42°00′N 19°23′E / 42.00°N 19.39°E / 42.00; 19.39
Vau i Dejës |
---|
Bashkia Vau Dejës është një bashki në Rrethin e Shkodrës në Shqipëri.
Bashkia e Vau Dejës bën pjesë në Qarkun e Shkodrës, me distancë 20 km nga Shkodra, 92 km nga Tirana dhe 81 km nga Aeroporti i Rinasit. Ajo ka një sipërfaqe prej 468 km² ku 10 465 ha janë tokë bujqësore.
Bashkia Vau Dejës kufizohet në veri dhe në perëndim me Bashkinë e Shkodrës, në lindje me Bashkinë Fushë-Arrëz ndërsa në jug me Bashkitë Pukë dhe Lezhë.
Ajo përbëhet nga 6 njësi administrative me një popullsi prej 50 130 banorë, konkretisht: Vau Dejës me 13 035 banorë, Bushat me 24 200 banorë, Vig-Mnelë me 2 177 banorë, Hajmel me 6 300 banorë, Temal me 2 520 banorë dhe Shllak me 1 899 banorë.
Me ndarjen e re administrative në vitin 2015, Bashkia ka nën administrimin e saj qytetin e Vau Dejës dhe 47 fshatra.
Aktivititeti kryesor ekonomik është bazuar në bujqësi dhe blegtori, biznesi i vogël dhe shërbimet.
Bashkia Vau Dejës gjithashtu ka një zhvillim në sektorin e prodhimit te energjisë ,me hidrocentralin e Vaut të Dejës, të Komanit, me HEC-et Ashta 1 dhe Ashta 2 .
Në Bashkinë Vau Dejës ndodhet dhe Landfilli rajonal I Bushatit, si pikë grumbulimi dhe përpunimi i mbetjeve për rajonin Shkodër-Lezhë.
Stampa:Bashkia Vau i Dejës
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Shqipërisë është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Bashkia Vau i Dejës, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.