Kujtim Gashi

Kujtim Gashi (i lindur më 12.09.1981) është politikan i shquar kosovar, momentalisht deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.

Ai u zgjodh deputet me një shumicë votash në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 6 shtatorit të vitit 2019 duke hyrë në top 8 personat më të votuar për deputetë nga lista e PDK-së. Para këtij posti Gashi ishte ministër i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit duke korrur suksese të vazhdueshme të cilat u pasqyruan më së miri nga Përfaqësuesja e Kombëtares Kosovare në Futboll.

Kujtim Gashi

Jeta e hershme dhe arsimi

Kujtim Gashi lindi në vitin 1981 në Prizren, shkollën e mesme e kreu në shkollën ekonomike ''Ymer Prizreni'', studimet e larta i përfundoi në fakultetin e Edukimit në Universitetin e Prishtinës dhe mbrojti me sukses edhe masterin në po këtë fakultet me bazë në Menaxhim të Arsimit. Gashi ka kryer me sukses trajnime të shumta të specializuara për lidership në Shtetet e Bashkuara të Amerikes.

Karriera

Kujtimi, si i ri ishte një djalë i zgjuar të cilin e priste një e ardhme e ndritur, ai si student mori iniciativën dhe themeloi organizatën studentore ShAPS-Shoqata për Aftësim Profesional të Studentëve si dhe themeloi edhe revistën studentore Ardhmëria me qëllim të aftësimit dhe të ngritjes profesionale të studentëve.

Në vitin 2014 Kujtim Gashi u zgjodh kryesues i Kuvendit Komunal të qytetit të Prizrenit nga radhët e PDK-së, ndërsa, para kësaj pozite ai ka qenë edhe Koordinator i Sektorit të Rinisë në po këtë komunë.

Zgjedhja e tij si ministër nga Partia Demokratike e Kosovës nuk ka qenë e rastësishme, pasi, Gashi aktivitetin e tij politik në këtë parti e ka filluar qysh herët duke mbajtur edhe pozita të rëndësishme si sekretar i Partisë Demokratike në Prizren. Ai është edhe anëtar i këshillit drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës.

Gashi flet gjuhën shqipe, angleze, italiane dhe gjuhën gjermane.

Karriera si Ministër

Si Ministër i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Gashi kishte për qëllim dhe u përkushtua për krijimin e kushteve më të mira të punonjësve të kulturës, sportistëve dhe rinisë. Ai ia doli që përgjatë mandatit si ministër të kryej shumë punë të mëdha dhe prej qindra aktiviteteve në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit, më poshtë po i paraqesim disa prej më të rëndësishmeve:

Kultura

Prej fillimit të mandatit si Ministër, Gashi priti në takime akterët e kulturës dhe dëgjoi kërkesat dhe rekomandimet e tyre, duke i marrë shume seriozisht kërkesat e tyre:

  • Është përkrahur krijimtaria kulturore e vendit, duke përfshirë aktivitetet e institucioneve publike kulturore: Teatri Kombëtar i Kosovës, Filarmonia-Opera e Kosovës, Baleti Kombëtar i Kosovës, Ansambli KKV "Shota", Galeria Kombëtare e Kosovës, Qendra Kinematografike e Kosovës, Kosovafilmi dhe Biblioteka Kombëtare e Kosovës.
  • Janë përkrahur më shumë se 400 projekte kulturore me shumën totale mbi 1,200,000.00 euro.
  • Kosova mori pjesë në edicionin e 57-të të Bienales së Venedikut.
  • Republika e Kosovës është anëtarësuar në Federatën Ndërkombëtare të Këshillave të Artit dhe Agjencive të Kulturës (IFACCA).
  • Janë përkrahur 33 shtëpi botuese dhe 33 autorë, 6 revista, 29 aktivitete letrare dhe 26 projekte të fushës së bibliotekarisë.
  • Për herë të parë, MKRS ka ndarë Çmimin Ndërkombëtar ''Letërsia Shqipe'', cmim i cili i është dhënë shkrimtarit të madh Ismail Kadare.
  • Ministri Gashi ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi në fushën e kulturës me Republikën e Turqisë.
  • Është finalizuar marrëveshja për nënshkrim midis MKRS dhe Komisionit Evropian për programin “Evropa Kreative”, ku Kosova do të fitojë një fond për mbështetjen e aktiviteteve kulturore.
  • Me përkrahjen që i dhuroi kinematografisë nuk kishin si të mungonin sukseset në këtë fushë, ku në vitin 2018 në Berlinale ‘’Kiem Holijanda’’ fitoi cmimin kryesor ‘’Ariu i kristaltë’’ si filmi më i mirë i shkurtër në Generation 14+, në këtë film luajtën 3 aktorë kosovar.
  • Pas 18 viteve u ngrit buxheti për Qendrën Kinematografike për rreth 1,400,000 EURO, gjatë vitit 2018 3 filma kosovar u nominuan për OSCAR.
  • Në vitin 2019 pas propozimit të z.Gashi, Kuvendi i Kosovës miratoi rekomandimin për një rritje të pagave për krijuesit, performuesit edhe punëtorët profesional të trashëgimisë kulturore, këto paga gjatë qeverisjes së Gashit u rritën për herë të dytë pas rritjes për 50% në shtator të vitit 2018.

Rinia:

  • Me përkrahjen e Kujtim Gashit si Ministër i MKRS-së u bë inaugurimi i Zyrës Rajonale për Bashkëpunim të të Rinjve në Prishtinë, e cila u bë me financimin e ministrisë.
  • Janë mbështetur projektet për zhvillim të programeve në trajnime për ndërmarrësi, grante dhe pajisje për start-up si dhe trajnime profesionale për rikualifikim si dhe sigurimi i intershipit (praktikë në punë). Vetëm pak muaj pas marrjes së mandatit Gashi certifikoi rreth 200 të rinj nga qytete të ndryshme të Kosovës në fushën e ndërmarrësisë.
  • Në bashkëpunim me OSBE, është realizuar programi 3 mujor për internship të praktikantëve nëpër institucionet publike të Kosovës ku kanë përfituar rreth 20 të rinj.
  • Është ndërtuar qendra për punimet e kampit të parë rinor në Pjetërshtan të Gjakovës.
  • U themelua Fondi Rinor dhe u ndërtuan Qendra Rinore në Pejë dhe Vushtrri.
  • Me përkushtimin e madh të Kujtim Gashit dhe vlerësimit të madh që ai iu bëri vullnetarëve, në bashkëpunim me zyrën e UNICEF-it në Kosovë përkrahu platformën e cila njehëson numrin e orëve vullnetare të të rinjve dhe menaxhohet nga MKRS.

Sporti:

Përkushtimi jashtëzakonisht i madh i Gashit si Ministër në fushën e sportit solli shumë të arritura dhe investime në këtë fushë.

  • Nga prioritetet e Gashit më të rëndësishmet mbetet vendimi për ndërtimin e Stadiumit Kombëtar të Futbollit.
  • Duke e konsideruar prioritet që për të pasur sukses sportistët e ardhshëm të gjitha qytetet e Kosovës duhet të kenë stadiume, terene e salla sportive, Gashi përuroi stadiumin e Kaçanikut ‘’Besnik Begunca’’ dhe në emër të ministrisë financoi sallën e sporteve dhe fushën ndihmëse të futbollit në po këtë qytet.
  • Në Komunën e Rahovecit investoi në palestër sportive e stadium të qytetit, filluan punimet në stadiumin e qytetit të Prizrenit ''Përparim Thaçi'' dhe ndërtimi i stadiumit të Zhurit, gjithashtu u bë renovimi i palestrës sportive tek Pallati i Rinisë në Prishtinë sipas kritereve nga FIBA.
  • Si ministër, Kujtim Gashi, në emër të MKRS nënshkroi Memorandum Bashkëpunimi me Komitetin Olimpik, Federatën e Xhudos së Kosovës dhe xhudisten Majlinda Kelmendi për ndarjen e mjeteve financiare në vlerë prej 30 mijë euro për përgatitjen e Majlindës përgjatë ciklit olimpik për lojërat olimpike 2020.
  • I përkushtuar ndaj përmirësimit të sportit në Kosovë, në emër të MKRS-së ai investoi në një projekt në vlerë prej 1.2 milionë euro për ndërtimin e 12 fushave ndihmëse në Kosovë.
  • Nënshkroi vendimin për themelimin e Këshillit Kombëtar për Parandalimin dhe Sanksionimin e Dhunës dhe Dukurive Negative në Ngjarjet Sportive.
  • Me qëllim të realizimit të politikave prioritare për sportin, z.Gashi ofroi mbështetje financiare nga ana e MKRS-së për federatat e të gjitha sporteve në Kosovë duke arritur shumën rreth 2 milionë euro financime, falë kësaj mbështetje janë arritur suksese të jashtëzakonshme në sport.
  • Për herë të parë në Kosovë në qeverisjen e MKRS-së nga Kujtim Gashi, në vitin 2018 borxhi i Ministrisë ndaj Federatave e Sportistëve ka qenë 0.
  • Falë përkushtimit të Gashit, nga garat ndërkombëtare e ballkanike shumë sportistë të ndryshëm i kanë sjellë Republikës së Kosovës mbi 100 medalje.
  • U licencua stadium Fadil Vokrri si stadium ndërkombëtar nga UEFA dhe stadium i kategorisë 4 i cili i plotëson kushtet për ndeshje ndërkombëtare.
  • Përfundimi I stadiumeve ndihmëse në Skenderaj, Shtime, ndërtimi I poligonit sportiv në Drenas, përfundimi i stadiumit në Malishevë. Palestra me standarde të FIBA-s në Ferizaj, përfundimi i 4 palestrave të filluara një dekadë më parë.
  • Për herë të parë në bazë të të arriturave dhe meritave nga Ministri Gashi në vitin 2018 janë financuar 36 bursa vjetore dhe janë ndarë edhe shpërblime për sportistët më meritorë.
  • Në vitin 2019 si rezultat i mbështetjes së MKRS-së Nora Gjakova dhe Loriana Kuka kanë fituar mediale të arta në turne të xhudos në Gjeorgji.


Trashëgimia Kulturore:

Kujtim Gashi përveç si një politikan i mirë ai shquhet edhe për vlerat e tij patriotike, duke zotëruar këtë vlerë nuk kishte si të mungonte përkushtimi i tij i madh për mbrojtjen, promovimin dhe restaurimin e trashëgimisë kulturore të Kosovës si vlerë qenësore për

  • Në vetëm 100 ditëshin e parë z.Gashi arriti të themelonte në kuadër të Ministrisë, Inspektoratin e Trashëgimisë Kulturore ku ky inspektorat ka bërë ndalimin e 13 punimeve të paautorizuara në disa prej aseteve të Trashëgimisë Kulturore në Kosovë si dhe 6 kallëzime penale për shkelësit e ligjit për TK.
  • Gashi ka mbështetur fuqishëm ngritjen e tre shtatoreve të 3 patriotëve të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
  • Në fushën e trashëgimisë arkitekturore janë realizuar 13 projekte, ndër to: shtëpia e Katarina Josipit, Kulla e Gurit në Vushtrri, Shtepia e familjes Rada  Kompleksi i Lidhjes së Prizrenit, Muzeu Arkeologjik me Sahat Kullën dhe ngritja e shtatores së Skenderbeut në Zym të Hasit. Gjithashtu u mbështetën 30 projekte të konservim-restaurimit dhe u miratua lista e trashëgimisë kulturore për mbrojtje të përkohshme me 1595 asete.
  • Në kategori të trashëgimisë arkeologjike, janë realizuar punimet në Parkun arkeologjik ''Ulpiana'', Kalanë e Prizrenit, Kështjellën e Harilaqit, Kalanë e Novobërdës, Kalanë e Dardanës, Kalanë e Keqekollës, Lokalitetin arkeologjik të Dresnikut, Kalanë e Marecit dhe projekte të tjera.


Këto janë vetëm disa projekte më të rëndësishme nga qindra punë e projekte të tjera që janë përfunduar me sukses gjatë qeverisjes së Ministrisës së Kulturës, Rinisë dhe Sportit nga Kujtim Gashi në periudhën 2017-2020.

Jeta personale

Kujtim Gashi jeton në Prizren së bashku me familjen e tij, ai është i martuar dhe ka tre fëmijë.


Tags:

Kujtim Gashi Jeta e hershme dhe arsimiKujtim Gashi KarrieraKujtim Gashi Karriera si MinistërKujtim Gashi Jeta personaleKujtim Gashi

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Presidenti i ShqipërisëVullkaniPeshkaqeniHidrocentraletEmrat e bukur të AllahutPjetër BogdaniBektashiAli Pashë TepelenaShiuPsoriazaZef PllumiNjësitë federative të GjermanisëLista e liqeneve në KosovëLista e vendeve sipas sipërfaqesEuthanasiaEdi RamaZambaku shqiptarMjedisi natyrorHënaNorvegjiaFazat e detitDrogaEmra pellazgëÇifteliaGjethjaSemundja e malariasBallkani PerëndimorRryma elektrikeInfeksioni seksualisht i transmetueshëmPaneli diellorIslamiLumi i BunësKarnavalet brazilianeDemografia e KosovësBusullaAngliaGravitetiLista e vendeve sipas kodeve ndërkombëtare telefonikeQelizat staminaleTeoria e probabilitetitGjeografia e ShqipërisëRrno vetëm për me tregueLista e këngëtarëve të muzikës populloreHormonetBetametazoniLufta e ÇanakalasëÇrregullime mendore të diagnostifikuara në fëmijëriFotosintezaVera (stinë)Instrumenti muzikorEklipsiPozicioni mashkulli-sipërPinguiniAriuMetaletGreqia e lashtëKarnavaletPenisi i njeriutKrujaPlisi (lashtësi)Egjipti i lashtëShenjat astrologjikeRomeo dhe ZhuljetaAutobiografiaStambolliEkonomia e ShqipërisëMalet e SharritKrimet e regjimit komunist në ShqipëriButrintiTretësiratEposi i kreshnikëveShqipëria OsmaneAbdyl FrashëriOrhaniNepotizmiPashkëtBifurkacioniJeleku🡆 More