Ali Pashë Gucia: Politikan shqiptar

Ali pashë Shabanagaj i njohur më së shumti si Ali pashë Gucia (1828 - 5 mars 1888) ka qenë çifligar, funksionar i Perandorisë Osmane dhe kryetar ushtarak i Lidhjes të Prizrenit, ku u shqua në krye të aksionit të njësive të Lidhjes në mbrojtje të Plavës dhe Gucisë.

Ali pashë Gucia
Ali Pashë Gucia: Politikan shqiptar
Emri i lindjesAli bej Shabanagaj
Në aleancë mePerandoria Osmane
Shërbimi/degaLidhja e Prizrenit
Vite shërbimi1845-1888
Gradapashë, bejlerbej
Betejat/luftratBeteja e Nokshiqit

P. Gjergj Fishta e paraqet si figurë qendrore te kënga e 8 dhe e përmend edhe te kënga e 9 e veprës së tij Lahuta e Malcís.

Biografia

U lind më 1828 në Plavë ose në Guci, i biri i Hasan ose Hysen bej Shabanagës. Shabanagajt i përkisnin fisit të Gruemirës nga Malësia e Shkodrës, i pari i tyne Shaban Aga kishte qenë dhëndërr i Sulejman Pashës, sanxhakbeut të Shkodrës. Familja e tyre ka qenë brez pas brezi kryetare e bajraktarëve të krahinës, kishin privilegje, dhe prona në nahijen e Vasojeviqit, në Guci dhe në Beranë. Por këta prona i humbi më 1858, kur zona u bë pjesë e Malit të Zi dhe sistemi feudal osman mbaroi me reformat e Tanzimatit. Ndoqi dhe kreu medresenë në Pejë dhe shkollën ushtarake në Stamboll. Më 1845 u caktua kajmekam i kazasë së Gucisë, duke pasuar të atin në atë zyrë. Në luftën e parë osmano-malazeze mori titullin pashë dhe i priu 5,000 bashibozukëve shqiptarë. Në vitet gjashtëdhjetë mbështeti lëvizjen e fiseve muslimane shqiptare kundër reformimeve që do të aplikoheshin në sajë të Tanzimatit, që do t'i mpakte privilegjet e vjetra.

Shërbeu në Luftë Ruso-Turke, ku luftoi në betejën e Moraçës më 11 qershor 1877, ku pati si komandant të fuqive shqiptare Mehmet pashë Maxharrin. Qe ndër nismëtarët për vetëdijësimin e shqiptarëve të trevave të Gucisë, Plavës dhe Rugovës që merreshin vesh për rrezikun që u kanosej nga Traktati i Shën Stefanit. Sipas caktimeve nga Lidhja e Prizrenit, në krahinat ku Ali Pasha qeveriste, u dha urdhëri të organizoheshin 2,000 shpirtra në Guci dhe 2,000 në Rugovë. Shkoi shpesh në Stamboll që të negocionte me Sulltanin dhe iu dha titulli mir-i miran. Pasi Porta caktoi Mehmet pashë Maxharrin si komisar të lartë për të mbikëqyrur dorëzimin e territoreve (Plavës dhe Gucisë, Malit të Zi), ky i kërkoi Ali Pashës kur ky kishte rënë në Gjakovë që të kërkonte ndihma të tjera, që të shpërndante fuqitë që kishte organizuar në Guci e në Plavë; ky iu përgjigj që "nuk do ta bënte kurrë një tradhëti të tillë".

Ali Pashë Gucia: Politikan shqiptar 
Ali Pasha (ulur, nga e majta) me Haxhi Zekën (ulur në mes) dhe Kadri Bajri (bajraktari i Rugoves) ne te djathtë dhe anëtarë të tjerë të Lidhjes së Prizrenit.

Pasi edhe Kongresi i Berlinit ripohoi qëndrimet e traktatit për viset e Plavës dhe Gucisë, Ali Pashë Gucia nxiti krerët e krahinës, mes të cilëve Jakup Ferrin i cili u mundësoi gatishmërinë e fiseve të Gashit dhe Krasniqes. Mali i Zi pasi mori garancinë që mund t'i zinte ushtarakisht viset, u prit me armë nga forcat e Lidhjes në Velikë, Pepiç dhe Nokshiq. Qëndresa shqiptare pati një jehonë të bujshme edhe në shtypin evropian, i cili nisi të merrej me çështjen shqiptare. Pas luftimeve për mbrojtjen e Hotit dhe Grudës, u caktua Ulqini për t'u dhënë malazezëve. Ali Pashë Gucia shkoi në Pejë e Prizren dhe nisi njerëz në Dibër që të nxirrte kushtrimin për të mbrojtur Ulqinin. Korrikun e 1880 u paraqit në Ulqin me 3,500 shqiptarë për të penguar dorëzimin e qytetit. Gjatë Luftës së Ulqinit, sipas dokumenteve britanike, nxiste sulme të kombinuara kundër malazezëve më 19 gusht 1880.

Nuk dihet gjësendi për qëndrimin e tij në muajt kur kryesia e Lidhjes dëboi autoritetet osmane, por kur erdhi Dervish Pasha për të rikthyer rendin shtetëror, Ali Pasha u dorëzua. Me amnistinë e Sulltan Abdyl Hamidit, iu dhurua çifligu i Agabashit afër Shkupit dhe pas dëshirës së tij u emërua mytesarif i Pejës si shpërblim për qëndrimin e tij centralist përgjatë veprimtarisë së Lidhjes. Më pas Ali Pasha çoi të rinj shqiptar që të shërbenin në gardën e sulltanit.

Mbante pranë vetes një përkthyes për të huajt, i cili fliste italisht dhe gjermanisht, kurse turqisht dhe serbisht dinte vetë.

Më 29 nëntor 1887 iu bë një pritë nga Adem Guska (Guzka është në raportin konsullor të 5 dhjetorit 1887, faqe 1) në Grykë të Rugovës të organizuar nga Haxhi Zeka, kryetar i kahut radikal të Lidhjes. Haxhi Zeka ishte në mënyrë të veçantë i armiqësuar me bejlerët e Pejës, Mahmutbegollët, dhëndërr i të cilëve ishte Gucia. Pritës i mbijetoi, por vdiq më pas më 5 mars 1888. Burime të tjera pohojnë se u vra nga rugovasi Haxhi Meta, shprehimisht njeri i Haxhi Zekës, më 1307 h. Malije (1892/93) në çarshi të Pejës.

Referime

Tags:

182818885 MarsGuciaLidhja e PrizrenitPerandoria OsmanePlava

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Perandoria RomakeDetiLasgush PoradeciLista e sureve në KuranDemografia e KosovësKarafiliShenjat astrologjikeVitamina CKarnavalet brazilianeThyesaErnest KoliqiBurgu i SpaçitProblemet mjedisore në ShqipëriZvarranikëtKolesteroliDashuriaBallkaniVullkanet dhe termetetFerma VIPDështimi i zhvillimit të fetusit (Aborti)ShkrimiFolkloriHistoria e ShqipërisëDelfiniReal Madrid C.F.KaliËndrraHistoria e TokësPrilliVenusiPikësimiThomas EdisonLista e viteveFosiletMenstruacionetGianni RodariLista e elementeve kimikëKarbohidratetPlisi (lashtësi)GjethjaBaleti në ShqipëriNdajfoljaBashkimi Demokratik për IntegrimLindja (biologji)DifuzionGjyste VulajLogopediaApoloniaHemoglobinaPaneli diellorPëremriKromozomiGjuha frëngeFran FrrokajLumi i ShalësLedion LiçoRobin HoodAfrikaKiara TitoShqipëria e PavarurNdotja e ujitShëndetiFlamuri i KosovësIsmail KadareDemografia e Maqedonisë së VeriutInstrumenti muzikorNarcisizmiFuqia (fizikë)Azia LindoreBifurkacioniVloraADNAziaShqiponjaLazeriEgla CenoZbulimi i zjarritAventurat e Tom Sojerit🡆 More