Fethullah Gylen, është një prej njerëzve më kontravers mes myslimanëve të kohës sonë.
I lindur në një familje të devotshme myslimane si fëmija i parë i Ramizit dhe i Refias, përpos nga familja, mësimet e para i mori nga përfaqësues të shquar të teologjisë dhe mistikës islame të kohës në Turqi, si Muhammed Lutfi Efendiu, Haxhi Sitki Efendiu dhe Sadi Efendiu. Në të njëjtën kohë, Fethullah Gyleni studioi edhe shkencat shoqërore moderne si dhe shkencat e natyrës. Duke qenë se shfaqi aftësi të veçanta në kuptimin e mësimeve dhe një punë individuale të pakufizuar për të pasur më shumë dije, ai u dallua shumë shpejt që ishte i veçantë nga bashkëmoshatarët e tij. Fethullah Gyleni mori detyrën e klerikut fetar predikues qysh në një moshë fare të re. Kjo dashuri për dijen nuk u shua as në të ardhmen. Në një intervistë të zhvilluar me të, në vitin 1995, ai e konsideron leximin një pjesë të pandarë të ditës së tij, kur thotë se: "me aq sa ma lejon koha përpiqem dhe lexoj sa më shumë që të jetë e mundur. Nuk bëj dallim, në janë për fenë ose jo, përpiqem dhe lexoj jo më pak se dyqind faqe në ditë".
Fethullah Gylen | |
---|---|
U lind më | Erzurum, Turqi | 27 prill 1941
Kombësia | Turk |
Faqja zyrtare | |
www.fgulen.com/al |
Në vitin 1959, Fethullah Gylen kaloi me sukses provimet e organizuara atë vit, fitoi të drejtën të merrte certifikatën zyrtare të vaizit dhe u emërua në Izmir, njëri prej tre qyteteve më të mëdhenj të Turqisë. Pas këtij emërimi, ai i dha formë idealit të vet që do t'ia orientonte jetën në një drejtim të caktuar. Në predikimet dhe bisedat, Fethullah Gylen trajtonte çështje shoqërore sepse qëllimi i tij ishte që, me anë të ndriçimit intelektual dhe shpirtëror, t'i nxiste të rinjtë kah aktivizmi i karakterizuar nga respekti për njeriun. Ata që ua vinin veshin thënieve të tij, ata që merrnin pjesë në predikimet e tij, shtoheshin përditë.
Fethullah Gylen nuk i kufizoi përpjekjet e tij në qendrën e qytetit. Duke shëtitur rreth më rreth, në xhamitë, sallat e mbledhjeve, madje në kafenetë, ai i porosiste njerëzit të përdornin fjalën e butë dhe këshillën e mirë. Kjo i dha mundësi atij të afrohej me një shtresë më të gjerë të popullsisë, veçanërisht me nxënësit dhe mësuesit. Tema e bisedave të tij hapej në një spektër të gjerë, nga çështjet fetare, në arsim dhe edukim, shkencë, darvinizëm, ekonomi, drejtësi shoqërore, etj. Fakti që ai zhvillonte biseda të thella dhe cilësore rreth çështjeve të tilla komplekse, ndikoi edhe mbi mjediset akademike duke tërhequr edhe interesin, edhe respektin e tyre!
Muhammed Lutfi është një prej hallkave të zinxhirit shpirtëror ku ndodhen edhe figura të tilla të mëdha si poetët e famshëm Xhelaledin Rumi dhe Junus Emre. Muhammed Lutfi që ka qenë edhe vetë poet si dhe njëri prej personaliteteve shpirtërorë të kohës, ka ushtruar mbi F. Gylenin një ndikim të thellë dhe të pashlyeshëm.
Gylen është i përfshirë në mënyrë aktive në debatin shoqëror në lidhje me të ardhmen e shtetit turk, dhe Islamit në botën moderne. Ai është përshkruar në gjuhën angleze mediat si "një nga figurat më të rëndësishme të botës myslimane."
Fethullah Gyleni akuzohet nga shtetit Turk si njeriu kryesor që qëndron pas përpjekjes së dështuar për puç në 15 Korrik të 2016. Ai jeton në Pensilvani të SHBA, që nga viti 1999.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Fet'hullah Gjylen, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.