Ada E Bunës: Ishull

Ada e Bunës (shk.

Ada, malazezisht: Ada Bojana, "Ishulli i Bunës") është ishull lumor në grykën e lumit Bunadetin Adriatik, në cepin juglindor të Malit të Zi, përgjatë kufirit me Shqipërinë. Ishulli është krijuar artificialisht, ndërsa sipërfaqja e tij është 4.9 km2.

Ada e Bunës
Emri lokal: Ada Bojana
Ada E Bunës: Historia, Gjeografia, Turizmi
Ada e Bunës, në të djathë Shqipëria e në të majtë Mali i Zi.
Gjeografia
VendndodhjaDeti Adriatik
Lumi Buna
Koordinatat41°51′50″N 41°51′50″E / 41.8640°N 41.8640°E / 41.8640; 41.8640
Shteti
KomunaStampa:Country data Ulcinj Ulqin


Ada E Bunës: Historia, Gjeografia, Turizmi
Plazhi i Adës së Bunës.
Ada E Bunës: Historia, Gjeografia, Turizmi
Lopët në plazhin e Adë së Bunës.
Ada E Bunës: Historia, Gjeografia, Turizmi
Kampistë në Adën e Bunës.
Ada E Bunës: Historia, Gjeografia, Turizmi
Pamje e kompleksit turistik në Adë.

Historia

Ada e Bunës u krijua në shekullin e 19-të, kur pas një stuhie velanija "Merito", nga Trogiri, u fundos në afërsi të dy ishujve të vegjël. Për vite të tëra, mbetjet e anijes së fundosur, së bashku me dy ishujt në afërsi kanë grumbulluar mbetjet lumore duke krijuar kështu ishullin, i cili për të parën herë u shfaq në vitin 1882. Ky ishull me kalimin e kohës e ka ndarë lumin Buna në dy degë.

Gjatë Luftës së ftohtë, Ada ishte një zonë ushtarake me kufirin e ruajtur rreptë. Kjo shkaktoi që disa pjesët të ishullit të mbesin plotësisht të paprekura. Në Adë dikur shkohej me trap, por që nga viti 1987 Ada është e lidhur me tokë me anë të urës.

Gjeografia

Ada e Bunës ka fromën e trekëndëshit, ku njëri krah laget nga deti Adriatik, ndërsa dy të tjerët nga lumi Buna. Plazhi i kthyer kah deti është rënor dhe është i gjatë rreth 3 km. Plazhi dhe fundi i detit janë të mbuluar me rërë të imët. Dega e djathtë e lumit Buna e ndan ishullin me Plazhin e Madh të Ulqinit, të gjatë 13 km. Vendbanimi më i afërt është fshati Shtoji i Sipërm (rreth 2 km), ndërsa qyteti më i afërt është Ulqinit (rreth 13 km).

Ishulli është i mbuluar nga bimësia subtropikale dhe mesdhetare, ndërsa disa lloje të bimëve dhe kafshëve që gjenden në ishull janë unike në Evropë. Prapavinë e plazhit e bëjnë dunat, pas së cilave gjinden habitate unike në Mesdhe. Rëndësia ornitologjik e Adës së Bunës është reflektuar kryesisht në kolonitë e mëdha të shumë llojeve të shpezëve shtegtarë, ndër të tjerash kolonitë e çafkave sqeplugë (Platalea leucorodia), çafkave të vogla të bardha (Egretta garzetta), çafkave të përhime (Ardea cinerea), çafkave të verdha (Ardeola ralloides), etj.

Turizmi

Në ishulli gjendet qendra e njohur turistike dhe naturiste, me kampin nudistik të hapur në vitin 1973, sot e operuar nga ndërmarrja hoteliero-turistike Ulcinjska Rivijera. Në ofertën turistike është qëndrimi në kampe, në bungalo apo barraka në Bunë. Brigjet e lumit Buna janë të njohur për barrakat e peshkimit, nga të cilat vendasit në mënyrë tradicionale zëjnë peshkun që mund të hahet në shumë restorante të afërt peshku. Në këtë vend është inçizuar në vitin 1985 filmi i mirënjohur jugosllav "Lepota poroka".

Qendra për mbrojtjen dhe studimin e shpezëve thekson se numri i madh i turistëve dhe udhëtimet e shpeshta me anije nepër lum janë faktorë shqetësues për shpezët, kolonitë e të cilëve janë të vendosura në Bunë dhe Adë, ndërsa shqetësim përbën dhe se sezonin i folezimit përkon me sezonin turistik. E dhënë shqetësuese janë dhe 300 objekte ilegale të ndërtuara në degën e djathtë të lumit Buna.

Ada e Bunës është aktualisht në shitje, ndërsa në tenderin e shpallur nga qeveria e Malit të Zi kanë shfaqur interesim pesë kompani nga Shtetet e Bashkuara, Emiratet e Bashkuara Arabe, Turqia, Çekia dhe Kroacia. Gazeta amerikane The New York Times e ka renditur Adën e Bunës, së bashku me Plazhin e Madh, në Top 31 vendet që duhen vizituar në vitin 2010.

Sporti

Ada e Bunës është një vend prestigjioz për surf në erë. Erërat e favorshme formojnë valë të mëdha që mundësojnë surfin dhe lundrimin me vela. Në Ada vepron dhe një shkollë për windsurf. Potencialet e Adës kënaqin amatorët, por dhe profesionistët me kritere të larta. Fillestarët preferojnë pellgjet në të cilët mësojnë hapat e parë në këtë sport.

Në Adën e Bunës që nga viti 1975 vepron dhe shkolla e kalërimit.

Shiko dhe

Referime

Literatura

  • Mala enciklopedija Prosveta, Botimi i tretë (1985); Beograd: „Prosveta“. ISBN 978-86-07-00001-2
  • Jovan Đ. Marković (1990): Enciklopedijski geografski leksikon Jugoslavije; Sarajevë: „Svjetlost“. ISBN 978-86-01-02651-3

Lidhje të jashtme

Tags:

Ada E Bunës HistoriaAda E Bunës GjeografiaAda E Bunës TurizmiAda E Bunës SportiAda E Bunës Shiko dheAda E Bunës ReferimeAda E Bunës LiteraturaAda E Bunës Lidhje të jashtmeAda E BunësBunaDeti AdriatikGjuha malazezeIshulliKilometër katrorMali i ZiShk.Shqipëria

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

BimëtSerie AVullkaniSpondiliartrozaElektromagnetiSami FrashëriHistoria e BallkanitAutizmiMetaletQyteti i KukesitVitamina DHistoria e ShkodrësEpoka e IluminizmitMarsiKalatë e ShqipërisëPoeziaRespekt per te moshuarveMarrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Bashkimit SovjetikHomeriKapitalizmiRrethi i MirditësPetro MarkoMuzeu Historik KombëtarBurgu i SpaçitShpyllëzimiGreqia e lashtëNATOGjeografia e GjermanisëUniversiteti i PrishtinësSarandaKallëzuesiAleanca për ShqiptarëtZejtaria në KosovëLufta e Parë BotërorePulsi i zemrësGjirafaJuventus F.C.Harry PotterJohann Sebastian BachArben TaravariUjkuDita e TokësKalendari katoliko-romak i shenjtorëveSpanjaHixhameGianni RodariMbrojtja e mjedisitAfrikaZënia e Diellit (Eklipsi)InternetiAriu polarBujar OsmaniLigjet e NjutonitKlima e ShqipërisëHasan PrishtinaDita Ndërkombëtare e PunëtorëveAli AhmetiFosiletBullgariaFaqja kryesoreJaponiaAfërditaPrincipata e ArbëritKrujaKanceriOsmani ITruriTurizmi në ShqipëriKalaja e PrizrenitBashkimi EvropianFlamuri i KosovësAriuLista e liqeneve në ShqipëriFibroza kistikeAlfabeti shqipDëgjimiDita e Shën GjergjitA.C. Milan🡆 More