Gjeografia e Kamerunit
N I G E R I A Ç A D I REPUBLIKA QENDRORE AFRIKANE REP. KONGO GABONI G. EKUT. G.E. JAOUNDË Oqeani Atlantik Liq. Çad |
redaktoni hartën |
Kameruni ndodhet në Afrikën perëndimore me dalje në oqeanin Atlantik në mes të Guinesë Ekuatoriale dhe Nigerit.
Sipërfaqja e përgjithshme e Kamerunit është 475.440 km2 (rreth 16 herë më e madhe se Shqipëria), nga e cila 6.000 km2 janë ujë. Kameruni shtrihet rreth koordinatave gjeografike 6 00 V, 12 00 L.
Kameruni ka një bregdet të gjatë 402 km në gjirin e Biafra-së dhe vijë kufitare 4.591 km që e ndanë atë nga : Republika Qendrore Afrikane 797 km, Çadi 1.094 km, Republika e Kongos 523 km, Guineja Ekuatoriale 189 km, Gabonia 298 km, Nigeria 1.690 km.
Klima e Kamerunit varet shumë nga relievi përgjatë bregdetit është tropike ndërsa në veri sundon një klimë e thatë shkretëtire.
Relievi e Kamerunit është me terrene të shumëllojshme, me rrafshnalta bregdetare në jugperëndim e të shpërndara në pjesën qendrore ndërsa pjesa perëndimore e relievit është teren malorë dhe me fusha në veri. Pika më e ultë e relievit është 0 m përgjatë bregdetit dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 4.095 metrave në vendin e quajtur "Fako" në malin Kamerun (ang. : Mount Cameroon), në përmendim të kryeqytetit, përgjatë vijës bregdetare.
Si pasurit natyrore të Kamerunit sipas CIA-Factboock llogariten të jenë : Vajguri, Boksiti, Hekuri (Fe), Pyjet (druri) dhe Prurja e ujit. Si tokë e punueshme llogaritet të jetë diku 12,81 % e sipërfaqes së vendit.
Ky artikull në lidhje me gjeografinë e Afrikës është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Gjeografia e Kamerunit, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.