Komuna E Likovës

Komuna e Likovës gjendet në veri të Republikës së Maqedonisë e cila shtrihet në sipërfaqe prej 270 km2, me 27.085 banorë, me 22 vendbanime prej të cilëve 11 fshatra fushore, 11 fshatra malore, kurse popullata kryesisht është shqiptare.

Gjendeni te artikulli Komuna e Likovës. Për shprehjet e ngjashme në shkrim, kuptim apo tingëllim, shikoni këtu.
Komuna e Likovës

Gjeografia

Komuna e Likovës ka një pozitë të përshtatshme gjeografike si për zhvillim me sukses të bujqësisë dhe blegtorisë ashtu edhe për zhvillimin e marrëdhënieve tregtare ndërkufitare me Kosovën dhe Serbinë. Vendbanimet e komunës së Likovës shtrihen në një vi rrëzë malore të gjatë rreth 30 km ose në një vi kufitare 35 km nga të cilat 5 km janë vi kufitare me Preshevën dhe të tjerat me Kosovën. Nga të gjitha fshatrat e komunës vetëm fshati Opajë është fshat fushorë.

Demografia

Kombet
Shqiptarë 97.42%
Serbë 1.37%
Maqedonas 0.63%
Boshnjakë 0.02%
Të tjerë 0.56%

Sipas regjistrimit të vitit 2002 në Komunën e Likovës jetojnë 27 058 banorë nga të cilët 97.42% janë shqiptarë.

Popullata shqiptare e komunës së Likovës është e vendosur në 23 fshatra nga të cilët: Allashec, Bellanoc, Dumanoc, Gllazhnjë, Izvor, Hërkoc, Runicë, Strazhë, janë fshatra të cilët kanë numër të vogël banorësh që përbëjnë rreth 5% të popullatës së komunës dhe pothuaj se janë të shuara. Popullata më së shumti është përqendruar në fshatrat: Hotël, Likovë, Llojan, Mateç, Nikushtak, Opajë, Orizare, Ropalcë, Vishticë, Sllupçan dhe Vaksincë. Fshati Sllupçan është fshati më i banuar në këtë komunë.

Ekonomia

Popullata e komunës së Likovës më së shumti merret me bujqësi dhe blegtori. Gjendja ekonomike e qytetarëve të komunës së Likovës u rëndua pas konfliktit të vitit 2001 ku si rezultat i përleshjeve të armatosura mes pjestarëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe pjestarëve të policisë dhe Armatës së Republikës së Maqedonisë u rrënuan shumë shtëpi, xhamia, objekte afariste dhe u shkatërrua në masë të madhe edhe ajo pak infrastukturë që ishte. Pas përfundimit të konfliktit të armatosur u dhanë shumë premtime se do të investohet në këtë komunë por një gjë e tillë nuk ndodhi. Rëndimi gjithnjë e më i madh i gjendjes ekonomike rezultoi që pas liberalizimit të vizave për Maqedoninë, në muajt shkurt-mars të viti 2010 të paraqitet fenomeni i shpërnguljes masive të qytetarëve të komunës së Likovës për në vendet e Evropës Perëndimore.Më së shumti emigruan në Belgjikë ku sipas deklaratës së ambasadorit të Belgjikës në Shkup, Mark Mishellson, "Numri i azilkërkuesve nga Maqedonia vetëm gjatë muajit shkurt ka arritur në 349 persona dhe kjo është 50 përqind më shumë se tërë vitin e kaluar".

Historia

Likova edhe më herët njihej si komunë në ish sistemin Jugosllav por për shkaqe politike, meqë popullata ishte shumicë shqiptare iu kanë larguar privilegjet e komunës duke e vendosur nën udhëheqjen e komunës së Kumanovës.

Politika

Qytete 0
Fshatra 23
Bashkësi Lokale 18
Dita e komunës 2 maji

Komuna e Likovës që nga themelimi i saj është udhëhequr nga kater mandatues politikë. Momentalisht kryetar i Komunës së Likovës është përfaqësues nga partia Bashkimi Demokratik për Integrim (shkurt: BDI) [[Erkan Arifi) i cili si kryetar i komunës u zgjodh në zgjedhjet lokale të vitit 2017 duke mundur kundërkandidatë nga Demokracia e Re dhe Partia Demokratike Shqiptare.

Personalitete

Vendbanimet

Komuna e Likovës i përfshin këto vendbanime:


Shiko edhe

Lidhje të jashtme

www.komunaelikoves.com http://www.facebook.com/profile.php?id=100000508771278

Tags:

Komuna E Likovës GjeografiaKomuna E Likovës DemografiaKomuna E Likovës EkonomiaKomuna E Likovës HistoriaKomuna E Likovës PolitikaKomuna E Likovës PersonaliteteKomuna E Likovës VendbanimetKomuna E Likovës Shiko edheKomuna E Likovës Lidhje të jashtmeKomuna E Likovës

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

MikroorganizmatPjesët përbërëse të kompjuteritAventurat e Nils Holgersson (anime)MedeaArtriti ReumatologjikIlir Shaqiri (këngëtar)KrujaOraNeil ArmstrongPenisiAriuNënë TerezaKafshëtThyesaKontaminimi i tokësNumri i thjeshtëÇifteliaCilindriMuji dhe HaliliLista e vendeve sipas kodeve ndërkombëtare telefonikeTargat e automjeteve të KosovësTurizmiPjesët e ligjëratësSëmundjet e trashëgueshmeËndrraTokat, bota bimore dhe shtazore në EvropëVrima e zezëKëshilli i EvropësMuzika shqiptareMevludiShenjat e qarkullimit rrugorTurizmi në ShqipëriGjon KastriotiEnergjia elektrikeShqipëriaKrimet e regjimit komunist në ShqipëriDeklarata e 9 MajitJaponiaLepuri i bardhëAli Pashë TepelenaKinaBashkimi SovjetikMjedisi i ShqipërisëMitologjia grekeGalileo GalileiKastriotëtSpanjaAmfiteatri i DurrësitKalaja e PetrelësMuri i Madh KinezTrupi i njeriutBurreliBernardin PalajLekë DukagjiniHistoria e BallkanitPirja e duhanitBurimet natyroreLënda djegëse fosileProbabilitetiKurban BajramiLista e lumenjve në KosovëUrbanizimiSali BerishaMutacioniParahistoriaSkeleti i njeriutLëvizja Nacional-ÇlirimtareBashkim JashariLumi i BunësGjuha standardeMjedisi natyrorLufta e vitit 2001 në MaqedoniPopullsia botërorePërcaktoriPushtimi rus i Ukrainës në 2022Faqja kryesoreFotosintezaNatriumiLeje Drejtimi🡆 More