Kultura E Bërnicës

Kultura e Bërnicës është një kulturë arkeologjike dardane që i takon kapërcyellit nga epoka e bronzit në epokën e hekurit (shekujt XIV - IX per.).

Është quajtur Kultura e Bërnicës, sipas një nekropoli në Bërnicën e Poshtme, 5 km në veri të Prishtinës. Kultura e Bërnicës shtrihet në Kosovë, Sanxhak, Serbinë Jugore, dhe në pjesën veriperëndimore të Maqedonisë së Veriut.

Kultura E Bërnicës
Rindërtim i një shtëpie nga Epoka e Bronzit në lokalitetin Hisar

Përshkrimi

Kultura E Bërnicës 
Rindërtimi i një shtëpie të epokës së bronzit nga lokaliteti Hisar

Kultura e Bërnicës pëfaqësohet nga një grup kulturor në përbërje të së cilës hyjnë nekropolet (vendvarrimet) dhe vendbanimet. Nekropolet më të njohura janë: Nekropoli i Grashticës, Nekropoli i Keqekollës dhe Ulpianës, Nekropoli i Kluçkës (Hipodromi i Shkupit), Nekropoli i Gllogovikut të Peshterit dhe Dojevicit të Novi Pazarit dhe Nekropoli i Topanicës së Poshtme dhe Strazhovës së Epërme te Prokupla. Vendbanimet e kësaj kulture janë konstatuar në fshatrat Bardhi i Madh dhe Graboci i PoshtëmKomunën e Fushë Kosovës, në KeçekollëKomunës së Prishtinës, në TicëKomunës së Skënderajit, dhe në fshatin Strazhova e EpërmeKomunës së ProkuplësSerbi.

Kultura karakterizohet nga disa grupe:

  • Kosova me Sanxhakun (Peshteri)
  • Zona e bashkimit të Moravës Jugore dhe Perëndimore
  • Zona Leskoc-Nish
  • Morava Jugore-Pçinja-Vardari i Epërm

Qeramika e tipit të Bërnjicës së Poshtme është gjetur edhe në Blageovgrad, Plovdiv dhe një numër vendesh në Pelagoni, Vardari i Poshtëm, ishulli Thasos dhe Thesalisë që datojnë nga shekulli XIII dhe XII per.

Lokacionet

Bërnica e Poshtme

Vendi kryesor i kulturës është një nekropol në Bërnicën e Poshtme afër Prishtinës.

Kodra e Hisarit

Hisari është një vendbanim shumëperiodik në një kodër afër Leskocit në Serbi. Gjurmët e jetës në Kulturën e Bërnicës (shekulli VIII) shihen në pllajën që mbrohej nga një hendek i thellë me një palisadë në anën e saj të brendshme, një fortifikim i ngjashëm me atë të një fortifikimi tjetër në vendin Gradac në Lanishte në luginën e lumit Morava e Madhe.

Në Hisar ekzistonte gjithashtu edhe një vendbanim i mëvonshëm i epokës së hekurit dhe që daton nga shekulli VI pes. deri në shekullin IV pes.. Përveç fibulave dhe qeramikës greke, janë hulumtuar edhe varret Tribale në gërmimet e vitit 2005.

Shih edhe

Referime

Tags:

Kultura E Bërnicës PërshkrimiKultura E Bërnicës LokacionetKultura E Bërnicës Shih edheKultura E Bërnicës ReferimeKultura E BërnicësBërnica e PoshtmeDardaniaKosovaMaqedonia e VeriutPrishtinaSanxhaku (krahinë)Serbia

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

EpitetiGjenerali i ushtrisë së vdekurShkodraGjakuShoqëriaAstronomiaRajoni JuglindorMarsiKoniHistoria e ShqipërisëAutizmiPsikologjiaTeuta e IlirisëMjedisi natyrorMorfologjia (gjuhësi)Rajoni Verior dhe Verilindor i ShqipërisëMejozaHolokaustiGegërishtjaMatematikaBakteriParahistoriaSulejman VokshiShtetet anëtare të Bashkimit EvropianMartin CamajÇarls DarvinKafshëtPirro i EpiritMagnetiDramaGjithësiaLista e elementeve kimike sipas numrit atomikPiramidat e EgjiptitQeniBujar OsmaniPozita gjeografike e ShqipërisëCirrozaAstrofizikaKuvendi i ShqipërisëLista e lumenjve në ShqipëriBig BangEmriMetabolizmiGjeografia e ShqipërisëSëmundjaRryma elektrikeAli Pashë TepelenaAthinaDhimbja e kokësShezai RrokajPubertetiNepotizmiDetiADHDVallet shqiptareKalendariAdoleshencaPërrallaDuhaniTeknologjia e informacionitHistoria e sportitAtmosferaAcidet dhe BazatLui PastërMujiLista e shteteve sipas popullsisëBeni ecën vetëDemografia e Maqedonisë së VeriutPërralla e shqiponjësLista e Kryeministrave të ShqipërisëKalaja e KrujësPikëçuditsjaVitamina B12LopaBashkimi EvropianAcidiLufta e KosovësKali🡆 More