Islami Në Ulqin

Islami është feja më e ndjekur në Ulqini, qytet në Mal të Zi.

Sipas censusit të popullsisë së vitit 2011, në Komunën e Ulqinit jetonin 14,308 myslimanë (ose 72% e popullsisë), ndërsa vetëm në qytetin e Ulqinit jetonin 7,297 myslimanë (ose 68% e popullsisë).

Islami Në Ulqin

"Uratë për bekimin e kësaj kështjelle
E bekoftë Perëndia këtë kështjellë të Islamit buzë detit
Dhe ta mbajë nën pushtetin mysliman deri në Gjyqin e Ditës së Mbrame
Këto shtylla të larta me taben sikur trupi me shpirtin
Janë vepër e fuqisë së Zotit dhe të bamirësisë së tij
O i pafuqishëm, lutu për këtë Kala të Islamit
Të cilës në emër të vërtetësisë ia thashë këtë kronogram
“Çeli gonxhja e trëndafilit”
Viti 1130 hixhërinj"

Mbishkrim në Kalanë e Ulqinit

Historia

Pasi Ulqini u bë pjesë e Perandorisë Osmane në korrik të vitit 1571, popullsia e krishterë pothuajse tërësisht mungonte në Ulqin. Një pjesë u largua nga qyteti, ndërsa pjesa tjetër e banorëve përqafoi fenë islame. Në vitin 1614 Ulqini kishte treqind shtëpi, e në vitin 1646 trajtohet si një vendbanim plotësisht mysliman. Kalaja e Ulqinit ishte e pajisur plotësisht nga osmanët në fund të shekullit të XVI. Në të ishin të vendosur shtëpitë e dizdarëve dhe ushtarëve, përfaqësuesve të sundimit dhe gjygjësorit, pjesërisht dhe shtëpitë e qytetarëve. Kalaja kishte edhe një xhami, hambarë, cisterna për ujë, depon për armë dhe municione, dhe objekte të tjera.

Pasi Ulqini u bë pjesë e Principatës së Malit të Zi në vitin 1880, në krye të Myftinisë së Mali të Zi u vendos Haxhi Salih efendi Huli nga Ulqini. Në këtë kohë në Ulqin gjendej dhe zyra e kadiut, si dhe tre mejtepe (dy për djem, një për vajza).

Objektet islame

Xhamitë

Islami Në Ulqin  Për më shumë informacione shikoni artikullin Xhamitë e Ulqinit

Xhamitë e para u ndërtan gjatë periudhës osmane, e para e cila ishte Xhamia e Meterizit. Në regjistrimin e pronave të vakëfit të vitit 1888 në territorin e Ulqinit, si dhe në rrethinën e ti kishte 12 prona të vakëfit: 11 xhami (Xhamia e Qytetit, Xhamia e Pashës, Xhamia e Meterizit, Xhamia e Ranës, Xhamia e Mezgjahut, Xhamia e Kryepazarit, Xhamia e Lamit, Xhamia e Merasë, Xhamia e Bregut, Xhamia e Kollomzës, Xhamia e Zogajve) si dhe mejtepi “Fejzije”, me 2.385 rrënjë ullinj, 37 rallë toke dhe 17 shtëpi, duke i llogaritur edhe dyqanet me 4 bahçe. Në Komunën e Ulqinit gjenden 26 xhami, ku vetëm në në qytetin e Ulqinit gjenden 6 xhami aktive: Xhamia e Lamit (1689), Xhamia e Pashës (1719), Xhamia e Nazmazgjahut (1728), Xhamia e Kryepazarit (1749), Xhamia e Bregut (1783) dhe Xhamia e Detarëve (1798).

Objektet tjera

Sahat Kulla e Ulqinit u ndërtua në vititn 1754. Në Ulqinin osman ekzistonin 11 tyrbe, ku vetëm katër janë ruajtur. Ndër më të njohurat janë Tyrbja e Fanëve dhe Tyrbja e Murat Dedesë.

Galeria

Shiko dhe

Referimet

Tags:

Islami Në Ulqin HistoriaIslami Në Ulqin Objektet islameIslami Në Ulqin GaleriaIslami Në Ulqin Shiko dheIslami Në Ulqin ReferimetIslami Në UlqinIslamiKomuna e UlqinitMali i ZiMyslimaniUlqini

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

CilindriSistemi diellorSyfyriKromozomiForca e Sigurisë së KosovësBeteja e KosovësHIV/AIDSKuzhina shqiptareDita e TokësEpilepsiaLista e vendeve sipas sipërfaqesNdarja administrative e ShqipërisëLetërsia romantike shqiptareLista e filmave të ShqipërisëBeratiAbetarja shqipeNdotja akustikeHidrokarburetKulla e Sahatit, KavajëMasaPunaHekuriTretjaRryma elektrike alternativeKombëtarja shqiptare e futbollitKultura e ShqipërisëAziaMbreti Zogu IDasma shqiptareMatematikaMusine KokalariNjohja ndërkombëtare e KosovësHistoria e arteveKuvendi i VlorësPelikani kaçurrelSistemi i frymëmarrjesLetërsia e Rilindjes EvropianeOrganizata e Kombeve të BashkuaraDante AligieriSimboliPiratetAlbert AjnshtajniShkencaNdërtimi i brendshëm i TokësKongresi i VjenësWolfgang Amadeus MozartDisneylandNoizyBaza e të dhënaveBashkimi EvropianVitamina CJudaizmiPërparim KaboBlerim DevolliHistoria e KuranitMarrëdhënia seksualeEnver HoxhaTeknologjiaFizikaAnkthiTeatri në ShqipëriNacionalizmiItaliaFibrat optikePërfaqësuesja kosovare e futbollitBarack ObamaGjeografia e AndorrësKalaja e PrizrenitMotiFaik bej KonicaAbdesiSuediaRekordet Botërore GuinnessNjësitë administrative të AndorrësUltësira Perëndimore e ShqipërisëAdoleshencaMbrojtja e mjedisitBullgaria🡆 More