Drita Reka-Gërmizaj

Drita Reka-Gërmizaj (1952-2001) ishte njëra ndër të parat folëse (spikere) të lajmeve të Televizionit të Prishtinës, që nga transmetimet e para në vitin 1974.

Në TV Prishtina punoi deri me mbylljen e këtij televizioni nga, forcat serbe më 1990. Kështu, duke dëbuar dhunshëm të punësuarit nga vendi i punës.

Biografia

U lind në Kumanovë më 18 nëntor 1952. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në Shkup, si gjenerata e parë e gjimnazit “Zef Lush Marku” të Shkupit (1970). Studioi Mjekësinë dhe Gjuhën Angleze në Universitetin e Prishtinës.

Veprimtaria

Drita Reka-Gërmizaj, përveç që punoi në TV Prishtina ajo një kohë punoi edhe në TV ERA të Shkupit, duke ndihmuar në krijimin e gjeneratës së re të folësve televizivë në gjuhën shqipe në Maqedoni. Po ashtu ajo paraqitej si folëse dhe gazetare televizive. Storiet që duhet veçuar përfshijnë ato për Kongresin e Alfabetit të Gjuhës Shqipe të Manastirit, (me rastin e 80 vjetorit); për kineastët Vellezërit Manaki nga Manastiri. Reka-Gërmizaj udhëhiqte ngjarje të rëndësishme dhe shkruante artikuj nëpër revista të ndryshme të grave.

Drita Reka-Gërmizaj ishte laureate e katërfishtë e çmimit prestigjioz jugosllav për folës televiziv “Goedana Boetti” si dhe fituese e çmimit “Mikrofoni i Artë” të Radio Prishtinës. Në shenjë kujtimi për veprën e saj, pas luftës së 1999 në Kosovë, Radio Televizioni i Kosovës (RTK) inauguroi Çmimin Vjetor për folës televiziv “Drita Gërmizaj.” Ndërkaq Kuvendi i Komunës së Prishtinës në vitin 2015 emëroi me emrin e saj një rrugë në kryeqytetin e Kosovës.

Vdiq në Prishtinë, më 10 shkurt 2001.

Referime

Tags:

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

KrujaNdotja e ujitLepuriMuri i Madh KinezLista e lumenjve në ShqipëriDështimi i zhvillimit të fetusit (Aborti)Shiu acidikMamuthiNjësia matësePopullsia botëroreBiosinteza e proteinavePogradeciTrekëndëshi i BermudësVetëtimaMasturbimiEmpatiaShpyllëzimiSistemi nervorSpondiliartrozaAlbert AjnshtajniHomeriShenjat astrologjikePërrallaVlerësimi i nxënësveEpitetiËndrraMali i DajtitFeja në ShqipëriKostandin KristoforidhiRrezet ultravjollcëAtomiShpallja e Pavarësisë së KosovësZbulimi i zjarritNeptuniFyelliLimfocitiMuji dhe HaliliPeshkaqeniPenisi i njeriutAntigona (mitologji)MatematikaUjiHomonimetKonventa për të Drejtat e FëmijësSëmundjet e zemrësRevolucioni i dytë industrialAlbin KurtiPiter PanFustanellaJudaizmiEnergjia potencialeDerivatiMetaforaLista e shteteve të EvropësLetërsia e vjetër shqiptareElefantiZënia e Diellit (Eklipsi)KafshëtLindja e parakohshmeVolejbolliBunkerët në ShqipëriPashallëku i ShkodrësShenjat e Urdhërave të PreraHistoria e ÇamërisëRusiaSamir ManeDializaADNPiramidat e EgjiptitTrëndafiliLista e vendbanimeve ilirePozita gjeografike e ShqipërisëReal Madrid C.F.ToskërishtjaMona LizaRilindjaHormonet e gjëndrave mbiveshkore🡆 More