Kroi i Kalasë i njohur edhe si Çeshmja e qytetit dhe Çeshmja afër kalasë është një monument i trashëgimisë kulturore që ndodhet afër Kalasë së Vushtrrisë në qytetin e Vushtrrisë.
Besohet se kjo çeshme është ndërtuar në shekullin e XVIII nga Hajredin Pasha, prandaj shpesh këtë çeshme në të kaluarën e kanë quajtur edhe me emrin “Çeshmja e Hajredin Pashës”. Kjo çeshme ka një koritë (një lloj ene e madhe nga guri, në të cilën rezervohet një sasi e caktuar e ujit) e punuar nga guri i latuar dhe i vendosur në tokë si dhe ka një parmak hekuri.
Përveq këtij kroi vendasit e këtij qyteti flasin edhe për 37 kroje publike që dikur kishte në Vushtrri. Krojet shtriheshin duke filluar që nga Kisha ortodokes e Shën Ilisë (afër Urës së Hekurit) e deri te Ura e Gurit, si p.sh: Te kisha ortodokse, te parku, te kalaja, te furra e bukës së çarshisë, të hamami, te ndërtesa e ish-Entit komunal për Çështje Sociale, te xhamia e çarshisë, te Mulliri i Nevzatit, etj. Uji që rrjedhte nga këto kroje ishte i pastër dhe në sasi të madhe. Nga 37 çeshme, deri më sot kanë arritur të mbijetojnë vetëm tri prej tyre, duke përfshirë këtē çeshme afër kalasë, pastaj çeshmja e xhamisë së çarshisë si dhe çeshmja te Mulliri i Nevzatit.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Kroi i Kalasë në Vushtrri, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.