Zeqir Demi

Zeqir Demi lindur më 7 dhjetor 1949 në Lisockë-Dardanë, doktor i pedagogjisë, shqiptarë nga Kosova.

Zeqir Demi shkollen fillore e kreu në Hogoshtë më 1964 ndërsa mësimet e mesme i muarr në Qendren e Arsimit të Mesëm në Dardanë (QAMO Dardanë) të cilat i kreu më 1968. Studimet e larta në degën e pedagogjis i kreu më 1972 në Fakulteti Filozofik të Universitetit të Prishtinës në të cilin po ashtu vazhdojë studimet pasuniversitare të cilat i mbylli me magjistraturën në vitin 1984. Titullin e Doktorit në Shkencat e Filozofisë e pranojë më 2005 po ashtu nga Fakulteti Filozofik në Prishtinë.

Veprimtaria

Nga viti 1972 Demi filon të punojë si mësues në gjimnazin e Dardanës, punë të cilen e bëri ideri më 1976 kur fillojë të punojë si inspektor i arsimit po në këtë qytet. Që nga 1986-ta gjejmë si bashkëpuntorë të PA e Kosovës ku kishte disa funksione si sekretar i saj. Më 1997 fillon të ligjërojë lëndën: Pedagogji dhe Metodikë të njohjes së ambientit në Shkollen e Lartë Pedagogjike Gjilan. Po gjatë kësaj kohe (2000-2004) fillon të bashkëpunojë me: Fakultetin e Mësusesis në Prishtinë, në lëndën: Teknologji e arsimit dhe Metodologji e hulumtimeve shkencore; (2003-2004) Fakultetin Pedaogjikë në Tetovë, lënda: Metodika e edukimit parashkollor. Gjatë 2003-2005 e gjejmë edhe si ligjërues i rregullt i lëndës Histori dhe filozofi e Edukimit dhe Shkathtësitë e mësimit akademik në Fakultetin e Edukimit Prishtinë. Që nga viti 2004 është Prodekan në Fakultetin e Edukimit Prishtinë.

Për veprimtarin në profesionin e tij, ishte i ndjekur penalisht nga pushteti serb me akuzën nr nr.398/91. Gjatë ndekjes penale Demi arrestohet brena 17 janarit 1991 dhe 2 majit 1998 shtatë herë dhe si i akuzuar merr pjesë në 26 seanca para gjyqit serb.

Veprimtaria publicistike e Demit fillon në vitin 1979 si bashkëpuntor i shtypit kosovarë të kohës si “Shkëndija”, “Fjala”, “Instruktori”, “Mbrotja dhe siguria”, “Bashkimi paqësor”, “Edukologjia”, “Rilindja”, “Bujku”, “Zëri”, “Pedagogu” etj.

Që nga viti 1979 e këndej ka botuar mbi 80 punime profesionale e shkencore (vështrime, artikuj dhe studime shkencore) Këto punime i kushtohen, kryesisht trajtimit të çështjeve me interes nga aktualiteti i funksionimit të shkollës dhe mendimit pedagogjik, prefeksionimit të pesonelit mësimorë, praktikës juridike etj.

Tituj të veprave

  • Rroli i Pleqesinë së Arsimit të Republikës së Kosovës, në pavarsimin e shkollës shqipe Prishtinë “Prograf”, Prishtinë,1995.
  • The umportance of education connal th Republib of Kosovo to sehool independence in Albania “Grafoprint”, Prishtina, 1998.
  • Zhvillimi i shkollave dhe i arsimit në teritorin e sotem të Anamoravës 1945-1950, “Grafoprint”, Prishtinë, 1997.
  • Format edukative të komunikimit në mësim “Pika 5/a”, Prishtinë, 2003.
  • Artikuj dhe veshtrime pedagogjike (2000-2003), “Pika 5”, Prishtinë, 2003.
  • Disa forma të rezistencës ndaj represionet serb në arsimin shqip në Kosovës (1990-1998), Prishtinë, 2004.
  • Zhvillimi i sistemit edukativ dhe arsimor në Kosovë mbi bazat e legjislacionit arsimor 1945-1990 “Libri shkollor”, Prishtinë, 2005.
  • Historiku i gjimnazit të Dardanës 1964-1968 (gjenerata e parë) në cilësinë e koautorit -2005, Qemajl Kallaba-Zeqir Demi (monografi) në recenzion të dr. Bahtijar Kryeziut dhe mr Hasan Hoti- në procedurë të botimit.

Tituj shkencor

  • Studiues i dilomuar i filozofisë dega e pedagogjisë - 1972, Fakulteti i Filozofisë Prishtinë
  • Magjistër i Shkencave Filozofike - 1984, Fakulteti i Filozofisë Prishtinë
  • Doktor i Shkencave Filozofike - 2005, Fakulteti i Filozofisë Prishtinë

Burimi i të dhënave

Tags:

Zeqir Demi VeprimtariaZeqir Demi Tituj të vepraveZeqir Demi Tituj shkencorZeqir Demi Burimi i të dhënaveZeqir Demi19497 dhjetorDardanëKosovaLisockëShqiptarë

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

ADHDIlirëtToskërishtjaBesimet folklorike shqiptarePiramida e KeopsitNumrat dhjetorTepelenaAndon Zako ÇajupiBashkitë e ShqipërisëLumi i ShalësAtomiShtatë mrekullitë e botësTelefoniMuzeu Historik KombëtarAnarkiaLogopediaSeladiniTruriHebrenjtë në Shqipëri, prania dhe shpëtimiLufta e vitit 2001 në MaqedoniAlgjebraKarakteristikat e zeritLista e elementeve kimikëErnest KoliqiNumri piEkuadoriRajoni Verior dhe Verilindor i ShqipërisëEnergjia e ripërtëritshmePërcjellësit elektrikKuzhina shqiptareShenjat e qarkullimit rrugorSaturniLea YpiDetiHixhameAfërditaFabulaPëremriDita Ndërkombëtare e Librit për FëmijëKlimaHidrogjeniLindja (biologji)Bashkia TiranëGjendja agregateAziaVajguriLista e lumenjve më të gjatëKalaja e BeratitVolejbolliRebelimi i vitit 1997SerbiaFosiletPozicioni seksualGjenetikaInfeksioni seksualisht i transmetueshëmAlkooliNumrat e telefonit në KosovëSëmundjet e syritShtetet e Bashkuara të AmerikësFaqja kryesoreTingulliUshtria Çlirimtare e KosovësFahrije HotiNdajfoljaGjuha latineKanuni i Lekë DukagjinitPeshkaqeniNjerëz dhe FateAtmosferaDita e ÇlirimitKosovaShenjat e Urdhërave të PreraJelekuPsoriazaIslamiTom SojerDritëro AgolliZvarranikët🡆 More