Peter Olayinka: Futbollist nigerian

Peter Olayinka Oladeji (lindur më 18 nëntor 1995 në Ibadan) është një futbollist nigerian i cili luan me klubin shqiptar KF Skënderbeu në Kategorinë Superiore në huazim nga KF Bylis si sulmues.

Peter Olayinka
Të dhënat vetjake
Emri i plotëPeter Olayinka Oladeji
Datëlindja (1995-11-18) 18 nëntor 1995 (28 vjeç)
VendlindjaIbadan, Nigeri
Gjatësia1.88 m (6 ft 2 in)"
PozicioniSulmues
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
KF Skënderbeu
(në huazim nga KF Bylis)
Numri99
Karriera me të rinjtë
36 Lion FC
2012–2013Bylis Ballsh
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2012–2014Bylis Ballsh14(0)
2013–2014Yenicami AK (Huazim)21(8)
2014–Skënderbeu (Huazim)15(6)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 29 janar 2015
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 4 nëntor 2014

Karriera me klube

Bylis

Gjatë sezonit 2012–13, Olayinka filloi karrierën e tij si profesionist me klubin e KF BylisKategorinë Superiore, duke ndihmuar klubin që të sigurojë mbijetesën me vetëm një pikë më shumë se KS Shkumbini. Ai bëri debutimin e tij si profesionist më 20 tetor 2012 në fitoren 2–0 kundër Luftëtarit, duke luajtur gjashtë minutat e fundit të ndeshjes në vend të mesfushorit Jetmir Sefa. Gjatë sezonit, ai luajti gjithsej 14 ndeshje duke regjistruar 593 minuta në fushën e lojës pa mundur të shënojë ndonjë gol.

kupë, Olayinka ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës, duke shënuar tre gola në dhjetë paraqitje, me Bylisin që arriti në finalen e kompedicionit, ku u mposht në stadiumin Qemal Stafa me rezultatin 1–0 nga Laçi në kohën shtesë. Ai e nisi ndeshjen si titullar dhe u zëvëndësua pas 117 minutash në vend të mbrojtësit Shkëlzen Kelmendi, dy minuta më vonë, Laçi shënoi golin e vetëm të ndeshjes.

Përpara finales, Bylis kishte luajtur dy ndeshje heroike kundër dy herë kampionëve të Skënderbeut duke i eleminuar ata me rezultatin e përgjithshëm 2–1, me sulmuesin nigerian i cili kishte shënuar në ndeshjen e parë në Korçë duke ndihmuar në barazimin 1–1.

Yenicami Ağdelen

Pas mbarimit të sezonit 2012–13, Olayinka tërhoqi vëmëndjen e shumë klubeve brënda dhe jashtë Shqipërisë, dhe ishte raportuar se klubi portugez Porto kishte ofruar 500,000 por oferta ishte refuzuar nga Bylis. Olayinka u largua nga klubi në verën e vitit 2013, dhe i kërkoi trupit qeverisës së futbollit FIFA që t'a lëronte nga kontrata me klubin, por dhe Bylis kontaktoi FIFA-n, që në fund mbështeti klubin pasi lojtari ishte ende nën kontratë me ta. Bylis pastaj mori mundësinë për të rregullar kontratën e tij, gjë që do të thoshte se Olayinka nuk ishte në gjëndje për të luajtur me klub tjetër pa lejen e tyre, por me urdhër për t'u larguar dhe për të marrë më shumë ekspreriencë, Olayinka u huazua në klubin turk të Qipros Veriore, Yenicami Ağdelen. Liga ku klubi luante nuk njihej zyrtarisht nga FIFA.

Ai luajti 21 ndeshje dhe duke shënuar 8 gola, duke ndihmuar klubin që të fitojë kampionatin e parë që nga sezoni 1983–84. Pas fitimit të kampionatit, ai tha: "Unë jam shumë i lumtur dhe i entuziazmuar për këtë arritje, pasi i gjithë komuniteti po feston me ne pasi ata kishin pritur për 30 vite. Unë shënova 14 gola dhe mund të kisha shënuar më shumë por unë luajta më shumë si anësor dhe jo si lojtar pykë. Unë shpresoj për trofeun e dytë pasi këtë fundjavë do të luajmë në finalen e kupës kundër Lefke". Në finalen e kupës, Yenicami AK humbi me rezultatin 3–1.

Skënderbeu

Më 31 gusht 2014, Olayinka firmosi një kontratë një vjeçare me kampionët e shqipërisë Skënderbeu duke u rikthyer në Shqipëri pas një sezoni mungesë. Klubi pagoi 30 mijë për të blerë kartonin e plotë të sulmuesit nigerian nga Bylis. Pasi merkatoja verore u mbyll, Skënderbeu kishte blerë plot dhjetë lojtarë në merkato ku pjesë e tyre ishte edhe Olayinka.

Sezoni 2014–15

Olayinka bëri debutimin e tij me klubin dy javë më vonë në barazimin pa gola në Fier kundër Apolonisë, ku ai e nisi ndeshjen si titullar dhe luajti deri në fund të saj. Pas ndeshjes, trajneri Mirel Josa, i pakënaqur me rezultatin, krikoi sulmin duke thënë se ata shpërdoruan shumë raste. Në ndeshjen e rradhës kundër Kukësit më 19 shtator, Olayinka doli nga fusha e lojës në minutën e 83 pas dy kartonave të verdhë të marrë. Ai u pezullua një ndeshje dhe humbi ndeshjen në kampionat kundër Teutës, ku Skënderbeu u mposht me rezultatin 2–0. Në muajin tetor, Olayinka do të gëzonte një formë fantastike duke qënë vendimtar për skuadrën në ndeshjet e tyre në kampionat dhe në kupë. Më 1 tetor, Olayinka shënoi dy golat e parë me Skënderbeun në fitoren shkatërrimtare 10–1 jashtë fushe kundër Himarës në ndeshjen e parë të raundit të parë të Kupës së Shqipërisë. Pas kësaj, ai shënoi golin e parë në kampionat më 25 tetor në fitoren 3–0 kundër Vllaznisëstadiumin Skënderbeu, ku ai shënoi pas një krosimi në zonë të kapitenit Bledi Shkëmbi, i cili u shfrytëzua nga Olayinka i cili mposhti portierin me një gjuajtje me kokë. Olayinka vazhdoi formën e tij të mirë duke shënuar golin e vetëm në fitoren minimale 1–0 kundër Elbasanit katër ditë më vonë. Në këtë ndeshje, Olayinka luajti me maskë për shkak të një dëmtimi në hundë. Pas ndeshjes, ai tha se golin ia dedikon nënës së tij dhe gjithashtu shfaqi objektivat personal duke thënë se fund të sezonit dëshiron të shënojë 20 gola. Ai shënoi për të tretën herë rresht në fitoren 2–0 jashtë fushe kundër Laçit më 2 nëntor, duke arritur në kuotën e tre golave në kampionat.

Gjatë muajit dhjetor, Olayinka u arrestua nga policia pas raportit të presidentit të Kukësit Safet Gjici. Olayinka gjoja kishte rënë dakord kushtet e kontratës për të firmosur me Kukësin në merkaton verore, por më 28 gusht ai kishte firmosur me kampionët në fuqi të Skënderbeut, të cilët e shihnin atë si zëvëndësuesin ideat të kroatit Pero Pejić, i cili ishte transferuar te Kukësi. Transferimi i tij te Skënderbeu u kontestua shumë nga klubi dhe nga presidenti Gjici, që e raportoi këtë transferim te Federata Shqiptare e Futbollit.

Më 25 janar, ai luajti ndeshjen e parë për vitin 2015, duke shënuar golin e parë dhe duke assistuar mbrojtësin Kristi Vangjeli në fitoren 4–1 në Elbasan Arena kundër KF Elbasanit, ndeshje e vlefshme për javën e parë të fazës së tretë.

Trofe

Klubet

  • Birinci Lig (1): 2013–14
  • Federasyon Kupası: Finalist 2014

Referime

Lidhje të jashtme

Tags:

Peter Olayinka Karriera me klubePeter Olayinka TrofePeter Olayinka ReferimePeter Olayinka Lidhje të jashtmePeter Olayinka18 nëntor1995KF BylisKF SkënderbeuKategoria SuperioreSulmuesi (futboll)

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Peshku i kuqSëmundjet e trashëgueshmeGjuha shqipeAlpet ShqiptareËndrraLeku shqiptarPesë Shtyllat e IslamitBraziliAdem JashariHasan PrishtinaKorçaMona LizaTrëndafiliKanuni i Lekë DukagjinitKrahasimiBifurkacioniPogradeciNdihma e parëEmrat e bukur të AllahutTeoria e evolucionitAvullimiLahuta e MalcísTermometriNumëroriPoeziaSistemi diellorShenjat e Urdhërave të PreraAmerika VerioreKulla EiffelKalaja e GjirokastrësGravitetiAnemiaSulejman VokshiLista e vendbanimeve ilireEnergjia e ripërtëritshmeKundrinori-kryefjala-kallëzuesiMarrëdhënia seksualeKuvendi i Maqedonisë së VeriutShqipëriaMiguel de CervantesSarandaSistemi i qarkullimit të gjakutGjenerali i ushtrisë së vdekurRigoniLegjendaVeshjet popullore shqiptareShtetet anëtare të Bashkimit EvropianIsmail QemaliMamuthiSaturniTë drejtat e njeriutLigjiNumrat dhjetorNoizyTargat e automjeteve të KosovësAli PodrimjaLuledielliMolieriVallet shqiptareInxhinieria gjenetikeZef PllumiDëgjimi25 PrillQelizaErnest HemingwayKostandin KristoforidhiPeshkuGjethjaLezhaLepuriJupiteriPuna (fizikë)Lista e lumenjve në KosovëPneumoniaGreta ThunbergRilindjaOrgazmaKrimet e regjimit komunist në Shqipëri🡆 More