Llukë Karafili

Llukë Karafili (Berat, 17 tetor 1892 - 1976) qe arsimtar, bibliofil, studiues dhe publicist shqiptar me pseudonimin Bardhyli.

Bashkëpunoi me të përkohshmen françeskane "Hylli i Dritës" dhe atë jezuite "Leka", ku ndër numra të ndryshëm në vitet 1937-39 botoi studimin e parë mbi bibliotekat shqiptare e gjithashtu artikujt Suli dhe Mark Mboçari.

Llukë Karafili
(1892 - 1976)
U lind në1892
Kala, Berat
Vdiq1976
Kombësiashqiptar
ProfesioniMësimdhënës, publicist, studiues

Biografia

U lind në lagjen Kala të Beratit, i biri i Hristo Harallamb Karafilit dhe Polikseni Havel Çikës. I ati ishte nëpunës i administratës së drejtësisë osmane. Edukimin e filloi në lagjen Kala dhe më pas në lagjen e Shënkollit, Elbasan, ku merrte pjesë në shoqërinë e Djemve në Kala. Më pas frekuentoi shkollën turkeErsekë. Pasi mbaroi dy vjet në këtë shkolle u fut ne atë ryzhdie duke vijuar idadijen (gjimnazin) por nuk arriti ta vazhdojë për faktin se ishte i dobët në turqishte. Për këtë motiv i ati e hoqi nga shkolla dhe e vuri të mësojë mjeshtrinë e rrobaqepësit ku ndenjti katër muaj sepse pastaj i doli bursa për të shkuar në gjimnazi "Zosimea" në Janinë dhe në Manastir. U regjistrua për të studjuar jurisprudencë në Selanik, por nuk mund t'i ndiqte studimet pasi i ndërruan jetë prindët. Nisi që më 1910 punën si mësues i shqipes në Vlorë, pas pavarësisë në Delvinë, Shën Vasil, Mursi, Konispol

Më 1922-24 ndoqi me korrespondencë studimet në universitetin e Napolit dhe u thellua më tej përmes kurseve verore në Itali për formimin e tij shkollor.

U kthye ne Korçë ku mori mësime private për të plotësuar klasat e Liceut. Studionte gjithë librat shqip që ishin botuar ne Bukuresht, Sofje, Selanik dhe Korçë. U njoh me patriotët e atëhershëm ne Korçë dhe zuri miqësi me Mihal Gramenon, Themistoklinë, Stavro Karolin, Pandeli Calen, me Bejlerët e Pojanit, Spiro Belkamenin, Mihal Belkamenin, Mihal Xoxen, Sotir Pecin, Goni Katundin, Thoma Deshnicen etj. Mori pjesë në shoqërine Lidhja Orthodokse dhe në Shkollën e së Dielës të Shkollës Amerikane. Ka qenë edhe sekretar në çetën e Gorës të Kajo Babjanit. Ne Vlorë mori pjesë ne Klubin "Labërija".

Më 16 shtator 1913 u hap shkolla e parë në Lushnje ndanë kishës ortodokse, ku shërbeu si mësues. Ka mësuar gjithashtu në shkollën qytetëse të Vlorës dhe ka qenë drejtor shkolle në Delvinë dhe në Nartë.

Më 1933 qe kryemësues në shkollën e Korfuzit, prej ku i dërgon një shkresë min. së Arsimit ku i vinte në dukje vështirësitë e lindura në atë qark mësimor prej tri shkollave greke që ishin hapur rretheqark dhe propagandës që përhapnin qarqet greke ndër këto shkolla.

Një periudhë ka banuar në Shkodër, ku biblioteka e tij personale vlerësohej të kishte mbi 2500 vëllime shumë të çmuara në gjuhën shqipe, greke, italiane, frënge të fushave të pedagogjisë, letërsisë, historisë, ballkanologjisë, albanologjisë dhe mjaft dorëshkrime.

Më 1944 u bë pjesë e Institutit të Studimeve Shqiptare.

Referime

Tags:

17 tetor18921976BeratHylli i Dritës

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Teorema e PitagorësMetri katrorAzem ShkreliVjollcaKalaja e KrujësSarandaAnemiaEmriDita e Shën GjergjitMarie CuriePHLuaniSulejman VokshiLista e komunave në KosovëOrkideaLindja e parakohshmeEdith DurhamTuberkuloziLigjet e NjutonitNoizyLeku shqiptarFaqja kryesoreMorfinaElektricitetiKupa e futbollit e ShqipërisëRumaniaDializaMigrenaPyetja retorikeHalucinacioniNumrat e telefonit në KosovëVjosa OsmaniUrbanizimiLuledeljaZiadin SelaRebelimi i vitit 1997PrilliEkuatoriGlobalizimiKoloseumiGalileo GalileiEnergjia elektrikeAlfabeti shqipParku Kombëtar Bjeshkët e NemunaShpella e piratëve (roman)Emra pellazgëFotosintezaBakteriMartin Luther KingSkënderbeuHormonetTrupat e Sistemit DiellorNdikimi i njeriut mbi floren dhe faunenLumi i DrinitMali i ZiHimni i FlamuritVehbi KikajFran FrrokajNdotjaMesjetaAriu polarInfermieriaEzaniGjeografia e KosovësDashuriaAlbin KurtiGjuha shqipe25 PrillDeklarata Universale për të Drejtat e NjeriutShpella e GadimësBashkia TiranëArkimediPoeziaRrethi i MirditësBronkitiPylliLazeriFruthiDelfini🡆 More