João Cancelo: Futbollist portugez

João Pedro Cavaco Cancelo (lindur më 27 maj 1994) është një futbollist profesionist portugez i cili luan për klubin spanjoll Barcelona, në huazim nga Manchester City, dhe kombëtaren portugeze.

Pozicioni i tij parësor është mbrojtës i djathtë, por ai mund të luaj edhe si i majtë ose si anësor.

João Cancelo
João Cancelo: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Profili i lojtarit
Cancelo duke luajtur Valencian në 2015
Të dhënat vetjake
Emri i plotëJoão Pedro Cavaco Cancelo
Datëlindja (1994-05-27) 27 maj 1994 (29 vjeç)
VendlindjaBarreiro, Portugali, Portugali
Gjatësia1.82 m (6 ft 0 in)
PozicioniMbrojtës i djathtë / Anësor
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Barcelona
(në huazim nga Manchester City)
Numri2
Karriera me të rinjtë
2002–2007Barreirense
2007–2012Benfica
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2012–2014Benfica B51(3)
2014–2015Benfica1(0)
2014–2015Valencia (huazim)10(0)
2015–2018Valencia64(2)
2017–2018Internazionale (huazim)26(1)
2018–2019Juventus25(1)
2019–Manchester City98(5)
2023Bayern München (huazim)15(1)
2023–Barcelona (huazim)8(2)
Karriera ndërkombëtare
2010Portugalia U166(0)
2010–2011Portugalia U1717(1)
2011–2012Portugalia U187(0)
2012Portugalia U1925(1)
2013–2014Portugalia U209(0)
2014–2017Portugalia U2111(1)
2016–Portugalia48(9)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 28 tetor 2023
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 16 tetor 2023

Karriera me klube

Benfica

Lindur në Barreiro, Qarku Setúbal, Cancelo filloi të luante futboll me klubin lokal Barreirense. Ai u bashkua me të rinjtë e Benficës në vitin 2007 në moshën 13 vjeç, ku ai luajti si Mbrojtës i djathtë dhe i majtë.

Më 28 korrik 2012, Cancelo debutoi me ekipin e parë në një ndeshje miqësore kundër Gil Vicente ku ai luajti si mbrojtës i djathtë për 90 minuta. Pavarësisht se u regjistrua me ekipin B, ai u pa edhe si zëvëndësuesi i mundshëm i uruguajianit Maxi Pereira në ekipin e parë; deri në vitin 2013 ai përfaqësoi edhe ekipin e të rinjëve, dhe më 18 maj të atij viti shënoi dy gola vendimtar në fitoren 2–1 kundër Rio Ave që i dhuroi ekipit kampionatin kombëtar.

Cancelo luajti ndeshjen e parë zyrtare me ekipin kryesor të Benficës më 25 janar 2014, duke hyrë në minutat e fundit të një fitoreje 1–0 në shtëpi kundër Gil Vicente e vlefshme për Taça da Liga, që më vonë u fitua. Paraqitja e tij e parë në Primeira Liga erdhi më 10 maj pasi klubi kishte siguruar kampionatin, duke luajtur si titullar në një humbje 1–2 kundër Portos.

Valencia

Më 20 gusht 2014, Cancelo u bashkua me klubin spanjoll Valencia në një huazim një-vjeçar. Debutimi i tij në La Liga ndodhi më 25 shtator, në një fitore 3–0 kundër Córdobës; ai e përfundoi sezonin e tij të parë me 13 ndeshje në të gjitha kompedicionet.

Më 25 maj 2015, ai firmosi një kontratë të përherëshme me klubin deri më 30 qershor 2021. Valencia pagoi 15 milion € për kartonin e tij. Ai shënoi golin e parë me klubin më 16 shtator në ndeshjen hapëse të UEFA Ligës së Kampioneveatij sezoni, në një humbje 2–3 në shtëpi kundër Zenit Saint Petersburg. Goli i parë në La Liga erdhi më 20 prill 2016 në një fitore 4–0 kundër Eibar gjithashtu në Stadiumin Mestalla.

Internazionale

Më 22 gusht 2017, Cancelo u bashkua me Interin në një huazim një-vjeçar deri më 30 qershor 2018 me mundësinë për ta bërë transferimin të përherëshëm. Kjo marrëveshje ishte pjesë edhe e një marrëveshje tjetër, që përfshinë francezin Geoffrey Kondogbia, i cili u huazua tek Valencia.

Ai debutoi me klubin katër ditë më vonë, duke zëvëndësuar Antonio Candrevan në minutën e 83të të një fitoreje 3–1 kundër Romës jashtë fushe. Cancelo pësoi një dëmtim në ligamentin e gjumit në në fund të muajit gjatë kohës që ishte me kombëtaren, gjë që e la jashtë fushave për një muaj e gjysëm. Ai u rikthye në aksion më 17 tetor në një fitore 3–2 kundër MilanitDerby della Madonnina, duke luajtur në 20 minutat e fundit.

Juventus

Më 27 qershor 2018, Cancelo u ble nga klubi tjetër italian Juventus për shifrën e 40.4 milion €; ai firmosi një kontratë pesë-vjeçare. Ai debutoi me klubin më 18 gusht, duke luajtur 90 minuta në fitoren 3–2 ndaj Chievos në ndeshjen hapëse të sezonit.

Manchester City

Më 7 gusht 2019, Cancelo ju bashkua klubit anglez Manchester City në një kontratë gjashtë-vjeçare për 27.4 milion £ plus shërbimet e mbrojtësit Danilo që kaloi te Juventusi. Shuma e këtij transferimi plus kartoni i Danilos arrini vlerën rreth 60 milion £, duke e bërë Cancelon mbrojtësin e djathtë më të shtrenjtë në histori.

Karriera ndërkombëtare

João Cancelo: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Profili i lojtarit 
Cancelo me Portugalia U19 në 2012

Cancelo luajti me Portugalinë nën-19 në 2012 UEFA Kampionatin Evropian nën-19. Ai pritej të luante edhe në edicionin tjetër, që u mbajt në Lituani.

Me ekipin nën-20, Cancelo luajti në Kupën e Botës 2013 dhe Turnamentin Toulon 2014. Ai luajti ndeshje në këtë të fundit, me ekipin që arriti në raundin e 16-tave.

Cancelo ishte pjesë e ekipin nën-21 që konkuroi në UEFA Kampionatin Evropian 2015. Ai zëvëndësoi mbrojtësin e majtë Raphaël Guerreiro nga mesi i pjesës së dytë të ndeshejs gjysëm-finale kundër Gjermanisë që u mbyll me një fitore 5–0. Në finale, ekipi u mposht nga Suedia.

Cancelo u thirr në kombëtaren e të rriturve nga trajneri Fernando Santos më 26 gusht 2016, dhe luajti 90 minuta të plota në fitore 5–0 në miqësoren kundër Gjibraltarit, me Cancelon që shënoi të tretin. Një muaj më vonë ai shënoi edhe dy të tjerë, në dy ndeshje kualifikuese të Kupës së Botës 2018 kundër Andorrës (6–0, në shtëpi) dhe Ishujve Faroe (jashtë fushe, i njëjti rezultat).

Në maj 2018, Cancelo ishte pjesë e listës paraprake prej 35 lojtarësh që do luanin në Kupën e Botës 2018, por nuk u përfshi në listën përfundimtare.

Profili i lojtarit

I quajtur si një lojtarë premtues nga mediat, Cancelo njihet më shumë për shpejtësinë e tij, energjinë dhe aftësitë sulmuese, si dhe për aftësitë dribluese, krijueshmërinë dhe krosimet. Ai mund të luaj si mbrojtës dhe anësor në të dyja krahët, pavarësisht se zakonisht luan në të djathtë.

Jeta personale

Në janar 2013, Cancelo u përfshi në një aksident rrugor që vrau mamanë e tij. Ai pësoi dëmtime të vogla.

Statistikat e karrierës

Klube

    Redaktuar më 7 dhjetor 2018
Klubi Sezoni Liga Kupa Kupa e ligës Kontinenti Gjithsej
Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola
Benfica B 2012–13 20 2 20 2
2013–14 31 1 31 1
Gjithsej 51 3 51 3
Benfica 2013–14 1 0 0 0 1 0 0 0 2 0
Valencia 2014–15 10 0 3 0 13 0
2015–16 28 1 4 1 7 1 39 3
2016–17 35 1 3 0 38 1
2017–18 1 0 0 0 1 0
Gjithsej 74 2 10 1 7 1 91 4
Internazionale 2017–18 26 1 2 0 28 1
Juventus 2018–19 12 0 0 0 0 0 3 0 15 0
Gjithsej karriera 164 6 12 1 1 0 10 1 187 8

Kombëtarja

    Redaktuar më 20 nëntor 2018
Ekipi kombëtar Viti Ndsh Gola
Portugalia
2016 4 3
2017 2 0
2018 6 0
Gjithsej 12 3

Golat me kombëtaren

Redaktuar më 10 tetor 2016. Rezultatet e Portugalisë të listuara të parat, kolonat e golave tregojnë rezultatin pas çdo goli të shënuar nga Cancelo.

Nr. Data Vendi Kundërshtari Goli Rezultati Kompedicioni
1. 1 shtator 2016 Estádio do Bessa, Porto, Portugali João Cancelo: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Profili i lojtarit  Gjibraltari 1 5–0 Ndeshje Miqësore
2. 7 tetor 2016 Estádio Municipal, Aveiro, Portugali João Cancelo: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Profili i lojtarit  Andorra 3–0 6–0 Kualifikueset e 2018 FIFA Kupës së Botës
3. 10 tetor 2016 Tórsvøllur, Tórshavn, Ishujt Faroe João Cancelo: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Profili i lojtarit  Ishujt Faroe 6–0 6–0 Kualifikueset e 2018 FIFA Kupës së Botës

Trofe

Klube

Benfica

Kombëtarja

Portugal

  • UEFA Kampionati Evropian nën-21 i Futbollit: Finalist 2015

Personale

  • Serie A Skuadra e Vitit: 2017–18

Referime

Lidhje të jashtme

Tags:

João Cancelo Karriera me klubeJoão Cancelo Karriera ndërkombëtareJoão Cancelo Profili i lojtaritJoão Cancelo Jeta personaleJoão Cancelo Statistikat e karrierësJoão Cancelo TrofeJoão Cancelo ReferimeJoão Cancelo Lidhje të jashtmeJoão CanceloFC BarcelonaFutbolliKombëtarja portugeze e futbollitManchester City F.C.Mbrojtësi (futboll)MesfushoriPortugalia

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

PrishtinaShëndetiNumëroriLasgush PoradeciJohnny SinsLista e vendeve sipas kodeve ndërkombëtare telefonikeProteinaVera (stinë)PankreasiSlloveniaDritëro AgolliMetriAmerikaDon Kishoti i MançësQelizaSyri i kaltër, DelvinëDrini i BardhëKanceri25 PrillMesjetaPërcaktoriKroaciaDështimi i zhvillimit të fetusit (Aborti)Demografia e Maqedonisë së VeriutKarnavalet brazilianePirro i EpiritHëna e PlotëÇrregullime mendore të diagnostifikuara në fëmijëriLahuta e MalcísRrëqebulliCraig NewmarkShteti i PalestinësMuji dhe HaliliKuvendi i Maqedonisë së VeriutBronkitiEkonomiaBardhyliBasketbolliGurguricaHistoria e Jehudëve në ShqipëriPsikologjiaAdem JashariLemzaMbretëria e DardanisëPashallëqet shqiptareKrimet e regjimit komunist në ShqipëriHebrenjtë në Shqipëri, prania dhe shpëtimiLazeriUrani (planet)Teoria e evolucionitPiramida e KeopsitHidroenergjiaKanceri i gjiritCikli i UjitIsak NjutoniSulfuriHamletiShtatzëniaMacjaFieriTeknologjia e informacionitADNEgjiptiPulsi i zemrësDitar (Anne Frank)Jashar bej ShkupiGjitariKiara TitoUlçera në stomakAli Pashë TepelenaAziaHistoriku i gjuhes letrare shqipeNëna surrogatePeshkaqeniTartufi (komedi)Romantizmi në kulturën europianeRusiaFazat e Rilindjes Shqiptare🡆 More