Dr.
sc. Hamdi Gashi lindi më 1 korrik të vitit 1945 në Mramor të komunës së Prishtinës.
Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen (bujqësore) në Prishtinë. Studimet e rregullta dhe pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Bujqësisë të Universitetit të Novi Sadit, ku paraqiti edhe tezën e doktoraturës, të cilën për shkak të diferencimit politik, nuk arriti ta përfundonte. Doktoroi në Universitetin Bujqësor të Tiranës.
Hamdiu ishte punonjës shkencor në Institutin për Hulumtime Shkencore në Bujqësi në Pejë, gjithashtu ishte mësimdhënës në Lypjan, inspektor dhe nëpunës i lartë i bujqësisë pranë KK të Prishtinës dhe KAI "Agrokosova".
Në vitin 1977, zgjedhet asistent në Fakultetin e Bujqësisë të Universitetit të Prishtinës. Përjashtohet nga puna për shkaqe politike, por kthehet sërish në vitin 1992.
Në vitin 1995 zgjedhet në thirrjen e ligjëruesit për lëndën Pedologji me Agrogjeologji, ndërsa në vitin 1997 zgjedhet prodekan i Fakultetit të Bujqësisë.
Ishte bashkautor tekstesh dhe projektesh shkencore e punuese.
Profesor Hamdi Gashi u vra nga forcat ushtarako-policore serbe në 19 prill 1999.
Ky article është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Hamdi Gashi, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.