek e drejtuar me sukses nga viti 1990- 1996 në pozicionin e drejtoreshës së përgjithshme. Në 2003 ajo themeloi butikun e parë të modës “My Style” në Budapest, Hungari si dhe një butik të dytë në 2007 në Salzburg, Austri ku ajo ishte duke jetuar me bashkëshortin e saj të dytë Lothar Matthäus. Disa vite më vonë, në 2009, Marijana themeloi markën e saj personale me emër “Marijana Class” (më vonë u përshtat me emrin “The Marijana Matthaus Collection) si dhe kontribuoi me sfilatën e saj të modës gjatë Javës së Modës në Beograd në po të njëjtin vit. Në 1 qershor 2010 Marijana prezantoi linjën e saj të parë të rrobave të banjos. Dizenjimet e saj u përdorën dhe nga konkurrentet në konkurset e bukurisë në Serbi. Shumë personalitete të famshme të televizionit veshin dizenjimet e saj, duke përfshirë këngëtare të famshme nga rajoni: Svetlana Ražnatović sikurse dhe Milena Vasić, Snežana Dakić, Sanja Marinković, Jelena Jovičić, Vesna Dedić, Katarina Radenković, Ksenija Mijatović.

Iniciativa të tjera

Marijana Matthäus u kthye në imazhin për kompaninë “Samsung” për fushatën televizive të futbollit në 2006. Në 27 prill 2010 Marijana publikoi novelin e saj të parë me titull “Amouage”.

Jeta personale dhe mediat sociale

Marijana Matthäus u martua me njërin prej biznesmenëve më të suksesshëm në rajon, Miodrag Kostić në 1990 dhe kanë së bashku tre fëmijë. Bashkëshorti i saj i dytë është trajneri gjerman i futbollit dhe futbollisti Lothar Matthäus. Matthäus momentalisht udhëton shpesherë në Londër, Budapest dhe Beograd. Ajo është njohëse e pesë gjuhëve: serbisht, anglisht, italisht, hungarisht dhe gjermanisht. Marijana njihet për kontributin e saj filantropik në organizata bamirëse dhe kauza të ndryshme.

Referime

Tags:

Marijana Matthäus Jeta e hershme dhe edukimiMarijana Matthäus Karriera profesionaleMarijana Matthäus Jeta personale dhe mediat socialeMarijana Matthäus ReferimeMarijana MatthäusAngliLondër

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Ujku griPlanetiGrupet e gjakutLigji i ArkimeditIsmail QemaliLidhjet kimikeTë drejtat e graveSëmundja e LeukemisëPubertetiElektricitetiAfërditaAjriNexhmije PagarushaHumanizmiShenjat e qarkullimit rrugorMark TwainAndorra la VellaGjirokastraKundrinoriHimni i FlamuritDiskriminimiMitologjia shqiptareLetërsia shqipeFazat e Rilindjes ShqiptareLetërsiaUlqiniDiabetiAleksandri i MadhShqipëria nën Perandorinë OsmanePushtimi italian i ShqipërisëKimia makromolekulareQeverisjaMacjaTop ChannelVitamina CKuzhina shqiptarePiter PanDurrësiGoogle PlayUltësira Perëndimore e ShqipërisëMësonjëtorja e KorçësBeni ecën vetëNdikimi i njeriut mbi floren dhe faunenPogradeciKurrikulaBiosferaShpërthimi në GërdecEpitetiBiomasaRepublika ShqiptareMali i TomoritRimaDardanëtDramaÇarls DarvinDita Botërore e ujitKultura e ShqipërisëAgjërimiSëmundja seksualisht të transmetueshmeLibrat e shenjtë islamAzotiNdërtimi i brendshëm i TokësOrganizmiTiranaPrincipata e Gjon KastriotitPHUrani (element kimik)Njohja ndërkombëtare e KosovësPianojaArtan HoxhaQarku elektrikParahistoriaLaupenNapoleon BonapartiDritaGjethjaKomunizmi🡆 More