Mari-Luiza von Motesicki (24 tetor 1906 – 10 qershor 1996) ishte një piktore britanike me origjinë austriake.
Ajo jetoi në Angli që prej vitit 1939 dhe ishte një subjekt i natyralizuar në 1948-ën.
Mari-Luiza von Motesicki lindi në Vjenë në vitin 1906, vajza e Edmund von Motesickit (1866 – 1909) dhe Henrieta von Lieben (1882 – 1978). Edmundi ishte djali jolegjitim i Franc Riter von Hauerit (1822 – 1899), drejtor i Muzeut Naturhistorisches në Vjenë, por mori mbiemrin e burrit të nënës së tij Mathias Motesickit dhe pjesërisht u rrit nga familja e dirigjentit Franz Schalk-ut. Edmundi kishte një talent për muzikë dhe u bë një violonçelist amator. Nëna e saj, Henrieta von Lieben, rridhte nga një familje e pasur dhe e kulturuar në Perandorinë Habsburge. Shumë prej veprat e artit në Muzeun Kunsthistorisches, janë dhuruar prej tyre. Koleksioni i tyre i artit në pronën fshatare të familjes në Hinterbrühl ishte i jashtëzakonshëm. Për t'u martuar me Henrietën, e cila ishte hebreje, në vitin 1903, Edmund von Motesicki hoqi dorë nga katolicizmi për të hyrë në kishën protestante bashkë me Henrietën. Dy fëmijët e tyre Karl Motesickit (1904 – 1943) dhe Mari-Luizës u pagëzuan si luteranë.
Pasi la shkollën në moshën 13-vjeçare, Mari-Luiza mori mësime arti në Vjenë, Hagë, Frankfurt, Paris dhe Berlin. Në 1927-28-ën, ajo u ftua nga Max Beckmann për t'iu bashkuar klasës së tij në Städelschule në Frankfurt. Beckmann-i ishte njohur me familjen Motesickit në vitin 1920 dhe ishte përmes tyre që ai takoi këngëtaren Mathilde von Kaulbach ('Quappi', 1904–86), e cila u bë gruaja e tij e dytë në 1925-ën. Beckmann-i ishte një mik dhe mentor i përjetshëm i Mari-Luizës, ndikimi i së cilës shihet në portretet e hershme dhe në jetën e qetë, dhe temat alegorike nga vitet 1940 e tutje. Ndikimi i dytë i madh në punën e saj pas Max Beckmann ishte Oskar Kokoschka. Rrethi i saj i madh i miqve përfshinte gjithashtu skulptoren Marie Duras, historianin e artit Sir Ernst Gombrich dhe artistin Milein Cosman.
Pas vdekjes së Von Motesickit në 1996-ën, koleksioni bashkë me pjesën më të madhe të pasurisë, i kaluan Trustit të krijuar në 1992-shin për ruajtjen dhe promovimin e veprës, mbështetjen e artit dhe objekteve të tjera bamirëse. Ajo mori statusin e bamirëses më 21 nëntor 1996. Një ekspozitë 100-vjeçare u organizua në vitet 2006-2007, duke filluar nga Tate Liverpool në Frankfurt, Vjenë dhe Passau, pastaj në Galerinë e Arteve Southampton në Britani. Kjo u pasua nga publikimi i një biografie në vitin 2007, një katalog raisonné e pikturave të artistit në 2009 dhe dy ekspozita në Galerie St Etienne në Nju Jork në 2010 dhe 2014. Vitet e fundit, trusti ka bërë donacione të punës së Mari-Luizës për koleksionet publike. Ajo është e përfaqësuar në muzetë lokalë, rajonalë, universitarë dhe kombëtarë në Britani, Republikën e Irlandës, Austri, Gjermani, Holandë dhe SHBA. Shumica e vizatimeve dhe skicave të Mari-Luizës, arkivi i letrave dhe familjes së saj, së bashku me artikuj të tjerë dokumentarë që lidhen me jetën dhe veprën e saj, janë paraqitur në Tate.
Për jetën e saj artistike, ajo një herë tha: "Nëse do të mund të pikturoja vetëm një tablo gjatë jetës, jeta do të ishte e vlefshme".
Diana Athill shkroi për miqësinë e saj me Motesickit në kujtimet e saj "Diku drejt fundit" (Granta, 2008).
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Mari-Luiza von Motesicki, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.