Llazi Sërbo (Korçë, 9 mars 1945 - 13 shtator 2010) ka qenë aktor shqipar.
Llazi Sërbo | |
---|---|
U lind në | 9 mars 1945 |
Vdiq | 13 shtator 2010 |
Kombësia | shqiptar |
Shtetësia | shqiptar |
Profesioni | aktor |
Titulli | Artist i Popullit |
Pasi diplomohet për aktor nga Instituti i Lartë i Arteve (sot Akademia e Arteve) fillon punën si aktor profesionist në teatrin “Andon Zako Çajupi” në Korçë. Prej vitit 1986 deri në vitin 1983 punon si regjisor pranë të vetmes shtëpi filmike Kinostudios "Shqipëria e Re". Këtu fillon si asistent regjisor dhe filmi i tij i parë është si asistent është filmi "Bardhësi" me regji nga Besim Kurti në vitin 1986. Në vitin 1991, ai do të realizojë skenarin dhe regjinë e filmit "Kush e solli Doruntinën" bazuar mbi novelën e shkrimtarit të mirënjohur Ismail Kadare ( Nder i Kombit).
Në kinematografi do të interpretojë më se 15 role. Roli i tij i parë do të jetë në vitin 1972,roli i Dajlanit në filmin "Yjet e netëve të gjata", më tej do të vazhdonin rolet të tjera si roli i Kreshnik Martinit në filmin "Operacioni "zjarri"" në vitin 1973, roli i Gazmendit tek filmi " Gracka" në vitin 1983, rolin e Andi Ramës filmin "Asgjë nuk harrohet" në vitin 1985 etj.
Përveç pasionit të aktrimit dhe regjizurës është i pasionuar edhe pas fotografisë. Me fotografitë e tij ka marrë pjesë në Konkursin Mbarëkombëtar Fotografik “Marubi 2003”.
Ai me 13 shtator 2010 vrau veten në banesën ku jetonte i vetëm.
Për meritat e tij artistike Llazi Sërbo është nderuar me titullin i lartë "Artist i Popullit".
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Llazi Sërbo, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.