Windows Xp

Windows XP është një familje e sistemeve operative 32 dhe 64 bit, e cila prodhohet nga Microsoft për PC (Kompjuterët Personalë).

Në grupin e kompjuterëve që përdorin Windows XP janë desktopët, laptopët dhe kompjuterat Media Center. Emri "XP" nënkupton fjalën eXPerience - përvojë. Windows XP është pasardhës si i Windows 2000 Professional dhe i Windows Millennium (ME) dhe është versioni i parë i një sistemi operativ për përdoruesit e thjeshtë që ka hedhur në treg Microsoft që mbështetet në kernelin dhe arkitekturën e Windows NT (versioni 5.1). Windows XP doli për herë të parë në 25 tetor 2001 dhe brenda janarit 2006 kishte 400 milionë kopje të tij në përdorim, e gjitha kjo sipas vlerësimeve të specialistëve të tregut amerikanë. Ajo u pasua nga Windows Vista, e cila doli për përdoruesit e licencuar në 8 nëntor 2006 dhe për publikun në 30 janar 2007. Shitjet e drejtpërdrejta të XP përfunduan në 30 qershor 2008, por disa kompani po e shesin XP me kompjuterët e tyre deri në 31 janar 2009. Përdoruesit e pasionuar pas XP kanë gjetur dhe një mënyrë për ta mbajtur atë përherë, duke blerë Windows Vista Ultimate ose Business, të cilat kanë në pakon e tyre dhe një kopje të Windows XP.

Windows XP
Pjesë e familjes Microsoft Windows
Windows Xp
Screenshot of Windows XP
Zhvilluesi
Microsoft Corporation
Adresa e internetitmicrosoft.com/windows-xp
Publikimi
Faza e parë
e publikimit
tetor 25, 2001; 22 vite më parë (2001-October-25) [info]
Publimiki i q
ëndrueshëm
5.1 (Build 2600: Service Pack 3) (prill 21, 2008; 15 vite më parë (2008-04-21)) [info]
Modeli burimorClosed source, Shared source
LicensaProprietary commercial software
Lloji krenelHybrid
Mënyra e
përditësimit
Windows Update
Windows Server Update Services (WSUS)
System Center Configuration Manager (SCCM)
Platformat e
suportuara
IA-32, x86-64 and Itanium
Paraprirë ngaWindows ME and Windows 2000
Pasuar ngaWindows Vista
Statusi i mbështetjes
Mainstream support Ended on April 14, 2009
Extended support Extended Support until April 8, 2014 for Windows XP with Service Pack 3 and Windows XP x64 Edition with Service Pack 2
Downgrade support Available until end of Windows 7 lifecycle
Lexim i mëtejshëm
  • Development of Windows XP
  • Features new to Windows XP
  • Windows XP editions
  • Criticism of Windows XP
  • List of features removed in Windows XP

Edicionet më të përdorshme të XP janë Windows XP Home Edition, e cila i dedikohet përdoruesve shtëpiakë dhe Windows XP Professional, e cila ofron mjete shtesë për përdoruesit profesionistë, serverat dhe për kompjuterët që kanë më tepër se një procesor. Windows XP Media Center Edition shton mundësitë për multimedia, për regjistrimin e shfaqjeve televizive, për të parë filma DVD dhe për të dëgjuar muzikë. Windows XP Tablet PC Edition punon për platformat Tablet PC kurse Windows XP 64-bit punon edhe në procesorët normalë Intel 64-bit edhe në procesorët Intel Itanium 64-bit.

Windows XP njihet për stabilitetin e vet dhe për bashkëveprimin gati total me programet që janë sot në treg.

Gjatë krijimit, punonjësit e Microsoft i vunë emrin e koduar "Whistler", sepse për të bërë ski ata shkonin në lokalitetin Whistler të Kolumbisë Britanike, një nga provincat e Kanadasë.

Referime

Shiko Edhe


Tags:

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Ylli detarJeronim de RadaGjithësiaTiranaMali i KorabitFormimi i yjeveLezhaLejleku SqepgjerëShahuTrombocitiÇrregulimi obsesiv-kompulsivPeshkuMbrojtja e mjedisitNeurologjiaLui PastërTrashëgimia kulturoreGjirafaCikli i UjitKanadajaShenjat e qarkullimit rrugorLista e vullkaneve aktivë në botëNamazi i IqindisëNdryshimet klimatikeMenstruacionetSportiIliadaPirro i EpiritQeni i SharritMalet e SharritNdarja administrative e ShqipërisëDerivatiÇarls DarvinDëgjimiPerandoria BizantineLista e vendeve sipas kodeve ndërkombëtare telefonikeHistoria e ShkodrësTërmetiForca e Sigurisë së KosovësSistemi i qarkullimit të gjakutRobotikaPiramida (gjeometri)Mali i ZiSyri i kaltër, DelvinëDon Kishoti i MançësKulla EiffelLeukocitKonferenca e Londrës (1912–1913)HidrocentraletDua LipaMaqedonia e VeriutÇShqipëria OsmaneFosiletLista e festave në KosovëPresidenti i ShqipërisëVektoriHistoria e kompjuteritHarta e BotësRobin HoodBimët me farëMenopauzaSferaMitrush KuteliTë drejtat e fëmijëveAlbin KurtiPyetja retorikeQarku i FieritOksigjeniStatistikaVitaminaHidrografia e ShqipërisëTelefoni celularMarrëdhënia seksualeDasma shqiptareZambakuLista e Kryeministrave të ShqipërisëHamleti🡆 More