Blegtoria

Blegtoria është një nga dy degë kryesore të bujqësisë, e cila merret me kultivimin e kafshëve shtëpiake, më qëllim të përfitimit të të mirave materiale për të ushqyerit e njerëzve, lëndëve të para të ndryshme, plehut të stallës etj..

Shkenca mbi blegtorinë quhet Zooteknika e cila studion prejardhjen dhe evolucionin e kafshëve shtëpiake, mënyrat e kultivimit, rregullat e shumëzimit, të ushqyerit e drejtë të tyre, mënyrat e vlerësimit, zgjedhjen e kafshëve për riprodhim, kujdesin dhe shfrytëzimin e tyre, si dhe karakteristikat e racave, llojeve dhe linjave.

Blegtoria
kultivimi i kafshëve

Degët e blegtorisë

  • Gjedhëtaria - Gjedhëtaria është disiplina më e rëndësishme e blegtorisë. Merret më kultivimin e gjedheve (lopëve, mëshqerrave, demave, viçave dhe qeve). Gjedhi si kafshë shtëpiake jep prodhime mjaftë të çmueshme, si: mishin, qumështin, lëkuren, qimet, plehun etj. Si lëmi e blegtorisë është e zhvilluar në ato vende që kanë sipërfaqe të mëdha të livadheve dhe kullotave. Gjedhëtaria, apo thënë më mirë, gjedhet mund të ndahen në tipin qumështor, tipin mishatak dhe të kombinuar mish – qumësht. Shtetet më numër më të madh të gjedheve në botë janë: India, SHBA, Kina, Argjentina etj.
  • Dhentaria - Delja si kafshë shtëpiake është mjaftë e rëndësishme, sepse nga ajo merren prodhime mjaftë të çmueshme për të ushqyerit e njeriut dhe veshmbathjen e tij. Delet janë kafshe të tipit ripërtypës që materiet ushqyese të marra i shndërrojnë në prodhime mjaftë të çmueshme, si qumësht, mish e lesh, si dhe prodhime sekondare mjaftë të çmueshme, lëkurë, gëzofë, pleh etj. Delet zakonisht kultivohen në ambient të hapur (kullot), në përjashtim të racave të specializuara për prodhimtari të qumështit. Në dhentari aplikohet sistemi intensiv dhe ai ekstensiv i mbarështimit.
  • Shpendaria - Shpendaria është disiplinë e blegtorisë e cila merret më mbarështimin e shpendëve, me qëllim të përfitimit të mishit, vezëve dhe puplave. Shpendët kryesisht kultivohen në sistemin intensiv, por nuk përjashtohet edhe mundësia e mbarështimit në sistemin ekstensiv.
  • Derrëtaria ose Derrëria është lëmi e blegtorisë, e cila merret më mbarështimin e derrit si kafshë shtëpiake, me qëllim të përfitimit të mishit, yndyrës, lëkurës dhe qimeve. Si lëmi më e zhvilluar është në vendet më bujqësi intensive, në përgjithësi në zonat urbane dhe afër zonave industriale ushqimore. Si lëmi është mjaftë mirë e zhvilluar në: Kinë, ShBA, Brazil, Rusi etj..
  • Bletaria - merret me rritjen e bletëve me qëllim që prej tyre të përfitohet mjalti, propolisi, qumështi i bletës, dylli, etj. Me një fjalë bletaria paraqet një tërësi të dijeve dhe mjeshtërisë për rritjen e bletëve.
  • Mbarështimi i kuajve - Kjo lëmi merret më kultivimin e kalit si kafshë shtëpiake. Ndahet në:
  1. Mbarështimin e kuajve për kalërim
  2. Mbarështimin e kuajve për pesha të lehta
  3. Mbarështimin e kuajve për pesha të rënda (tërheqje).
  • Mbarështimi i dhive - Lëmi i dhive merret më kultivimin e dhisë si kafshë shtëpiake dhe shfrytëzimin e tyre në përfitim të qumështit dhe mishit si prodhime primare dhe të lëkurës, qimeve e plehut, si prodhime sekondare. Si lëmi është mjaft e ngjashme dhe e përafërt më dhentarinë. Vendet më të përshtatshme për kultivimin e kësaj kafshe janë ato vende që kanë sipërfaqe më të madhe të kullotave dhe livadheve dhe burime të shumta të ujit cilësor. Shtetet me numër më të madh të dhive në botë janë: Australia, Zvicra, Argjentina, Zelanda e Re, India, Spanja etj..
  • Akuakultura është kultivimi i organizmave ujorë, përfshirë peshqit, molusqet, gaforret dhe algat. Rritja përfshin një formë ndërhyrjeje (p.sh. hedhja artificiale, ushqimi, mbrojtja nga grabitqarët) në procesin e mbarështimit me qëllim të përmirësimit të prodhimit, si dhe pasurisë së një personi fizik ose juridik mbi një plantacion mbarështues.

Drejtimet

Blegtoria ndahet ne dy drejtime:

  • gjithëpërfshirëse dhe
  • intensive

Blegtoria gjithëpërfshirëse nuk ka baza ushqyese të nevojshme, gjersa blegtoria intensive ka përhapje më të madhe. Ajo ka ushqim të nevojshëm dhe kujdesin e mjaftueshëm.

Shih edhe

Literatura

  • Saltini, Antonio. Storia delle scienze agrarie, 4 vols, Bologna 1984–89, ISBN 88-206-2412-5 .
  • Juliet Clutton-Brock. The walking larder. Patterns of domestication, pastoralism and predation, Unwin Hyman, London 1988.
  • Juliet Clutton-Brock. Horse power: a history of the horse and donkey in human societies, National history Museum publications, London 1992.
  • George Fleming; Guzzoni, M. Storia cronologica delle epizoozie dal 1409 av. Cristo sino al 1800, in Gazzetta medico-veterinaria, I–II, Milano 1871–72.
  • Hall, S; Juliet Clutton-Brock. Two hundred years of British farm livestock, Natural History Museum Publications, London 1988.
  • Janick, Jules; Noller, Carl H.; Rhyker, Charles L. The Cycles of Plant and Animal Nutrition, in Food and Agriculture, Scientific American Books, San Francisco 1976.
  • Manger, Louis N. A History of the Life Sciences, M. Dekker, New York, Basel 2002.

Referime

Lidhje të jashtme

Tags:

Blegtoria Degët e blegtorisëBlegtoria DrejtimetBlegtoria Shih edheBlegtoria LiteraturaBlegtoria ReferimeBlegtoria Lidhje të jashtmeBlegtoriaZooteknika

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Stema e ShqipërisëZvarranikëtJeronim de RadaKallëzuesiLista e liqeneve në ShqipëriLogopediaDiabetiKosova dhe bukuritë e sajLindja e parakohshmePiter PanMultimediaTestosteroniVullkaniBektashiEnzimatShtetet e Bashkuara të AmerikësDioklecianiVjosaRomeo VeshajLëkuraHistoria e DurrësitLidhëza bashkërenditëseProblemet mjedisore në ShqipëriVenusiDita e ÇlirimitBateriaVitamina CPinguiniAsteroidetFjalë të urtaParku Kombëtar Shebenik-JabllanicëKitaraLudwig van BeethovenKëshilli EvropianNamazi i SabahutShtatë mrekullitë e botësUltësira Perëndimore e ShqipërisëOksigjeniForca e Sigurisë së KosovësAjriElefanti afrikanVeshkaLiqeni i OhritNdikimi i njeriut mbi floren dhe faunenMiguel de CervantesShpella e GadimësNarcisizmiEnergjia e ripërtëritshmeOrkestra simfonikeÇrregullimi bipolarZana e malitUrani (planet)AtomiShëndetiNdarja administrative e ShqipërisëHamletiGjirokastraSkënderbeuFluturaBeteja e KosovësEpoka para gjyqitTulipaniDielliDendësiaTurqiaLetërsia e vjetër shqiptareKalatë e ShqipërisëTë drejtat e njeriutLista e personaliteteve shqiptareShkencaFrancaEpilepsiaEkonomia e ShqipërisëKompjuteriKostandin KristoforidhiRacizmiArtriti ReumatologjikPsoriaza🡆 More