Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte selia qendrore dhe struktura udhëheqëse e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në fazën e parë u krijuan grupet e vogla guerile, sipas skemave tepër konspirative të luftës ilegale. Në fazën e dytë u zgjeruan grupet, u rrit numri i luftëtarëve, u njohën komandantët. Në fazën e tretë u krijuan repartet e organizuara nga oficerë profesionistë, që erdhën në Kosovë nga Kroacia, Bosnja, si dhe nga ata që kishin dezertuar nga ushtria jugosllave e disa vullnetarë nga Shqipëria. UÇK-ja mori plotësisht formë të rregullt, me rreshtim organik, me uniformë, me armatim, me kazerma dhe qendra stërvitore etj., brenda në Kosovë dhe jashtë saj. Në fazën e fundit të katërt, struktura organizative u ndërtua me brigada, si njësi më të fuqishme luftarake. Në maj 1999 struktura e UÇK-së përbëhej nga:
UÇK-ja përballoi mësymjen serbe të pranverës 1999 dhe në aleancë me NATO-n, ajo nga toka dhe Aleanca nga ajri, e detyruan ushtrinë serbe ta lëshonte Kosovën. Më 10 qershor 1999, UÇK-ja u fut ngadhënjyeshëm në Prishtinë dhe në qytetet e tjera të Kosovës, duke i sjellë popullit të vet lirinë e ëndërruar në shekuj.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.