Grete Mostny

Grete Mostny (17 shtator 1914 – 15 dhjetor 1991) ishte një çifute austriake e cila u bë një udhëheqëse e antropologjisë kiliane.

Ajo u lind në Austri, por duhej të largohej për shkak të ngritjes në pushtet të nazistëve. Ajo shkoi në Belgjikë për të përfunduar studimet e saj, para se të nisej për në Kili. Në fund të luftës, ajo u ftua përsëri në Austri, por preferoi që të bëhet një kiliane e natyralizuar. Ajo udhëhoqi një numër të hulumtimeve arkeologjike si dhe Muzeun Kombëtar Kilian të Historisë Natyrore.

Jeta

Mostny lindi në Linz në 1914. Ajo u regjistrua në Universitetin e Vjenës, por asaj i duhej të lë vendin dhe studimet në vitin 1937 për shkak të ngritjes në pushtet të nazistëve. Ajo deri në atë kohë kishte përfunduar disertacionin e saj në rrobat e Egjiptit të lashtë dhe një pjesë të provimeve të saj, por asaj i duhej të kompletojë doktoraturën e saj në Bruksel, në Belgjikë, në vitin 1939. Ajo kishte marrë tashmë pjesë në kërkimet arkeologjike, edhe në Luxor edhe në Kajro të Egjiptit. Ajo u largua me të vëllanë e saj, Kurt, dhe nënën e saj në Kili. Kili pranoi një numër të madh të refugjatëve gjerman në vitin 1939. Në Kili, tashmë ishte formuar një komunitet i rëndësishëm gjerman, por kjo ishte gjithashtu një burim i anti-simitizmit.

Në fund të luftës, ajo ishte e ftuar përsëri në Austri, por ajo ka preferuar që të bëhet një kiliane e natyralizuar në vitin 1946.

Ajo udhëhoqi një numër të madh të kërkimeve arkeologjike në Amerikën e Jugut. Në vitin 1954 ajo ishte e përfshirë kur muzeu i saj mori në dorëzimi Mumjen Plomo. Kjo mumje ishte mbetja e një fëmije që gjendej në mal, ku ishte sakrifikuar nga Inkasit.

Mostny mori nga Humberto Fuenzalida Villegas (es) dhe e udhëhoqi Muzeun Kombëtar Kilian të Historisë Natyrore në Santiago nga viti 1964 deri në vitin 1982.

Mostny vdiq nga kanceri në Santiago, në vitin 1991.

Trashëgimia

Universiteti i Vjenës në regjistrin e të dhënave të saj të biografisë e mban si një studente të dëbuar dhe viktimë e Nazizmit. Universiteti jep një çmim për disertacion në nder të Grete Mostny. Çmimin është për një disertacion në fakultetin e Studimeve Historike dhe Kulturore dhe atë e ka dhënë që nga viti 2013. Disertacioni i Mostny është ruajtur në formë qeramike në një minierë kripe në Hallstatt.

Referime

Tags:

AustriakKiliaÇifutët

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

RumaniaPiratetGjermaniaXha GorioTokaAlpet ShqiptareGjenetikaEkonomiaStatistikaDita e TokësPelikani kaçurrelShtetiBraktisja e shkollësSaturniNevruziIliadaQeveria e Përkohshme e ShqipërisëHarry Potter dhe Guri Filozofal (libri)Abetarja shqipePerandoria OsmaneProzaLuljaLidhëzaStresiMali i KorabitEnergjia e ripërtëritshmeKarbohidratetHolokaustiFaik bej KonicaNjeriuRoma e lashtëKoordinatat gjeografikeAdem JashariTermocentraliFibrat optikeAfrikaTurizmiEgjipti i lashtëPolianaZeqatiEuroDon Kishoti i MançësPlaku dhe detiMatjaLista e fjalëve në IslamRadha e veprimeve matematikoreDelfiniMarrëdhëniet e jashtme të ShqipërisëLumiTretësiratQeni i SharritLufta e Dytë BotëroreUji i PijshëmOlta GixhariRilindja Kombëtare ShqiptareSkeleti i njeriutRripi i KuiperitLista e shkencëtarëve njëqindvjeçarëRrethiTrombocitiMetriSëmundja e LeukemisëMitrush KuteliKushtetutaHistoria e fesë islameDita e mësuesitViolinaKallëzuesiInteligjencaForca e rëndesësAlgjebraMbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës së VeriutHebrenjtëShqipëria nën pushtimin italian (1939–43)StreptokoketHans Kristian AndersenReaksioni i zëvendësimitTigri🡆 More