José Callejón: Futbollist spanjoll

José María Callejón Bueno (lindur më 11 shkurt 1987) është një futbollist profesionist spanjoll i cili luan si sulmues për klubin spanjoll Granada.

Jose Maria Callejon
José Callejón: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Profili i lojtarit
Callejón duke luajtur për Napolin
Të dhënat vetjake
Emri i plotëJose Callejon
Datëlindja (1987-02-11) 11 shkurt 1987 (37 vjeç)
VendlindjaMotril, Spanjë
Gjatësia1.78 m (5 ft 10 in)
PozicioniMesfushor/Sulmues
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Granada
Numri9
Karriera me të rinjtë
Costa Tropical
2002–2006Real Madrid
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2006–2007Real Madrid C4(0)
2007–2008Real Madrid B41(21)
2008–2011Espanyol97(10)
2011–2013Real Madrid55(8)
2013–2020Napoli255(64)
2020–2022Fiorentina50(1)
2022–Granada61(4)
Karriera ndërkombëtare
2008–2009Spanjë U214(1)
2014–2017Spanjë5(0)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 14 shkurt 2024

Callejón e nisi karrierën e tij si futbollist në akademinë e Real Madridit, duke luajtur me ekipet rezervë para se në vitin 2008 të transferohej te Espanyoli. Në vitin 2011, ai u rikthye te Reali, duke luajtur për dy sezone si zëvëndësues. Në korrik 2013, Callejón firmosi në Itali me Napolin, me të cilën luajti në shtatë vitet e ardhshme, duke fituar tre trofe dhe luajtur 349 ndeshje (82 gola).

Callejón debutoi me ekipin nën-21 të Spanjës në vitin 2008. Gjashtë vite më pas, ai debutoi me ekipin e parë të Spanjës, me të cilën u aktivizua në pesë ndeshje.

Karriera me klube

Real Madrid

José Callejón është një produkut si akademisë së Real Madridit. Ai debutoi për ekipin B në maj 2007në Segunda División, duke regjistruar pesë ndeshje në atë sezon.

Në sezonin 2007–08 në Segunda División B, Callejón luajti 37 ndeshje dhe shënoi 21 gola duke u shpallur golashënuesi më i mirë i ekipit të tij.

Espanyol

Në përfundim të sezonit 2007–08, Callejón dhe vëllai i tij Juanmi firmosen sëbashku një kontratë katër-vjeçare me Espanyolin. Callejón debutoi në La Liga më 20 shtator 2008 duke hyrë si zëvëndësues në barazimin 1–1 kundër Getafes.

Callejón shënoi golin e tij të parë me Espanyolin në barazimin 3–3 në shtëpi kundër Majorkës. Ai vazhdoi të ishte titullar i rregullt nën drejtimin e trajnerit Mauricio Pochettino në sezonet e ardhshëm, duke u aktivizuar zakonisht si anësor.

Më 15 janar 2011, Callejón shënoi dy gola në fitoren 2–1 në transfertë kundër Seviljes. Ai humbi vetëm një ndeshje në ligë dhe e përfundoi atë me gjashtë gola duke kontibuar për Pericos që ta përfundonin sezonin në vendin e 10të.

Rikthimi te Real Madrid

Më 23 maj 2011, Callejón firmosi një kontratë pesë-vjeçare me Real Madrid. Shuma e transferimit u raportua të ishte 5.5 milion . Më 16 korrik, Callejón debutoi me ekipin në fitoren 4–1 në miqësoren kundër klubit amerikan Los Angeles Galaxy, duke shënuar golin e parë të takimit në minutën e 30të.

Më 2 tetor, Callejón shënoi golin e tij të parë zyrtar për Real Madridin kundër ish klubit të tij Espanyolit pas asistit të Cristiano Ronaldos; ai nuk e festoi golin në shenjë respekti.

Duke përfituar nga fakti që ekipi ishte kualifikuar për në fazën me eleminim direkt në Ligën e Kampioneve, José Mourinho i dha mundësi atij që të luante në ndeshjet e mbetura të fazës së grupeve. Ai e komfirmoi besimin e trajnerit pas dy golave të shënuar në fitoren 6–2 kundër Dinamo Zagreb. Ai gjithashtu shënoi dy gola të tjerë ndeshjen e fundit të grupit kundër Ajaxit.

Duke luajtur si titullar, Callejón vazhdoi të bënte ndeshje shumë të mira dhe vazhdoi të shënonte rregullisht: më 17 dhjetor, Callejón shënoi një gol në fitoren 6–2 të Los Blancos kundër Seviljes, kurse në Kupën e Mbretit shënoi tre gola në dy ndeshje në raundin e 32-tave kundër Ponferradinës; një në ndeshjen e parë (fitore 2–0) dhe dy në ndeshjen e dytë (fitore 5–1).

Më 14 janar 2012, Callejón shënoi golin e fitores kundër Majorkës në minutën e 84të në fitoren 2–1 të Realit. Pas kësaj, ai shënoi në suksesin 4–1 kundër Athletic BilbaoSantiago Bernabeu.

Napoli

José Callejón: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Profili i lojtarit 
Callejón në aksion me Napolin.

Më 9 korrik 2013, Napoli lajmëroi se kishte arritur marrëveshjen me Real Madrid për të blerë José Callejón për 9 milion . Dy ditë më vonë u konfirmua se Callejón kishte firmosur një kontratë katër vjeçare. Ai bëri debutimin e tij më 25 gusht 2013 në javën e parë të Serie A, ku shënoi golin e parë në fitoren 3–0 kundër Bolonjës. Më 22 tetor, Callejón shënoi golin e parë evropian me klubin në fitoren 2–1 kundër Marsejës në fazën e grupeve të UEFA Ligës së Kampioneve. Më 3 maj 2014, ai asistoi golin e Dries Mertens në fitoren 3–1 kundër Fiorentinës në finalen e kupës, duke fituar trofeun e parë në Itali. Në ndeshjen e fundit të sezonit më 18 maj, Callejón shënoi golin e 100të sezonal të Napolit dhe të 20tin personal, në fitoren 5–1 kundër Veronës.

Callejón e nisi sezonin 2014–15 duke shënuar në fitoren 2–1 kundër Genoas në javën e parë të Serie A. Pas kësaj, ai shënoi në barazimin 3–3 kundër ekipit të sapongjitur Palermo. Më 19 tetor, ai shënoi një dopietë në barazimin 2–2 kundër InteritSan Siro; të katër golat e ndeshjes u shënuan në 11 minutat e fundit. Callejón vazhdoi me formën pozitive në nisjen e sezonit, gjatë së cilës ai kishte shënuar 7 gola në 8 ndeshjet e para të kampionatit. Më 22 dhjetor, Napoli fitoi Superkupën e Italisë 2014 kundër Juventusit pas gjuajtjeve të penalltive; Callejón ishte një nga tre lojtarët që gabuan penalltinë e tyre. Ai e mbylli sezonin me 12 gola në të gjitha kompeticionet.

José Callejón: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Profili i lojtarit 
Callejón duke luajtur në Ligën e Evropës, 14 mars 2019.

Callejón shënoi golin e parë për sezonin 2015–16 më 17 shtator në fitoren 5–0 kundër Club Brugge në fazën e grupeve të Ligës së Evropës. Pas kësaj, ai shënoi sërisht në këtë kompeticion, këtë herë në fitoren 4–1 kundër Midtjylland. Më 31 janar 2016, ai shënoi dopietën e parë sezonale në suksesin 5–1 në shtëpi kundër Empolit. Callejón regjistroi 13 gola në 47 ndeshje në të gjitha kompeticionet.

Më 9 prill 2017, Callejón luajti ndeshjen e tij të 200të me Napolin në fitoren 3–0 kundër Lazios, duke shënuar golin e tij të 57të me klubin. Në sezonin 2017–18, ai u bë golashënuesi më i mirë spanjoll në historinë e Serie A me 52 gola pas golit të shënuar në triumfin 3–1 ndaj Sassuolos. Më 20 tetor 2018, Callejón luajti ndeshjen e parë si kapiten i Napolit në ndeshjen kundër Udineses në kampionat. Më 29 prill 2019, ai luajti ndeshjen e 300të për Napolin në fitoren 2–0 në transfertë kundër Frosinones.

Në përfundim të sezonit 2019–20, Callejón u largua zyrtarisht nga klubi pas shtatë vitesh, gjatë të cilës ai luajti 349 ndeshje dhe shënoi 82 gola në të gjitha kompeticionet.

Fiorentina

Më 5 tetor 2020, Callejón firmosi një kontratë dy-vjeçare me Fiorentinën. Goli i tij i parë me klubin erdhi më 28 tetor në kupë kundër Padovës. Callejón e shpezoi sezonin e tij të parë te Fiorentina si lojtar rezervë, duke u aktivizuar në vetëm 22 ndeshje midis kampionatit dhe kupës.

Në sezonin e ardhshëm Callejón gjeti më shumë hapsira në formacionin 4–3–3 të trajnerit Vincenzo Italiano. Ai shënoi golin e parë në Serie A për Fiorentinën më 30 nëntor 2021 në fitoren 3–1 kundër Sampdorias.

Granada

Më 25 korrik 2022, Callejón firmosi një kontratë një-vjeçare me Granadën me të mundësi rinovimi në bazë të performancës sportive. Në sezonin e tij të parë me klubin ai fitoi titullin e Segunda División, duke u aktivizuar në të 42 ndeshjet.

Karriera ndërkombëtare

José Callejón: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Profili i lojtarit 
Callejón në aksion me Spanjën gjatë një ndeshje miqësore kundër Rusisë.

Callejón bëri debutimin e tij për kombetaren nën-21 të Spanjës më 25 mars 2008 kundër Kazakistanit për kualfikueset e UEFA Euro 2009. Ai hyri në minutën e 46të pasi zëvëndësoi Bojan Krkić dhe arriti të shënonte një gol në fitoren 5–0. Ai regjistroi katër ndeshje dhe një gol me ekipin nën-21.

Më 7 nëntor 2014, Callejón u thirr në ekipin e parë për herë të parë nga trajneri Vicente del Bosque për ndeshjet kundër Bjellorusisë dhe Gjermanisë. Ai debutoi në fitoren 3–0 kundër Bjellorusisë në kualifikueset e Euro 2016, duke u aktivizuar si zëvëndësues në vend të Santi Cazorlës.

Profili i lojtarit

Callejón është një lojtar i shkathët, këmbëngulës dhe punëtor i cili është i aftë të luaj në çdo pozicion në sulm. Ai mund të luaj si sulmues qëndror, anësor në të dyja krahët, mesfushor-sulmues si dhe sulmues i dytë. Megjithatë, ai e ka shpenzuar shumicën e karrierës së tij duke luajtur si sulmues i dytë, pozicion në të cilën ai është dalluar për organizimin e lojës dhe kombinimet me shokët e ekipit. Gjatë kohës që luante te Real Madridi, Callejón u aktivizua në role më të tërhequra nga Mourinho si mesfushor-qëndror ose mbrojtës krahu.

Gjatë karrierës së tij, Callejón është dalluar për teknikën, krijueshmërinë dhe gjuajtjet, aftësi këto që i japin mundësi të shënojë dhe asistoj gola. Ai gjithashtu dallohet për inkursionet dhe vrapimet drejtë zonës kundërshtare, me ose pa top, duke humbur mbrojtësit kundërshtar dhe duke krijuar mundësi për gol. Ai është gjithashtu një lojtar i aftë në duelet ajërore, pavarësisht fizikut të shkurtër.

Jeta personale

Vëllai i tij binjak Juanmi ishte gjithashtu futbollist profesionist. Të dy ishin produkt i akademisë së Real Madridit dhe kanë luajtur me Castillan.

Më 19 qershor 2015, Callejón u martua me Marta Ponsati Romeron, me të cilën ka tre vajza. Më 6 nëntor 2020, ai doli pozitiv me COVID-19.

Statistikat e karrierës

Klube

    Redaktuar më 2 shtator 2023
Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
Klubi Sezoni Liga Kupa Evropa Tjetër Gjithsej
Divizioni Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola
Real Madrid B 2006–07 Segunda División 5 0 5 0
2007–08 Segunda División B 36 21 36 21
Gjithsej 41 21 41 21
Espanyol 2008–09 La Liga 24 2 6 2 30 4
2009–10 36 2 1 0 37 2
2010–11 37 6 2 0 39 6
Gjithsej 97 10 9 2 106 12
Real Madrid 2011–12 La Liga 25 5 5 3 5 5 1 0 36 13
2012–13 30 3 5 2 4 2 2 0 41 7
Gjithsej 55 8 10 5 9 7 3 0 77 20
Napoli 2013–14 Serie A 37 15 5 3 10 2 52 20
2014–15 38 11 4 0 16 1 1 0 59 12
2015–16 38 7 2 1 7 5 47 13
2016–17 37 14 4 2 8 1 49 17
2017–18 38 10 2 0 10 2 50 12
2018–19 34 3 2 0 11 1 47 4
2019–20 33 4 5 0 7 0 45 4
Gjithsej 255 64 24 6 69 12 1 0 349 82
Fiorentina 2020–21 Serie A 20 0 2 1 22 1
2021–22 30 1 3 0 33 1
Gjithsej 50 1 5 1 55 2
Granada 2022–23 Segunda División 42 4 2 0 44 4
2023–24 La Liga 4 0 0 0 4 0
Gjithsej 46 4 2 0 48 4
Gjithsej karriera 544 108 50 14 78 19 4 0 676 141

Kombëtarja

Burimi:

Ndeshjet dhe golat sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtar Viti Ndsh Gola
Spanja 2014 2 0
2015 0 0
2016 1 0
2017 2 0
Gjithsej 5 0

Trofe

Klube

    Real Madrid
    Napoli
    Granada

Personale

  • Golashënuesi më i mirë i Segunda División B: 2007–08
  • Golashënuesi më i mirë i Coppa Italia: 2013–14
  • Asistuesi më i mirë i Serie A: 2016–17

Referime

Lidhje të jashtme

Tags:

José Callejón Karriera me klubeJosé Callejón Karriera ndërkombëtareJosé Callejón Profili i lojtaritJosé Callejón Jeta personaleJosé Callejón Statistikat e karrierësJosé Callejón TrofeJosé Callejón ReferimeJosé Callejón Lidhje të jashtmeJosé Callejón11 shkurt1987FutbolliSulmuesi (futboll)

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

PashkëtGjarpriTë drejtat e fëmijëveShenjat e Urdhërave të PreraRepublika ÇekeMarie KrajaFaik bej KonicaKongresi i VjenësSkizofreniaMikroorganizmatElbasaniBurimet natyrore të KosovësTretjaLufta e Dytë BotëroreLidhëzat në gjuhën shqipeTenisiVeneraMia KhalifaNATOItaliaArsimiBallkaniVloraPrizreniDua LipaElektricitetiHistoria e KuranitBullizmiPetro MarkoRadioaktivitetShtetet e Bashkuara të AmerikësVeshje popullore të KosovësAktiviteti fizikCilindriArteriaKarboniApoloniaDita e TokësKoordinatat gjeografike1134Martin Luther KingHurmaOksidetPerandoria BizantineDashuriaPoseidoniProdhimi i Brendshëm BrutoAcidi klorhidrikErnesto SabatoNacionalizmiPashallëku i ShkodrësAliteracioniMartti AhtisaariDitar (Anne Frank)JezusiPashallëku i JaninësIsmail QemaliFosiletVaçe ZelaShahuNatyraHidrogjeniForca e rëndesësAfërditaDhunaVektoriArbana OsmaniMëlçiaBurimet e dritësMjedisiNumri i thjeshtëLiburnaKëngët e MilosaosLista e lumenjve në ShqipëriLidhja e LezhësNdarja administrative e Shqipërisë🡆 More