Qyqja (Cuculus canorus) është një lloj i zogjëve në familjen Cuculidae.
Qyqja | |
---|---|
Klasifikimi shkencor | |
Unrecognized taxon (fix): | [[Cuculus]] |
Lloji: | [[Template:Taxonomy/Cuculus]][. C. canorus |
Emri binomial | |
C. canorus (Linnaeus, 1758) |
32-34 cm, krahët e hapur: 51-57 cm.
Nga prilli në korrik, kënga e qyqeve është pjesë e rëndësishme e fondit muzikor të pyjeve. Pas kësaj periudhe, meshkujt pushojnë së kënduari dhe të rriturit shtegtojnë përsëri për në Afrikë, duke i lënë të vegjlit vetëm deri në shtator. Silueta e tyre në fluturim është e ngjashme me atë skifterit kthetrazi (Falco tinnunculus) ose gjeraqinës së shkurtër (Accipter nisus). Zogjtë e rritur janë në dy ngjyra: gri ose kafe në ngjyrë ndryshku. Pjesa e barkut është e bardhë me vijëzime gri. Në fluturim shfaqen krahët e gjatë dhe të gjerë. Të vegjlit kanë krahë më të rrumbullakosur. Ata janë në ngjyrë kafe të errët e cila çelet në pjesën e pasme të kokës.
Jetojnë në zona pyjore, por takohen dhe në toka bujqësore me shkurre, moçale, këneta etj.
Nuk ndërtojnë fole të vetën por i lëshojnë vezët veç e veç në foletë e specieve të tjera, si bilbili (Luscinia megarhynchos). Vezët çelin për 12 ditë dhe të vegjlit mund të fluturojnë pas tre javësh.
Kryesisht insekte, merimanga dhe larva.
Një “kuu-kuu” e njohur, ndonjëherë mashkulli bën edhe ”kuk-kuk-kuk”.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Qyqja, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.