Aston Martin

Aston Martin Lagonda Limited është prodhues Britanik i makinave të luksit, sportive dhe grand tour.

U themelua më 1913 nga Lionel Martin dhe Robert Bamford.

Aston Martin Lagonda Limited
LlojiKompani me aksionerë privatë
ISINGB00BFXZC448
IndustriaProdhim automobilësh
Themeluar nëLondër, 1913 (1913)
Themeluesi
  • Lionel Martin
  • Robert Bamford
Zyrat qendrore
Gaydon, Warwickshire
,
Angli, Mbretëria e Bashkuar
Zona e shërbimit
Në të gjithë botën
Njerëzit kyç
  • Ulrich Bez, Kryetar jo ekzekutiv
  • Andy Palmer, Drejtori i përgjithshëm
  • Marek Reichman, Drejtori i Projektimit
  • Hanno Kirner, Drejtori Financiar
ProdhimiAutomobilë
Fitimet474.3 milion GBP (2010)
Net income
7.6 milion GBP (2010)
OwnerPrestige Motor Holdings(39%)
Asmar (19%)
Primewagon (Jersey) Ltd (19%)
Adeem Investments (11%)
Daimler (5%)
DAR Capital (5%)
Sthewaz Automotive (2%)
Aksionerë të tjerë të vegjël (10%)
Numri i punëtorëve
1,250 (2010)
Subsidiaries
  • Aston Martin Racing (50%)
  • Lagonda (100%)
Faqja e internetitastonmartin.com

Firma në fillim u lidh me makinat e luksit grand tour në vitet 1950 dhe 1960, dhe me karakterin fiktiv James Bond pas përdorimit të modelit DB5 prej tij në filmin e vitit 1964 Goldfinger.

Kompania ka pasur një historik të lëvizshëm financiar, duke përfshirë edhe falimentin në vitet 1970, por gjithashtu ka shijuar një periudhë të gjatë suksesi dhe stabiliteti, nën pronësinë e David Brown, nga 1947 në 1972 dhe të Ford Motor Company nga 1994 deri në 2007.

Në mars 2007, një konsorcium investitorësh, i drejtuar nga David Richards, bleu 92% të Aston Martin për 479 milionë GBP, ku Fordi mbajti 40 milionë aksione. David Richards u bë kryetar i Aston Martin. Në dhjetor 2012, një Fond kapitali privat Italian Investindustrial firmosi një marrëveshje për të blerë 37.5% të Aston Martin, duke investuar 150 milionë GBP rritje kapitale.

Historia

Aston Martin 
Stema e vjetër e Aston Martin
Aston Martin 
Aston Martin 2-Litra 2/4-Seater Sports 1937

Themelimi

Aston Martin u themelua në 1913 nga Lionel Martin dhe Robert Bamford. Të dy bashkuan forcat si Bamford & Martin vitin e mëparshëm duke shitur makina të prodhuara nja Singer nga rrethinat në rrugën Callow në Londër, ku gjithashtu ata riparonin makinat e modeleve GWK dhe Calthorpe. Martin garonte në Aston Hill afër Aston Clinton, dhe çifti vendosi të prodhonte makinën e tyre. Makina e parë që u quajt Aston Martin u krijua nga Martin duke vendosur një motor katër cilindërsh Coventry-Simplex në shasinë e makinës së vitit 1908 Isotta-Fraschini.

Ata blenë ambiente në Henniker Mews në Kensington dhe prodhuan makinën e tyre të parë në mars 1915. Prodhimi nuk mundi të niste pë shkak të nisjes së luftës së parë botërore, dhe Martini iu bashkua Admirialiatit ndërsa Bamford Trupave të Ushtrisë. Të gjitha makineritë iu shitën Sopwith Aviation Company.

Vitet ndërmjet luftërave

Pas luftës, kompania u rithemelua në Rrugën Abingdon, Kensington dhe u krijua një makinë e re nën emrin Aston-Martin. Bamfordi u largua në vitin 1920 dhe kompania u rifreskua me fonde të reja nga Konti Louis Zborowski. Në 1922, Bamford & Martin prodhoi makina për të konkuruar në Grand Prix Franceze, e cila vazhdoi më tej duke vendosur rekorde shpejtësie dhe durueshmërie në Brooklands. Tre makina u krijuan për skuadrëm me motorë me 16-valvula me dy akse, ato u ndërtuan për të garuar dhe për të thyer rekorde: shasia numër 1914, më vonë u quajt Green Pea (bizelja jeshile); shasia numër 1915, makina e rekordeve Razor Blade (tehu i briskut); dhe shasia numër 1916, më vonë u quajt Halford Special.

Përafërsisht 55 makina u ndërtuan për shitje në dy konfigurime, shasi e gjatë dhe shasi e shkurtër. Kompania falimentoi në vitin 1924 dhe u ble nga Lady Charnwood, e cila vendosi djalin e saj John Benson në bordin drejtues. Kompania dështoi sërish në vitin 1925 dhe fabrika u mbyll në 1926, me Lionel Martinin në largim.

Më vonë po atë vit, Bill Renwick, Augustus (Bert) Bertelli dhe investitorë të tjerë të cilët përfshinin edhe Lady Charnwood morën kontrollin e kompanisë. Ata e riemërtuan atë Aston Martin Motors dhe e spostuan atë tek ish-fabrika e Whitehead Aircraft Limited në Feltham. Renwick dhe Bertelli patën partneritet disa vite më parë dhe kishin zhvilluar një motor 'OHC (boshti me gunga mbi cilindra) me 4 cilindra duke përdorur projektin e patentuar të Renwick për dhomën e djegies, të cilin e testuan në shasinë e një Enfield Allday. Makina e vetme "Renwick and Bertelli" e prodhuar, e quajtur "Buzzbox" e cila ende mbijeton.

Çifti kishte planifikuar ta shiste motorin e tyre tek prodhuesit e motorëve, por duke dëgjuar se Aston Martin nuk po prodhonte më ata kuptuan se mund të kapitalizoheshin me reputacionin e saj që të arrinin të prodhonin një makinë plotësisht të re.

Ndërmjet 1926 dhe 1937 Bertelli ishte edhe drejtues teknik edhe projektues i të gjithë makinave Aston Martin, të cilat njiheshin si "veturat Bertelli". Ato përfshinin 1½-litëshe "T-type", "International", "Le Mans", "MKII" dhe derivatët e saj të garave, "Ulster", dhe 2-litërshja 15/98 dhe derivatët e saj të garave, "Speed Model". Shumica ishin makina sportive 2 vendëshe të hapura me trup të projektuar nga vëllai i Bert Bertelli Enrico (Harry), dhe një numër i vogël makinash me shasi të gjatë dhe me 4 vende.

Bertelli ishte pilot konkurues i prirur për të garuar me makinat e tij, njëri nga pak pronarët/prodhuesit/pilotët që e bënin këtë. Makinat e skuadrës "LM" ishin shumë të suksesshme në garat kombëtare dhe ndërkombëtare duke përfshirë Le Mans dhe Mille Miglia.

Problemet financiare u rishfaqën në vitin 1932. Kompania u shpëtua për një vit nga L. Prideaux Brune para se t'ia kalonte Sir Arthur Sutherland. Në 1936, Aston Martin vendosi të përqëndrohej tek makinat e rrugore, duke prodhuar vetëm 700 deri sa Lufta e Dytë Botërore të ndalte punën. Gjatë luftës kaloi në prodhimin e pjesëve të avionëve.

Epoka e David Brown

Aston Martin 
1958 Aston Martin DB Mark III

Në 1947, prodhuesi i traktorëve David Brown Limited bleu kompaninë nën udhëheqjen e drejtorit menaxhues Sir David Brown "spëtuesi i saj i paslufte". Kompania gjithashtu bleu Lagondav po atë vit për motorin 2.6-litra i dizenjuar nga W. O. Bentley. Të dy kompanitë ndanë burimet dhe punishtet, duke çuar në serinë klasike të makinave "DB". Në 1950, kompania prezantoi modelin DB2, i ndjekur nga DB2/4 në 1953, DB2/4 MkII në 1955, DB Mark III në 1957 dhe makinën me stil Italian 3.7 L DB4 në 1958.

Ndërkohë që këto modele ndihmuan Aston Martin krijojë një origjinë të mirë garash, DB4 qëndroi jashtë dhe ishte themeli për modelin e famshëm DB5 në vitin 1963. Kompania i qëndroi besnike stilit të saj të ri "grand touring" me modelinDB6 (1965–70), dhe DBS (1967–1972).

Motorët me gjashtë cilindra të këtyre makinave nga viti 1954 deri në vitin 1965 u projektuan nga Tadek Marek.

Vitet 1970 ndryshimi i pronësisë

Kompania Aston Martin shpesh u trondit financiarisht. Në vitin 1972, firma u shit tek Company Developments, një konsorcium me bazë në Birmingham me kryetar William Wilson.

Kompania u rishit në vitin 1975 nga pranuesit e tij pas një falimentimi të mëtejshëm tek biznesmenët e Amerikës së Veriut, Peter Sprague dhe George Minden për £1.05 milionë. Një strategji e suksesshme çoi në rekrutimin e 360 punonjësve të rinj dhe, nga 1977, me një fitim tregtar prej £ 750,000. Pronarët e rinj shtyrë kompaninë në modernizimin e linjës së saj, duke prodhuar V8 Vantage në 1977, kabrioletën Volante në 1978, dhe modelin e veçantë të limituar të stiluar nga William Towns Bulldog në 1980. Towns gjithashtu stiloi modelin e ri futuristik Lagonda, bazuar në modelin V8.

Në vitin 1980 Aston-Martin kërkoi të blejë MG, duke planifikuar projektimin e modeli të ri dhe duke ofruar përfitimin e tyre në një model të 1981 përditësuar MGB. Përvetësimi kurrë nuk u zhvillua, pasi kompania u godit rëndë nga tkurrja ekonomike në fillim të viteve 1980. Shitjet në mbarë botën u tkurrën në tre makina në javë, duke bërë që kryetarët Alan Curtis, Sprague, dhe Minden të marrin në konsideratë mbylljen e prodhimit dhe të përqendrohen në shërbim dhe restaurim automobilësh. Në këtë pikë Curtis mori pjesë në eventin në vitin 1980 të sponsorizuar nga Stirling Moss, ku u takua me Viktor Gauntlett.

Vitet 1980 Victor Gauntlett

Gauntlett bleu 12.5% të aksioneve në Aston Martin për 500.000 £ nëpërmjet Pace Petroleum në vitin 1980, me Tim Hearley nga CH Industrials duke marrë një pjesë të ngjashme të aksioneve. Pace dhe CHI morën drejtimin si bashkëpronarë 50/50 në fillim të vitit 1981, me Gauntlett si kryetar ekzekutiv. Gauntlett gjithashtu udhëhoqi ekipin e shitjes, dhe pas disa zhvillimeve dhe publicitetit ajo u bë makina më e shpejtë 4-vendëshe në botë në prodhim, ai ishte në gjendje të shiste Aston Martin Lagonda në Oman, Kuvajti dhe Katar.

Në 1982, Aston Martin iu dha vula mbretërore e meritës nga Princi i Uellsit. Kompania e mban ende atë vulë.

Duke kuptuar se ajo do të donte disa kohë për të zhvilluar produkte të reja Aston Martin, ata krijuan një degë të shërbimit inxhinierik për zhvillimin e produkteve të automobilave për kompani të tjera. U vendos përdorimi i emrit të kompanisë së prodhimit të autobuzëve Tickford që Aston Martin kishte në pronësi që nga viti 1955, emër i cili ishte i lidhur tashmë me makina të cilësisë së lartë në perceptimin publik. Produktet e reja përfshinin Tickford Austin Metro, një Tickford Ford Capri madje edhe pjesë të brendshme për trenat Tickford, veçanërisht në pjesët e brendshme të Jaguar XJS. Megjithatë, shitjet e makinave të prodhimit ishin tani në një rekord të ulët të të gjitha kohërave prej 30 makinave të prodhuara në vitin 1982.

Tregu i naftës u ashpërsua, dhe Aston Martin kërkon më shumë kohë dhe investime, Gauntlett ra dakord për të shitur kompaninë e tij Hays/Pace tek Zyra e Investimeve të Kuvajtit në shtator 1983. Pasi Aston Martin kërkonte një investim më të madh, ai gjithashtu ra dakord të shesë aksionet në sipërmarrjen e tij tek importuesi amerikane dhe manjati i anijeve greke Pjetri Livanos, i cili investoi nëpërmjet kompanisë së tij me bashkëpronarë Nick dhe John Papanicolau, ALL Inc. Gauntlett mbeti drejtuesi i kompanisë AML e cila zotërohej në 55% të aksioneve nga ALL, ku Tickford mbeti si bashkëpunim 50/50 ndërmjet ALL dhe CHI. Marrëdhënja jo e thjeshtë përfundoi kur ALL kërkoi të blinte një pjesë më të madhe të aksioneve në AML; Pjesa e mbetur e aksioneve të CHI u shkëmbyen në mënyrë të tillë që CHI të merrte pronësinë e plotë të Tickford, i cili kishte në dorë të gjitha zhvillimet e projekteve të Aston Martin. Në 1984, Titan kompania kryesore e anijeve e familjes Papanicolaou kishte probleme të mëdha, kështu që babai i Livanos George bleu aksionet e Papanicolaou tek kompania ALL, ndërkohë që Gauntlett ende mbetej aksioner me 25% tek AML. Marrëveshja e vlerësonte Aston Martin/AML në vlerën e £2 milionëve, atë vit ajo ndërtoi makinën e 10,000-të.

Megjithatë si rezulta Aston Martin duhet të shkurtone 60 anëtarë të forcës punëtore, Gauntlett bleu aksione tek shtëpia Italiane e stilimit Zagato, dhe ringjalli bashkëpunimin me Aston Martin.

Aston Martin 
Aston Martin V8 Vantage nga The Living Daylights

Në 1986, Gauntlett negocioi rikthimin e agjentit sekret fiktiv Britanik James Bond tek Aston Martin. Cubby Broccoli kishte zgjedhur ndërrimin e aktorit kryesor duke zgjedhur aktorin Timothy Dalton, në përpjekje për të rigjallëruar markën-Bond tek ndjesia e vjetër e Sean Connery. Gauntlett dërgoi Vantagen e tij personal për filmin The Living Daylights, dhe i shiti një Volante Broccolit për përdorim personal në Amerikë. Gauntlett refuzoi rolin e një koloneli të KGB-së në film, ku ai deklaroi: "Do të më pëlqente ta bëja por me të vërtetë nuk ma lejonte koha."

Kompania kishte nevojë për fonde që të mbijetonte në terma më afatgjatë. Në maj 1987, Gauntlett dhe Princi Michael i Kentit po qëndronin në shtëpinë e Konteshës Maggi, gruaja e themeluesit të eventit origjinal Mille Miglia. Një tjetër mik në shtëpi ishte edhe Walter Hayes, zv-President i Ford of Europe. Pavarësisht problemeve me blerjen e mëparshme të AC Cars, Hayes pa potencialin e markës dhe diskutimet çuan në blerjen e një pjese të aksioneve nga Ford në shtator 1987. Në 1988, pasi ka prodhuar rreth 5,000 makina në 20 vite, dhe një ekonomi në rritje po ashtu edhe shitjet e suksesshme të edicionit të limituar Vantage, dhe 52 Volante Zagato coupe për £86,000 secila; kompania më në fund nxorri në pension modelin antik V8 dhe prezantoi modelin Virage modeli Aston i parë i ri pas 20 viteve.

Megjithëse Gauntlett duhej të ishte drejtor për 2 vjet sipas kontratës, interesi i tij në gara e çoi Astonin sërish në garat me makina sportive në 1989 me sukses të limituar Europian. Gjithësesi, me ndryshimin e rregullores për motorët në sezonin 1990 dhe me lançimin e modelit të ri Aston Martin Volante, Ford siguroi një furnizim të limituar me motorë Cosworth për skuadrën garuese Jaguar cars. Pasi "e vogla Aston" DB7 kërkonte shumë punë inxhinierike, Fordi pranoi të merrte kontrollin e plotë të Aston Martin, dhe Gauntlett dorëzoi drejtimin e kompanisë tek Hayes në vitin 1991. Në vitin 1992, versioni Vantage u njoftua për të dalë në treg, dhe në vitin pasardhës kompania rinovoi linjën e serisë DB me modelin e ri DB7.

Epoka Ford

Ford e vendosi Astonin tek Premier Automotive Group, investoi në prodhim dhe rriti prodhueshmërinë. Në 1994, Fordi hapi një fabrikë të re në rrugën Banbury në Bloxham. Në 1995, kompania prodhoi një rekord prej 700 makinash. Deri para epokës së Fordit, makinat prodhoheshin me metodat e prodhimit të karrocave me vegla dore, siç është rrota angleze (pajisje për krjimin e harqeve). Në vitin 1998 makinae 2,000-të DB7 u ndërtua, dhe në 2002 e 6,000-ta, duke e tejkaluar prodhimin të gjitha modeleve paraardhëse DB. Seria DB7 u shtua me modelet V12 Vantage në 1999, dhe në 2001 kompania prezantoi modelin me motor V12 Aston Martin Vanquish.

Tek "North American International Auto Show" në Detroit, Miçigan në 2003, Aston Martin prezantoi modelin koncept AMV8 Vantage. Pasi pritej të kishte pak ndryshime para prezantimit të saj në vitin 2005, modeli Vantage risolli motorin klasik V8 në mënyrë që të lejonte kompaninë të konkuronte në një treg më të madh. Viti 2003 po ashtu pa hapjen e fabrikës Gaydon, fabrika e parë në histori e ndërtuar posaçërisht për Aston Martin. Në vitin 2003 u prezantua modeli DB9 coupé, e cila zëvendësoi 10-vjeçaren DB7. Një version kabriolet i DB9, DB9 Volante, u prezantua në vitin 2004 tek "Detroit Auto Show".

Në tetor 2004, kompania krijoi një punishte të dedikuar motorësh prej 12500 m2 AMEP brenda fabrikës së Ford Germany Niehl, Këln. Me kapacitet prodhimi deri në 5,000 motorë në vit nga një personel prej 100 punonjësish të trajnuar në mënyrë speciale, ashtu si prodhimi tradicional i Aston Martin në Newport Pagnell, montimi i çdo njësie i besohet vetëm një tekniku të besuar nga 30 të tillë, ku variantet V8 dhe V12 montohen për më pak se 20 orë. Duke e sjellë linjën e prodhimit brenda kompanisë, premtimi ishte që Aston Martin do të ishte në gjendje të prodhonte pak motorë por me performancë të lartë. Kjo zgjeroi kapacitetin e lejuar në 2006, makina sportive V8 Vantage u fut në prodhim në fabrikën Gaydon, duke iu bashkuar modeleve DB9 dhe DB9 Volante.

Në dhjetor 2003 Aston Martin njoftoi se do të rikthehej tek garat në 2005. Një degë e re u krijua, e quajtur Aston Martin Racing, e cila u bë përgjegjëse, bashkë me Prodrive, për projektimin, zhvillimin, dhe menaxhimin e programit DBR9. DBR9 konkuron në klasin GT në garat sportive, duke përfshirë dhe të famshmen 24 Orë Le Mans.

Në vitin 2006, një audit i brendshëm çoi Fordin që të zvogëloheshte dhe të shpërbënte Premier Automotive Group. Pas konsultimit të sygjerimeve për të shitur Jaguar Cars, Land Rover, ose Volvo Cars, Ford njoftoi një gusht 2006 se kishte kontraktuar bankën UBS AG që të shiste Aston Martinin pjesërisht ose plotësisht në ankand.

2007—Epoka Richards

Në 12 mars 2007, një konsorciun i drejtuar nga kryetari i Prodrive David Richards bleu Aston Martin për 475 milionë GBP (848m.USD). Grupi përfshinte bankierin amerikan të investimeve John Singers dhe 2 kompani nga Kuvajti, Investment Dar dhe Adeem Investment; Prodrive nuk ishte përfshirë financiarisht në këtë marrëveshje. Fordi mbajti aksione në kompani me vlerë £40m (8%).

Në 19 korrik 2007, stabilimenti Newport Pagnell prodhoi makinën e fundit nga rreth 13,000 të prodhuara që prej vitit 1955, një Vanquish S. Fabrika e rrugës Tickford u konvertua në departamentin e shërbimeve dhe restaurimit të Aston Martin. Prodhimi në Mbretërinë e Bashkuar tashmë është i përqëndruar tek fabrika Gaydon. Në mars 2008 kompania njoftoi partneritetin me Magna Steyr që të prodhonte edhe 2,000 makina të tjera në vit në Graz, Austri."

Në 1 shtator 2008, Aston Martin njoftoi rigjallërimin e markës Lagonda, duke propozuar një koncept për vitin 2009 që koinçidonte me 100-vjetorin e markës. Makinat e para për prodhim do të fillojnë në 2012.

Makina e parë sportive me katër dyer Aston Martin Rapide doli nga fabrika e Magna Steyr në Graz, Austri në 2010. Prodhuesi sipas kontratës siguron ambjentet e dedikuara që shkojnë me standartet ekzistuese të Aston Martin dhe markave të tjera, përfshirë edhe Mercedes-Benz. Në shtator 2011 u njoftua se prodhimi i Rapide do të rikthehet në Gaydon në pjesën e dytë të vitit 2012, duke e rikthuer sërish të gjithë prodhimin atje.

2012—Aksionerët Investindustrial dhe drejtori i ri i përgjithshëm

Në fund të vitit 2012, Investment Dar rishikoi aksionet e saj, me Mahindra & Mahindra si blerës i mundshëm për gjysmën e Aston Martinit. Ndërkohë, një fond investimesh Italian Investindustrial firmosi një marrëveshje në 6 dhjetor 2012 për blerjen e 37.5% të Aston Martin, duke investuar £150 milionë si rritje kapitale. Kjo u konfirmua nga Aston Martin në një konferencë shtypi në 7 dhjetor 2012. Në prill 2013 u njoftua se Dr Ulrich Bez do të largoheshte nga detyra si drejtor i përgjithshëm. Në 2 shtator 2014, Aston Martin njofton se kishte caktuar drejtorin ekzekutiv të Nissan Andy Palmer si drejtorin e ri ndërsa Ulrich Bez do të kishte pozicionin e kryetarit jo-ekzekutiv. Pasi shitjet filluan të binin, nga viti 2015 Aston Martin kërkoi klientë të rinj (sidomos blerëse të pasura femra) me makina si Lagonda dhe DBX ndërkohë që lëshoi edhe makina koncept si modeli Vulcan.

Marëdhëniet me Mercedes-AMG

Në 2013 Aston Martin firmosi një marrëveshje me Daimler AG për furnizimin e motorëve të rinj Mercedes-AMG për brezat e rinj. Daimler AG tashmë zotëron 5% të Aston Martin. Mercedes-AMG do të furnizojë Aston Martin edhe me sisteme elektrike. Ky partneritet teknik do të mbështesë Aston Martinin në lëshimin e brezave të rinj të modeleve që do të kenë teknologji të re dhe V8.

Modelet

Veturat para lufte

  • 1921–1925 Aston Martin Standard Sports
  • 1927–1932 Aston Martin First Series
  • 1929–1932 Aston Martin International
  • 1932–1932 Aston Martin International Le Mans
  • 1932–1934 Aston Martin Le Mans
  • 1933–1934 Aston Martin 12/50 Standard
  • 1934–1936 Aston Martin Mk II
  • 1934–1936 Aston Martin Ulster
  • 1936–1940 Aston Martin 2-litre Speed Models (23 u ndërtuan)
  • 1937–1939 Aston Martin 15/98

Makinat sportive dhe GT pas lufte

  • 1948–1950 Aston Martin 2-Litre Sports (DB1)
  • 1950–1953 Aston Martin DB2
  • 1953–1957 Aston Martin DB2/4
  • 1957–1959 Aston Martin DB Mark III
  • 1958–1963 Aston Martin DB4
  • 1961–1963 Aston Martin DB4 GT Zagato
  • 1963–1965 Aston Martin DB5
  • 1965–1966 Aston Martin Short Chassis Volante
  • 1965–1969 Aston Martin DB6
  • 1967–1972 Aston Martin DBS
  • 1969–1989 Aston Martin V8
  • 1977–1989 Aston Martin V8 Vantage
  • 1986–1990 Aston Martin V8 Zagato
  • 1989–1996 Aston Martin Virage/Virage Volante
  • 1989–2000 Aston Martin Virage
  • 1993–2000 Aston Martin Vantage
  • 1996–2000 Aston Martin V8 Coupe/V8 Volante
  • 1993–2003 Aston Martin DB7/DB7 Vantage
  • 2001–2007 Aston Martin V12 Vanquish/Vanquish S
  • 2002–2003 Aston Martin DB7 Zagato
  • 2002–2004 Aston Martin DB AR1
  • 2004– Aston Martin DB9
  • 2005– Aston Martin V8 and V12 Vantage
  • 2007–2012 Aston Martin DBS V12
  • 2009–2012 Aston Martin One-77
  • 2010– Aston Martin Rapide/Rapide S
  • 2011–2012 Aston Martin Virage/Virage Volante
  • 2011–2013 Aston Martin Cygnet, based on the Toyota iQ
  • 2012–2013 Aston Martin V12 Zagato
  • 2012– Aston Martin Vanquish/Vanquish Volante

Të tjera

  • 1944 Aston Martin Atom (koncept)
  • 1961–1964 Lagonda Rapide
  • 1976–1989 Aston Martin Lagonda
  • 1980 Aston Martin Bulldog (koncept)
  • 1993 Lagonda Vignale (koncept)
  • 2007 Aston Martin V12 Vantage RS (koncept)
  • 2007–2008 Aston Martin V8 Vantage N400
  • 2009 Aston Martin Lagonda SUV (koncept)
  • 2010 Aston Martin V12 Vantage Carbon Black Edition
  • 2010 Aston Martin DBS Carbon Black Edition
  • 2013 Aston Martin Rapide Bertone Jet 2+2 (koncept)
  • 2013 Aston Martin CC100 Speedster (koncept)
  • 2015 Aston Martin DB10 (koncept)
  • 2015 Aston Martin Vulcan

Modelet e tanishme

  • V8 Vantage & V12 Vantage
  • DB9
  • Vanquish & Vanquish Volante
  • Rapide S
  • Aston Martin Vulcan Hypercar

Motorsport

Aston Martin 
DBR1/2 tek Goodwood Festival of Speed 2009
Aston Martin 
Pjesë e programit të tanishëm garues të Aston Martin, Charouz Racing System garon me një Aston Martin V12
Aston Martin 
Aston Martin DBR9
    Shiko edhe: Aston Martin Racing, Lista e konstruktorëve të Formula !

Makina të plota garash (pas-lufte)

  • Aston Martin DB3 (1950–1953)
  • Aston Martin DB3S (1953–1956)
  • Aston Martin DBR1 (1956–1959)
  • Aston Martin DBR2 (1957–1958)
  • Aston Martin DBR3 (1958)
  • Aston Martin DBR4 (1959)
  • Aston Martin DBR5 (1960)
  • Aston Martin DP212 (1962)
  • Aston Martin DP214 (1963)
  • Aston Martin DP215 (1963)
  • Aston Martin RHAM/1 (1976–1979)
  • Aston Martin AMR1 (1989)
  • Aston Martin AMR2 (nu garoi asnjëherë)
  • Aston Martin DBR9 (2005–)
  • Aston Martin DBRS9 (2005–)
  • Aston Martin V8 Vantage N24 (2006–)
  • Aston Martin V8 Vantage Rally GT (2006–)
  • Aston Martin V8 Vantage GT2 (2008–)
  • Aston Martin V8 Vantage GT4 (2008–)
  • Aston Martin DBR1-2 (2009–)
  • Aston Martin AMR-One (2011)

Vetëm furnizues motorësh

  • Cooper-Aston Martin (1963)
  • Lola T70-Aston Martin (1967)
  • Aston Martin DPLM (1980–1982)
  • Nimrod NRA/C2-Aston Martin (1982–1984)
  • Aston Martin EMKA C83/1 dhe C84/1 (1983–1985)
  • Cheetah G604-Aston Martin
  • Lola B08/60-Aston Martin (2008–)

Sponsorizimi

Aston Martin sponsorizon ekipin e Bundesliga 2 1860 Munich.

Shiko edhe

  • Lista e prodhuesve të makinave të Mbretërisë së Bashkuar

Shënime

Lidhje të jashtme

Tags:

Aston Martin HistoriaAston Martin ModeletAston Martin MotorsportAston Martin SponsorizimiAston Martin Shiko edheAston Martin ShënimeAston Martin Lidhje të jashtmeAston Martin

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Cristiano RonaldoHaki StërmilliLinda RamaYndyraLulekuqjaTop MediaRusiaBashkimi SovjetikAfërditaLloji (biologji)HomeriLufta e Parë BallkanikeLista e elementeve kimike sipas numrit atomikArbëria në MesjetëArsimi në ShqipëriHektoriFërkimiLufta e FtohtëShahuTrashëgimia kulturore e KosovësPellazgëtZef PllumiNdryshimi i klimësErnest HemingwayGryka e RugovësQabejaSpondiliartrozaKlima e ShqipërisëMitologjia grekePerandoria BizantineLibrat e shenjtë islamYlliDitar (Anne Frank)Demografia e KosovësGjon KarricaFizikaSami FrashëriNumëroriVirusiMetriTeorema e PitagorësPlakatPozita gjeografike e ShqipërisëBig Brother Albania 2Fan NoliMuri bei BernBurimet natyrore të KosovësNumri i thjeshtëFrancaAbdesiRiciklimiShkencaTeuta e IlirisëLetërsia e vjetër shqiptarePanelet dielloreLista e lumenjve në KosovëKompjuteriAbdyl FrashëriKëngët e MilosaosForcaKlasifikimi i kafshëveKulla EiffelNATOLetërsia e Rilindjes KombëtareMoraliStatistikaPushtimi italian i ShqipërisëNamazi i JacisëKrimet e regjimit komunist në ShqipëriJakup AsipiKatroriKomedia HyjnoreShpallja e Pavarësisë së KosovësRilindjaKontaminimi i tokësBiznesiAndorra🡆 More