Enver Zymberi

Enver Zymberi (3 Prill 1979 – 26 Korrik 2011) është polici i 14-të i rënë në detyrë.

Ai u vra në operacionin e madh të Policisë së Kosovës kundër strukturave kriminale në Veri të Kosovës.

Enver Zymberi
Enver Zymberi
U lind në3 Prill 1979
Vdiq26 Korrik 2011
KombësiaShqiptar
ProfesioniPolic, Oficer
Vite aktiviteti2002 – 2011
TitulliDëshmor i Kombit
Hero i Kosovës
ÇmimetUrdhëri Hero i Kosovës (pas vdekjes)

Ai u qëllua nga Strukturat Paralele Ekstremiste Serbe më 26 korrik në Albanik, afër pikës kufitare në Bërnjak, gjatë aksionit për të shtrirë kontrollin e shtetit të Kosovëspjesën veriore të vendit, ku kontrabanda kishte shtrirë rrënjët që nga paslufta.

Jeta

Lindi në vitin 1979 në fshatin Duboc, komuna e Vushtrrisë. Ishte polic i Njësisë Speciale të Kosovës që nga viti 2002.

Ngjarja

Pjesëtari i NRMO-së u zgjua të hënën në mëngjes për të marr një udhëtim që nuk ishte bërë nga askush mbi një dekadë. Dhe u nis për në veri, urdhër ky për të vendosur sovranitetin e shtetit atje. Para përmbushjes së misionit, pra vënies nën kontroll të pikave doganore në veri, Enveri dhe policët e tjerë të NRMO-së u sulmuan në Bërnjak, mes fshatrave Varage dhe Zupc, nga të dy anët e rrugës dhe u gjendën në pritëserbëve. Nga të shtënat e tyre Enveri mori një plagë në kokë nga snajperi. Kolegët me shpejtësi e dërguan në spital, nga plaga e rëndë ndërroi jetë rreth orës 22:10 minuta në QKUK, Prishtinë. Konfirmimin për vdekjen e tij e dha Policia e Kosovës dhe mjekët e QKUK-së në një konferencë të jashtëzakonshme.

Varrimi

Enveri u varros me nderime të shumta në vendin e tij të lindjes, ku dhe u shpall Hero i Kosovës, e pranishme ishte presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga. Ai la pas vetes gruan shtatzënë dhe 3 fëmijë.

Enver Zymberi do të mbahet mend në historinë e shtetit të Kosovës, për guximin dhe vullnetin në ndërtimin e shtetit.

Më vonë

Personat që e vendosën barrikadën dhe vrasësit e tij janë të njohur për Policinë e Kosovës dhe organet ndërkombëtare policore. Ata janë intervistuar, por ende nuk janë arrestuar, poashtu edhe Interpoli ka lëshuar fletëarrest ndërkombëtar.

Kengë në nder të tij

Shiko edhe

Referime

Tags:

Enver Zymberi JetaEnver Zymberi NgjarjaEnver Zymberi VarrimiEnver Zymberi Më vonëEnver Zymberi Kengë në nder të tijEnver Zymberi Shiko edheEnver Zymberi ReferimeEnver Zymberi1979201126 Korrik3 PrillGrupet kriminale serbe në veri të KosovësPolicia e Kosovës

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

EkologjiaShqipëria në vitet 1912-1939LaupenEkonomiaMitologjia shqiptareKorçaVallet shqiptareAventurat e Lizës në Botën e ÇudiraveHomeriHektoriGjirafaProteinaElhamdulilahTurqiaBajram CurriAlgjebraAnkthiTrashëgimia kulturore e KosovësTenisiBashkitë e ShqipërisëKatroriZhurmat në veshLumi i EufratitGjirokastraLloji (biologji)Kulla EiffelKripëratNjëqind vjet vetmi (Sabri Hamiti)Pjetër BogdaniBraziliHidrocentraletTeorema e PitagorësMejozaShqipëria nën Perandorinë OsmaneDemografia e KosovësAnatomia e njeriutRrethiTingulliPesë Shtyllat e IslamitPrinc VidiShpikje te ndryshmeRobert NdrenikaSistemi urinarNdotja akustikeLufta e Parë BallkanikeSeksi analSuediaIsmail QemaliXha GorioStambolliLista e viteveKërpudhatKrujaUjërat nëntokësorëLinda RamaAbetarja shqipeFibrat optikeTretjaMacjaLidhëzaElektricitetiQeni i SharritNdryshimet klimatikePoseidoniLidhja e LezhësAgjërimi i RamazanitZhani CikoSëmundjet e gjakutParafjalaCilindriLimfocitiMali i KorabitIsa BoletiniMbretëria e IlirisëAldehidet dhe KetonetDitar (Anne Frank)Muzeu i KosovësHistoria gjeologjike e TokësOksidet🡆 More