Amorasit

Një popull kananas shpeshherë i shënuar ndërmjet hititëve dhe perizasve, në kundërshtim me izraelitët.

Amorasit ishin të shpërndarë nëpër malësinë në të dy anët e Jordanit. Abrahami kishte lidhur besëlidhje me amorasit e Hebronit, dhe me ndihmën e tyre, shpartalloi katër mbretërit që kishin sulmuar qytetet e rrafshinës së Detit të vdekur, duke përfshirë edhe qytetin amoras Hazazon-Tamar. Emri amoras përdorej gjithashtu si term i përgjithshëm për banorët e Kenaanit. Profeti Ezekiel përshkruan mire këtë popullsi të përzier të Kanaanit kur thotë se Jerusalemi është pasardhës i amorasit dhe hitasit.

Gjatë gjysmës së dytë të mijëvjeçarit të tretë mbishkrimet sumeriane dhe akadiane aludojnë për amorasit (sumerisht mar-u kurse akadisht amurru) si popull i shkretëtirës ata nuk enjihnin jetën qytetare si p.sh, drithë, shtëpi, qytete, dhe qeveri. Qendra e tyre ishte Pasari Jebel Bishri në veri të Palmyrës në Siri. Rreth vitit 2000 ky popull, i cili ishte infiltruar gjatë shekujve, depërtoi me forcë në Babiloni. Ata përgjigjeshin pjesërisht për shembjen e dinastisë së tretë të fuqishme të Urit dhe morën sundimin mbi disa qytete (p.sh. Larsa) Atëherë një dinasti amorase u themelua në Babiloni, dhe mbreti i saj më i fuqishëm, Hamurabi, pushtoi dy shtetet amorase të Ashurit dhe Marit në 1750.

Pushtimet e popujve të tjerë si kasitët, hurianët në Mesopotami, kurse izraelitët në Palestinë dhe aramasit në Siri, i dobësuan amorasit si fuqi nga viti 1000. Emri i tyre mbijetoi si shënim për Siri-Palestinë gjersa i pasuan hatti, dhe ishte gjithashtu shënim për "perëndim”.

Në kohën e pushtimit izraelit të Palestinës, mbretërit amoras (Sihoni nga Heshboni dhe Ogu nga Bashani) sunduan mbi shumicën e Transjordanit. Fitorja mbi këta të dy mbretër ishte hapi i parë i pushtimit të tokës së premtuar. dhe quhej ngjarja më e rëndësishme në historinë e Izraelit Fiset Gad, Ruven dhe gjysma e Manasheut e pushtuan këtë territor, i cili më vonë formoi një nga 12 krahinat që përkrahnin oborrin e Solomonit. Burrat e Ait quhen amorasit dhe Jerusalemi, Hebroni, Jarmuti, Lakishi dhe Egloni ishin principata amorase, të cilat i pushtoi Joshua. Amorasit veriorë ndihmuan mbretin e Hacorit. Nami i tyre i keq mbeti, dhe furnizoi një krahasim me idhujtarinë e Ahavit dhe Manasheut.

Referimet

Tags:

Abrahami

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

TigriFeja në ShqipëriNdihma e parëShpella e GadimësPresidenti i ShqipërisëLegjendaLufta e Parë BotëroreLibrazhdiAntigona (mitologji)Burimet natyrore24 PrillKukësiIraniParahistoriaSavanaVitaminaShpallja e Pavarësisë së KosovësFiset ilirePiramidat e EgjiptitCikli menstrualIlirëtHistoria e ShkodrësKongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës ShqipeÇMuhammediShkollat e para shqipeLindja (biologji)Marin BarletiLetërsiaMali i KorabitNdotjaGjeometriaSëmundja e ParkinsonitZënia e Diellit (Eklipsi)PsikozaSistemi i organeve të frymëmarrjesLista e lumenjve në ShqipëriRënia e komunizmit në ShqipëriMësonjëtorja e KorçësNoizyLojërat Olimpike VerorePasaporta e ShqipërisëMetriAustriaIlir Shaqiri (këngëtar)KaratiPërrallaLista e elementeve kimike sipas numrit atomikPjesët e ligjëratësTeatri në ShqipëriNdre MjedaVitamina B12Ujëvarat e MirushësInfeksioni seksualisht i transmetueshëmHarta e BotësAlergjiaPashallëku i ShkodrësLëvizjaPeshkopiaPsoriazaKlimaKompjuteriMaqedonia e VeriutPoeziaSëmundjet e zemrësDanimarkaPashkëtDitar (Anne Frank)GjeniKafshëtGegërishtjaHistoriografia e SkënderbeutGjendja agregateF.C. Internazionale MilanoMëlçiaEnergjia potencialeBronkitiEnver Hoxha🡆 More