Si breshka në shpinë mbaj një varr, 365 ditët e fundit të jetës.
Gjinia: Poezi, tregime, roman, dramë, publicistikë. Autori: Teodor Keko. Shtëpia botuese: "AdelPrint". Viti i botimit 2012. Faqet e librit 312. ISBN 978-99956-32-27-4
Mbi librin
365 ditët e fundit të jetës ai vazhdoi të shkruajë si më parë... tregime, poezi, meditime, vëzhgime, analiza, pjesë romani, fragment drame... të mbajë shënime... të japë opinione, intervista... të skicojë plane krijuese... si për të sfiduar edhe më shumë vdekjen që, siç thotë një nga miqtë e tij, ai e mbante prej disa kohësh në krah si një mike me të cilën kishte flirtuar vite të tëra në distancë me letra e me gjeste eksesive, e kishte marrë pranë për ta njohur me shokët e të afërmit përpara se sa të merrnin së bashku arratinë... Pjesa më e madhe e këtyre dorëshkrimeve janë të panjohura e të pabotuara më parë, ashtu siç janë të panjohura edhe fotografitë dhe copëzat e kujtimeve që shoqërojnë këtë botim.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Si breshka në shpinë mbaj një varr, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.