Bashkim Gazidede: Politikan shqiptar

Bashkim Gazidede (Peshkopi, 2 shkurt 1952 - Tiranë, 25 tetor 2008) ka qenë arsimtar, pedagog, deputet dhe shefi i Shërbimit Informativ Kombëtar të Shqipërisë në vitet 1992–1997.

Biografia

U lind në Peshkopi, i biri i Osman Shehut, dervish nacionalist shqiptar nga krahina e Dibrës.

Më 1976 kreu studimet në Shkodër për mësues matematike dhe më pas punoi mësues ndër disa fshatra të Peshkopisë. Mbas njëfarë periudhe plotësoi provimet në degën e matematikës të Universitetit të Tiranës dhe më 1984 u pranua si pedagog në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, në Katedrën e Matematikës. Në zgjedhjet e para pas rënies së regjimit komunist, kandidoi për deputet të Partisë Demokratike në Peshkopi.

Në zgjedhjet e përsëdytura vitin pasues, më 1992, u zgjodh deputet i po të njëjtës parti në Parlamentin e Shqipërisë. Në po të njëjtin vit emërohet drejtor i Shërbimit Informativ Kombëtar deri në vititn 1997 me sugjerim të ministrit të Mbrojtjes, Safet Zhulali. Me marrjen e zyrës së shefit të shërbimit sekret shqiptar, sipas një interviste që ka dhënë për TV Klan, Gazidede ka kumtuar se në periudhën 1991-92 kur shërbimi sekret ishte ende i inkuadruar në Ministrinë e Punëve të Brendshme, qenë zhdukur mbi 10 mijë dosje me firmën e ministrit Gramoz Ruçi - shifër brenda së cilës përfshihej edhe një numër dosjesh që kish djegur shefi pararendës i shërbimit, Irakli Koçollari.

Me ligjin e votuar në parlamentin shqiptar, Gazidede i caktuar gjeneral do të kryesonte operacionet e SHIK-ut kundër rebelëve në jugun e vendit. Ligj ky shumë i debatuar edhe në rangjet e brendshme të Shërbimit, siç ka pohuar në media zëvendësi i Gazidedes, Bujar Rama.

Në vitet 2005–2008 punoi si nëndrejtor i Zyrës së Rregjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.

Pas një viti lëngim nga kanceri ndërroi jetë më 25 tetor 2008 në Tiranë, ku jetonte me bashkëshorten Leta dhe dy fëmijët e tij.

Referime

Tags:

1952199219972 shkurt200825 tetorPeshkopiaTirana

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Ligji i PaskalitKëndiTurizmi në ShqipëriEpitetiNamazi i JacisëGravitetiKultura e ShqipërisëNapoleon BonapartiLindja (biologji)KaliumiÇifteliaKarboniBraziliMark TwainZhani CikoShehadetiNATOProzaFormat e shtjelluara të foljesLulekuqjaVetëtimaPneumoniaElbasaniHidrocentraletVjosaNatriumiBimësiaEnzimatEnergjia e erësLuksemburguShqipëria në vitet 1920-1939IzraeliShtetet e Bashkuara të AmerikësHistoria e ÇamërisëMichael FaradayËShqiponjaKimiaTurizmiFërkimiRoma e lashtëAlgjebraGjuha shqipeAlbert AjnshtajniDritaQeverisjaIlirëtEnergjia e rrezatimit te diellitQelizaKaliHebrenjtë në Shqipëri, prania dhe shpëtimiShpyllëzimiEnergjia e ripërtëritshmePjetër BudiShëndetiBeteja e KosovësKoniAcidi sulfurikLibri GinesDështimi i zhvillimit të fetusit (Aborti)EuroRepublika ShqiptareLaupenVirusiMarko BoçariNoizyForca e Sigurisë së KosovësAdresa IPÇarls DarvinAdoleshencaDon Kishoti i MançësNumri piRevolucioni francezMbrojtja e mjedisitSkociaAndon Zako ÇajupiHarry Potter dhe Guri Filozofal (libri)Sëmundja e LeukemisëQabeja🡆 More